Ja si të humbasësh peshë kur s’ke kohë të shkosh në palestër 0 10

Oraret e kufizuara na detyrojnë që përveç të tjerave të heqim dorë nga palestra.

Nëse puna mbyllet në 17:00, çfarë vullneti duhet që brenda 3 orëve të bësh gjithçka tjetër përfshi këtu dhe stërvitjen në palestër?

Ju kuptojmë, ashtu siç kuptojmë dëshirën tuaj për të humbur peshë. Ç’bëhet në këto raste?

Hiqni dorë nga ideja “të gjitha ose asgjë”

Çdo hap i vogël që bëni drejt një mënyre jetese më të shëndetshme ka rëndësi të madhe. Mos e shikoni ditën si të dështuar sepse nuk patët mundësi të stërviteshit dhe për pjesën tjetër të saj, të mos shqetësoheni për ushqimet që konsumoni. Duhet të ndodhë e kundërta.

Hani racione më të vogla

Nuk ka nevojë që ushqimi të jetë patjetër i gatuar nga ju apo që të konsumoni diçka të ndryshme nga ajo që hani përherë. Mjafton thjesht të hani më pak, shkruan Pop Sugar.

Mos i shmangni vaktet

Kalimi i më shumë se 4-5 orëve pa ngrënë ngadalëson metabolizmin, ndikon tek hormonet, nivelet e insulinës dhe çon në zgjedhjen e ushqimeve të shpejta e jo të shëndetshme.

Shfrytëzoni çdo moment për lëvizje

Edhe pse veçimi i 30 ose 60 minutave për stërvitje do të ishte ideale, në rast se kjo nuk është e mundur, 10 minuta në mëngjes, në drekë dhe darkë janë pothuajse e njëjta gjë.

Bëni shkëmbime të thjeshta ushqimesh

Mund të zëvendësoni majonezën me salcën e kosit, ose pijet e ëmbla me gaz me ujë të gazuar me limon. Këto shkëmbime të vogla mund t’ju kursejnë shumë kalori.

Mos rrini ulur kur mund të qëndroni në këmbë

Dihet tashmë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm për zemrën, trurin por edhe peshën. Shfrytëzojeni këtë kohë për të ndenjur në këmbë, ose më mirë për të bërë një ecje ose edhe ndonjë ushtrim fizik.

Sigurohuni që po flini mjaftueshëm

Nëse nuk bëni orët e mjaftueshme të gjumit në mënyrë që të zgjoheni më herët për të mbaruar punë të caktuara ose që t’ju dalë koha për stërvitjen, mund të jeni duke bërë zgjedhjen e gabuar. Kjo sepse pa fjetur mjaftueshëm, trupi nuk ka energjitë e duhura për të mbaruar siç duhet aktivitetin që keni programuar dhe kjo mund t’ju çojë në konsumimin e ushqimeve të ëmbla ose me yndyra që të merrni pak energji.

Shfrytëzoni fundjavat

Gjatë fundjavës dilni të blini ushqime të shëndetshme, planifikoni çfarë do të hani në ditët e javës dhe kompensoni stërvitjen që s’keni bërë gjatë javës.

Konsumoni fibra

Të konsumosh të paktën 30 gram fibra, nga ushqime si drithërat, frutat, perimet, fasulet, por jo suplementet, ju lë të ngopur për më gjatë dhe nuk lë vend për ushqime jo të shëndetshme. Ato gjithashtu ndihmojnë tretjen.

Bëni stërvitje me intensitet të lartë

Shumë mendojnë se për të rënë në peshë do të duhen orë të tëra në palestër, por në fakt, me një stërvitje me intensitet të lartë mund t’ju duhen vetëm 20 minuta, citon Anabel.

Sillni palestrën në shtëpi

Nëse është vërtet e pamundur për ju që të shkoni në palestër, atëherë investoni në disa pajisje që mund t’i mbani në shtëpi. Kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një makineri për kardio, por mund ta filloni me disa gira, një llastik rezistence etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nënat më të mira u përkasin këtyre shenjave të zodiakut 0 8

Luani, Demi dhe Bricjapi: ju keni lindur për të qenë nëna!

Gratë që u përkasin këtyre shenjave të zodiakut kanë lindur për të qenë nëna.

Ata janë të qëndrueshme, inteligjente dhe me vetëbesim.

Kjo e bën më të lehtë për ta që të plotësojnë rolin e nënës.

Por sigurisht dhe shenjat e tjera kanë disa karakteristika të mira në mëmësi:

Ujori: nëna e hapur

Nënat e lindura nën shenjën e Ujorit janë të hapura, plot dashuri dhe të shoqërueshme.

Peshqit: nëna emocionuese

Nënat e Peshqve janë shumë emocionuese, krijuese dhe të ndjeshme – të gjitha karakteristika të shkëlqyera për një nënë.

Dashi: nëna e pavarur

Nënat e lindura nën shenjën e Dashit janë të sinqerta , ato janë optimiste dhe kanë aftësi të mira dëgjimi: të gjitha karakteristikat që i bëjnë ato nëna të mrekullueshme.

Demi: menaxheri i familjes

Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit, në përgjithësi, dihet se kanë mendje të shkëlqyeshme, gjë që u sjell dobi të madhe nënave.

Binjakët: nëna e adaptueshme

Binjakët nuk e kanë problem të përshtaten me situatat e reja, duke përfshirë të qenit nënë.

Gaforrja: nëna perfekte

Nënat që i përkasin shenjës së Gaforres janë gjithmonë të kujdesshme dhe empatike.

