Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” 0 19

Shumë nga vajzat e perputhen kanë qenë dhe më parë pjesë e projekteve të ndryshme, si Melisa, Sara, Ana dhe Tea.

Së fundmi është zbuluar se edhe Aristela ka qenë pjesë e televizionit.

Nëse jeni kuriozë të dini se në cilin program ka qenë konkurrentja, po ju tregojmë se ajo dikur ka qenë pjesë e ”Hostel by Anabel”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Katër shenjat e horoskopit që nuk e duan martesën 0 15

Dashi

Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen. Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

Binjakët

Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjakë e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

Ujori

Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujor largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.

Tea “mban” Andin, i jep goditjen finale Beartit 0 18

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre bëri bujë në mediat rozë.

Ai ishte i pari që pranoi ndarjen në rrjete sociale, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Ajo ka vendosur të fshijë edhe foton e fundit që kishte me Beartin, e cila ishte fotoja e një reklame dhe tashmë mund të themi se shanset janë shumë të pakta që t’i rishohim sërish bashkë.

Kujtojmë se në “instagramin” e saj Tea vazhdon të mbajë foton me Andin, moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin Arjan Konomi.