Ja ku janë dhe provat! Tea publikon bisedat që vërtetojnë se produksioni ka qenë në dijeni për lidhjen e saj me Beartin 0 31

Pas skandalit që zbuloi lidhjen e fshehtë Tea-Beart, pati reagime të shumta nga protagonistët e kësaj ngjarje, konkurrentët dhe stafi i emisionit. Në një program dedikuar këtij skandali, Bora Zemani tha se produksioni nuk ka qenë në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin dhe se nuk kishin pse ta detyronin atë të dilte çift me Andin. Ndërsa Tea i përgënjeshtroi të gjitha dhe tha se autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ka ditur gjithçka që nga fillimi.

“Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por s’ka problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha! Unë kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift të përputhur, të përplasur, të përleshur sido që të ishte vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt. Pse moj Olsa harrove ti që kur folëm bashkë për Vitin e Ri unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhej t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova”, u shpreh Tea.

Më tej ajo tha se Olsa i ka mbajtur me detyrim në program, sepse kishte shumë përfitime nga Tea dhe Andi, duke qenë se ishin një nga çiftet më të preferuara të publikut.

Të gjitha këto fjalë, Tea i ka vërtetuar ditën e sotme përmes disa bisedave që ka shkëmbyer me një person brenda stafit të emisionit.

Asistentja e programit i ka kërkuar Teas në janar të bëj foto me Andin dhe t’ja dërgoj që t’i kenë si material. Ndër të tjera ajo i thotë se donin foto nga nata e Vitit të Ri, që publiku të besonte se ata kishin qenë bashkë. Mirëpo Tea nuk i ka dërguar dhe dëgjohet t’i thotë me një mesazh zanor: “O Leda po unë natën e Vitit të Ri e kalova në Kosovë. Andi ku i dihet ku e ka kaluar. Nuk e kaluam bashkë”.Video Player

Përmes këtyre bisedave Tea tregon se produksioni ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen e saj me Beartin dhe tani pritet të shohim nëse do të ketë një tjetër reagim nga autorja pas këtyre provave që nxori ish-konkurrentja./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 12

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