Luani: nëna angazhuese

Nënat luan janë të ndryshme nga nënat e tjera: ato kanë shumë energji, janë të sigurt në vetvete, besnike ndaj fëmijëve të tyre, por edhe shumë të rrepta.

Ata argëtohen shumë, veçanërisht kur organizojnë ditëlindjet e fëmijëve të tyre.

Për shkak të faktit se ato kanë pritje të mëdha, nënat Luan duhet të kenë kujdes që të mos presin shumë nga fëmijët e tyre.

Virgjëresha: nëna e organizuar

Nënat e lindura nën shenjën e Virgjëreshës duan të organizojnë gjëra, përfshirë rolin e tyre si nënë.

Perfeksionizmi i tyre gjithashtu ndikon në mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.

Këto nëna duhet të jenë të kujdesshme për të lejuar si veten ashtu edhe fëmijët e tyre të pushojnë mjaftueshëm.

Peshorja: nëna e lumtur

Tipari më i mirë i një nëne Peshore është durimi i saj i pafund dhe fakti që ajo gjithmonë u jep fëmijëve të saj kohë të mjaftueshme.

Nënat Peshore shpesh duan të mbjellin ndjenjën e tyre të stilit edhe tek fëmijët e tyre, gjë që bëhet e qartë në mënyrën e zbukurimit të dhomave të tyre të gjumit.

Akrepi: nëna intuitive

Nënat akrep shpesh rrezikojnë të dëshirojnë të mbrojnë fëmijët e tyre nga të gjitha llojet e së keqes.

Ata kanë një lidhje të mrekullueshme me fëmijët e tyre, janë shumë të forta dhe nuk e humbin durimin lehtë.

Shigjetari: nëna spontane

Nënat e lindura nën shenjën e zodiakut Shigjetari janë shumë të mira në rritjene fëmijëve të tyre.

Ata janë gjithmonë të gatshëm të dëgjojnë dhe madje mund të argëtojnë femijët me humorin e tyre.

Bricjapi: nëna e dashur

Bricjapët janë nëna të mrekullueshme, të strukturuara, të qëndrueshme dhe gjithmonë në majë.

Rritja e mirë e fëmijëve të tyre është e rëndësishme për ta.

Ata gjithashtu janë gjithmonë të gatshëm të dëgjojnë të vegjlit e tyre.

Fryrja e trupit nga kripa e tepërt- Mënyra natyrale si ta largoni nga organizmi 0 10

Ditët kur zgjoheni të rënduar dhe me sy të fryrë, me siguri që ju kanë ndodhur të paktën një herë në jetë.

Nëse përjetoni shpesh sy të fryrë, duar apo këmbë të rënduara kjo mund të ketë disa arsye duke filluar që nga mbipesha apo alergjitë.

Në rastet kur nuk vuani nga ndonjë alergji, me siguri shkaku kryesor është sasia e madhe e kripës që ngec në trup nga ushqimet.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojë përse trupi juaj reagon në këtë mënyrë dhe se si mund t’a shmangni.

Fryrja e trupit

Kur konsumoni ushqime shumë të kripura dhe nuk pini mjaftueshëm ujë, qelizat tuaja do të kenë tendencën të humbasin balancën e tyre.

Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund t’a detyrojë trupin të akumulojë edhe sasi të mëdha uji brenda në organizëm.

Kjo është ndër arsyet kryesore të përjetimit të ndjesisë së fryrjes dhe rëndesës.

Uji që trupi mbledh është në fakt një burim për të parandaluar dehidratimin kundrejt sasisë së kripës së konsumuar.

Për këtë arsye do të ndiheni më të fryrë dhe më të mbushur për një kohë të gjatë.

Fryrja e syve

Nëse e konsumoni kripën me shumicë ju do të keni simptoma të syve të fryrë dhe të rënduar.

Gjithashtu mungesa e kaliumit mund t’ju shkaktojë rrathë të zinj poshtë syve.

Prandaj bëni kujdes të balanconi sa më shumë dietën tuaj.

Si t’a largoni nga organizmi

Nëse përjetoni të gjitha këto simptoma reduktimi i kripës nga ushqimet do të ishtë zgjidhja më e mirë.

Konsumoni ujë

Nëse konsumoni rreth 400 mg kripë do t’ju duhen rreth 4 gota ujë për ta nxjerrë atë tërësisht nga trupi.

Siç përmendem edhe më lart uji është një ndër mënyrat më të shpejta për të pastruar trupin nga çdo toksinë.

Ndaj konsumimi sa më shumë i ujit do t’ju ruajë nga efektet anësore që ky mineral ka në trup.

Mesatarja e konsumimit të ujit në një ditë për një të rritur është 8 – 10 gota.

Ushqime të pasura me ujë

Ndonjëherë konsumimi i 12 gotave me ujë në ditë mund të jetë i vështirë AgroWeb.org ju këshillon edhe disa mënyra të tjera.

Për të zëvëndësuar një pjesë të sasisë së ujit që duhet të konsumoni, sigurohuni të fusni në dietën tuaj ushqime të pasura me të.

Ndër to një zgjedhje e sigurt dhe e shëndetëshme do të ishin gjithnjë frutat dhe perimet.

Kryesisht përimet jeshile si sallata, kastraveci, lakra, specat apo edhe mollët.

Tek frutat ndër më të njohurit për sasinë e ujit që përmban sigurisht është shalqini, portokallet apo luleshtrydhet.

Ushqimet e pasura me kalium janë gjithashtu një aleat i mirë në këtë rast këtu përmendim bananet, spinaqi, brokoli, patatet.

Sigurohuni të konsumoni shumë fruta, perime dhe ujë çdo ditë për të nxjerrë çdo toksinë nga trupi juaj.