Ja ç’plane ka për ditëlindjen Dafina Zeqiri 0 32

Dafina Zeqiri ka ditën e nesërme ditëlindjen dhe këtë ditë speciale ajo vendosi ta festojë për një javë rresht

Përgatitjet për festën e nesërme kanë nisur dhe ajo na ka dhënë më tepër detaje.

Këngëtarja ka ndarë imazhe duke treguar se ka rezervuar një vilënë një resort në Palasë me rrethin e saj të shoqëror dhe grupit nga “MoneyZ”, duke zgjedhur kështu që të festojë në bukuritë e detit Jon.

Kujtojmë se para pak ditësh, ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhuratën që shoqja i ka bërë duke  menduar se atë ditë ishte ditëlindja e saj.

”Shoqja ime më e mirë. Faleminderit shumë që më motivon në jetë dhe je në krahun tim gjithmonë.

Gëzuar ditëlindjen, Të uroj dashuri dhe lumturi! Të dua shumë, Nora”, ka qenë pusulla që shoqja e Dafinës kishte shkruar për këngëtaren.

Ndërkohë, Dafina i ka kthyer përgjigje publikisht duke thënë se Nora është e para gjithmonë dhe i ka kujtuar se ditëlindja e saj është me 14 prill.

”She’s always first @norahaxha, 14 prill! Por kujt i intereson, ne filluam sot!”, ka shkruar Dafina krahas pusullës.

Këngëtarja e ka marrë me humor dhe siç duket i ka pëlqyer ideja e kësaj surprize.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 5

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al