“Jam këtu me pa të drejtë” Fjalimi emocionues i Jakup Krasniqit në gjykatë 0 60

“Jam këtu me pa të drejtë”. Kështu deklaroi sot para Dhomave Speciale, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi në seancën e tij të parë.

I pyetur nga gjykatësi nëse e ka lexuar aktakuzën dhe nëse ka kuptuar akuzat ndaj tij, Krasniqi tha se ka marrë një variant shqip dhe e ka kuptuar mirë.

Më pas ai mbajti një fjalim ku ndër të tjera tha se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar njeri më keq se sa është trajtuar ai nga Dhomat Speciale nga ndërtesa e burgut e deri në sallën e gjyqit.

Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time. Kurrë s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë dhe kurre se kam drejtuar gishtin tek popullsia civile. Ju në aktakuzë po mundoheni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar.”

Ish-kryeparlamentari renditi gjithashtu detyrat që ka mbajtur pas luftës së Kosovës, por nënvizoi se më e rëndësishja ishte ajo për UÇK-në. /Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!