Ja vendet që mirëpresin turistët amerikanë, CNN: Shqipëria mbetet e hapur, s’ka nevojë për test COVID-19 apo karantinë 0 24

CNN i ka kushtuar një artikull vendeve të cilat mirëpresin sërish turistët amerikanë në këtë fillim viti 2021.

E para në listë është Shqipëria, për të cilën shkruhet se mbetet e hapur për turistët amerikanë dhe s’ka nevojë për test ndaj COVID-19 apo karantinë. Gjithsesi shkruhet se është e pritshme ndonjë kontroll shëndetësor.

Gjithashtu CNN informon edhe për masat e vetme kufizuese që ka Shqipëria, sicc janë maska me detyrim apo ora policore.

Shqipëria nuk është e vetme në listë, pasi në rajon janë edhe Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Bosnia dhe Hercegovina.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U përfol se hyri mes Jenniferit dhe Alexit, flet për herë të parë Madison LeCroy 0 3

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë pas disa vitesh së bashku. Lajmin e konfirmuan vetë dyshja përmes një deklaratë për “Today”.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”, thanë ata.

Ndërkohë në rrjet kanë qarkulluar lajme se shkaku i ndarjes është bërë tradhtia nga ana e Alex-it. Sipas këtyre lajmeve, ai e ka tradhtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

Kjo e fundit është pyetur për ndarjen e çiftir nga “Page Six” dhe është përgjigjur shkurt.

“Më kapët të papërgatitur! Ju uroj atyre më të mirat”, ka thënë Madison.

Lamtumira e Fundit për Princ Philip! Duka që do të mbahet mend si një njeri me ‘guxim 0 3

Pas kambanave dhe të shtënave të armëve, Princi Philip u largua nga Pallati Windsor, në udhëtimin e tij të fundit.

I shoqëruar nga 730 forca ushtarake, në makinën e dizenjuar nga vetë ai, trupi i princit u zhvendos nga Kështjella në Windsor për në Katedralen Saint Thomas .

Sipër arkivolit u vendosën zambakë, të zgjedhur nga vetë mbretëresha, si për të kujtuar edhe njëherë të fundit se ajo vazhdon të jetë “ His Lilibeth”.