Janë apo jo të lidhur? Ori Nebiaj përgjigjet më në fund për marrëdhënien me Isli Islamin! 0 15

Ori dhe Isli janë padyshim dyshja më e këndshme e ekraneve shqiptare. Ata të dy prej vitesh drejtojnë emisionin e mëngjesit në “Top Channel” dhe falë miqësisë unike që kanë me njëri tjetrin të gjithë mendojnë se janë çift, ose dëshirojnë ti shohin çift.

Ori e ftuar në rubrikën “N’Fermë” ka folur për herë të parë lidhur me këtë raport duke sqaruar se me Islin ka vetëm një miqësi shumë të mirë dhe asnjëherë nuk ka pasur diçka më tepër.

Ajo thotë se ata të dy kanë një kimi shumë të mirë që rrallë e gjen tek dy moderator dhe për këtë arsye ndoshta raporti i tyre është lexuar si diçka tjetër.

Ervini e ka ngacmuar më tej Orin duke i thënë se me këtë raport mund ti kënë prish punë njëri tjetrit se si afrohet njeri dhe Ori është përgjigjur duke qeshur: “Mos na i qaj hallin”.

E pra mesa duket një miqësi e vërtetë mes një mashkulli dhe një femre mund të ekzistojë vërtetë dhe Ori me Islin sapo na e vërtetuan një gjë të tillë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Luana Vjollca bën një ndryshim të vogël në look, por duket shumë ndryshe nga më parë 0 7

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit. Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet as në puntatat e fundit të tij. Dy të ftuarit e mbrëmjejes së nesërme, Dontai dhe Kaoruy, që janë një çift vlogger të njohur, kanë publikuar në Intagramin e tyre një foto përkrah Luanës.

Në imazhin që ata kanë publikuar, Luana shihet me flokë të prera me balluke, që i japin një pamje komplet tjetër. Pavarësisht se është një ndryshim i vogël, këto balluket  e prera drejt i ndryshojnë gjithë “look”-un moderatores dhe sërish ajo duket shumë bukur.

Mesa duket balluket e prera drejt do të jenë trend i këtij viti, pasi edhe Jonida Vokshi bëri të njëjtin ndryshim ditën e djeshme. Ndërkohë vetë Luana nuk ka publikuar asnjë foto me pamjen e re, sepse siç duket dëshiron t’ua lërë si surprizë fansave të saj.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vjollca zbuloi se “Shiko kush luan” po i vjen fundi, sepse emsiioni pritet të finalizohet në 30 janar.iconstyle

Pas Andit largohet edhe Tea nga ‘Për’puthen’! Zbulohet VENDIMI i papritur i Teas! 0 11

Andi papritur ka vendosur të mos bëhet pjesë e “Përputhen” prej disa ditësh dhe ndonëse fillimisht u tha se arsyeja ishte shëndetësore, dje moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora. Ndërkohë Tea tregoi se ai ka hatërmbetje me produksionin.

Tani të gjithë janë kuriozë nëse Tea do të vazhdojë të jetë pjesë e emisionit nëse Andi nuk rikthehet. Ajo duket se e ka marrë një vendim dhe e tregon përmes postimit të fundit në Instastory.

“Nëse nuk vjen Andi a do dalësh nga Përputhen?”, e pyet një fans. “Sigurisht që po”, përgjigjet Tea.

-640-0-60006023a0d6b.jpg