“Jam i shokuar”, Meta sqaron arsyet e kthimit të ligjit të Metrologjisë: Skemë klienteliste. Po dëmtohet konsumatori 0 20

Presidenti Meta në konferencën për shtyp, këtë të premte sqaroi arsyet pse e ktheu për shqyrtim ligjin për Metrologjinë si dhe i kërkoi SPAK të hetojë. Sipas tij, ky shërbim që i takon publikut, jo vetëm i jepet privatit, por i jepet një privati preferencial.

Meta tha se të vetmit që humbasin në këtë mes janë qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë të paguajnë një çmim të caktuar për një sasi jo të saktë.

“Në jetën e përditshme për çdo shërbim që marrin qytetarët përballen me mallra që kalojnë nga peshëmatja, pra përmes shërbimit Metrologjik shteti garanton kontrollin e Metrologjisë që qytetarët të paguajnë për aq sa marrin në shpërblim edhe vjelja e taksave merret mbi sasinë e mallrave që qarkullojnë. Ky shërbim duhet të garantohet nga shteti. 

Ata e kanë dhënë me koncension Metrologjinë nga shteti në privat, ligj me përmbajtje të rëndë antikushtetueshmërie, shkelet tregu i lirë dhe konkurrues. Skemë klienteliste, dhënia nga shteti te privati pa negociuar asnjë kusht kur vjen puna tek mbrojta e konsumatorit. Shteti heq dorë nga ky shërbim publik. Shërbimi kaloi në 4 P, Partneritet Publik Preferencual i Paracaktuar. Kjo është forma më e rëndë e shpërdorimit, e kam quajtur korrupsion legjislativ, nuk e ka shpikur Presidenti këtë term”,- tha Meta.

Sipas Metës, ligji në fjalë dhunon konkurrencën e lirë, cenon konsumatorët, shkel ligjin, sjell kosto shtesë për një shërbim që duhet dhe duhej kryer nga shteti. 

“Ky është një tregues se si ligjvënësi është vënë në mbrojtje të oligarkëve të paracaktuar. Ky shërbim nuk kontrollohet dot as me vendim gjykate. Instrumenti matës nuk mund të jetë me i sigurt. Qytetarët do të detyrohen të paguajnë më shumë për sasi që nuk i marrin realisht. Ndaj e ktheva, njoftova SPAK për nisjen e hetimeve në lidhje me këtë ligj. E di shumë mirë që deputetët nuk mbajnë përgjegjësi, por ky parashikim kushtetues s’mund të përdoret si strehë për veprime arbitrare. Për t’i zbuluar hetimet të veprojë SPAK pa asnjë vonesë. Jam i shokuar se si Kuvendi i Shqipërisë kur në këtë situatë me covid që rëndohet, gjen kohën të çojë në duart e oligarkëve këto shërbime që rëndojnë te qytetarët. Korrupsioni nuk kryhet më nën dorë, por hapur, ditën për diell”,- tha Meta./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kolaudimi i makinave një herë në dy vite”, Gonxhe: Ja çfarë ndryshon 0 1

Nga janari kontrolli teknik i makinave do të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor,  pas përfundimit të kontratës me kompaninë private SGS.

Ka qënë drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ai që dhënë më shumë detaje për vendimin e ri të qeverisë, gjatë një inteviste në ABC News.

Sipas Gonxhes kolaudimi i makinave do të kryhet një herë në dy vite dhe synohet  të ulen radhët në kolaudim 

“Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.”- u shpreh ai.

Intervista e plotë e Blendi Gonxhes:

Si e vlerësoi kalimin e kolaudimit nga privati në shtet?
Ne e marrim si besim, si institucion. Kemi investuar dhe mendojmë se kjo është një rrjedhojë e ecurisë së këtij enti, nëse nuk do të kishim këto rezultate. Është një shoqëri publike e shtetit. Ka një besim më të madh, reputacion më të madh, kjo ka bërë që të kemi një vetësiguri më të madhe për ta bërë këtë shërbim vetë.

Unë që do të vij të bëj kontrollin, çfarë do të përfitoj drejtpërdrejt nga ky ndryshim?
Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.

Ekspertët ishin dashamirës, por kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave…
Hezitoj, nuk e ndaj mendimin e tyre, këto janë nga mjetet që kanë shkaktuar me pak aksidente, janë nga më të kontrolluarat, kanë përgjegjësi më të lartë. Janë të licencuara, mjaft më të kontrolluara dhe me statistika, është e realizueshme, sidomos në një vit pandemie që jemi, dhe duam të ulim radhët në kolaudim dhe të shtojmë cilësojnë.

Duke ulur kohën dhe për të rritur cilësinë e kontrollit. Sa stres është që çdo 6 muaj të zësh radhën dhe të paguash përsëri. Kjo pasohet edhe më një masë mbrojtëse, siguresë, do të fuqizojmë rolin e mbikëqyrjes në terren, mjetet mbi 3.5 ton do të kenë një kontroll më të madh në terren. Po të kapëm një muaj pas kolaudimit, nëse e ke lënë mjetin pa rihapur, shkelja do të jetë e dënuar më e rëndë.

Do të jetë përfundimtar kalimi te shteti, apo do të jetë fazë tranzicioni për ta kaluar sërish me koncesion?
Unë e përjashtoj variantin e koncesionit, nuk ka nevojë.

Është folur se do të jepet më vonë?
Kanë qenë parashikime, nuk ka asnjë draft. Kolaudimi nuk ka asnjë tarifë të rritur, do të paguajnë po aq. Do të investojmë në qendra moderne. Do të investojmë në Elbasan.

Janë të gjitha pikat në hartën e Shqipërisë?
Me gjysmën e fluksit që parashikojmë, me formulën e re mendojmë se do të jetë e përballueshme dhe nuk do të ketë motiv për të shtuar pika kot.

Do t’i mbani ata të punësuar që ishin te koncesionari?
Po, do ta përthithim atë strukturë. Do të vijnë dhe do të gjejnë rroga jo të këqija. Pikat e kontrollit do të vijojnë të jenë në të njëjta pika.//Opinion

Donald Veshaj dhe Bora Zemani nuk ndalin së shprehuri dashurinë edhe në rrjetet sociale 0 2

TIRANEu

Donaldi di si ta bëjë të lumtur partneren e tij Bora Zemanin. Së fundmi aktori dhe prezantuesi shqiptar ka realizuar një portret shumë të bukur të moderatores. 

Aktori ka postuar një video ku shfaq procesin e realizimit të këtij projekti duke i bërë edhe një dedikim partneres. “Për ty Bora”-shkruan Donaldi, krah surprizës që çdo vajzë do ta donte.

foto galeri

Përpos deklaratave të dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në jetën e përditshme, për Borën e Donaldin ka vend edhe për ta shprehur dashurinë në rrjet. E në këtë rast ra në sy komenti i Borës: “Të duaaaa”. Dhe Donaldi që ia kthen: “Unë më shuuuumë”.

Kujtojmë që çifti janë bashkë prej më shumë se një viti dhe ndonëse në fillim preferuan ta ruanin larg publikut lidhjen e tyre, tanimë nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë.//B.W