Ja bëri për inat? Arsimi shfaqet krah ish-konkurrentes së ‘Love Story’, që është “përleshur” me Anën! 0 16

Ana dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, lajm të cilin e konfirmuan vetë ata. Sipas Arsimit Ana kërkonte shumë vëmendje dhe ky fakt e kishte bezdisur duke sjellë edhe ndarjen.

Pas ndarjes, Arsimi po komentohet sërish për jetën private. Ish-konkurrenti i “Përputhen” është shfaqur në shoqërinë e ish-konkurrentes së “Love Story”, Enxhit.

Dyshja shihen të afërt me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë po ndodh mes tyre.

Kujtojmë se pak muaj më parë në media online u zbulua edhe sherri që kishte patur Ana dhe Enxhi, dikur mikesha të ngushta. Madje në portale u shkruajt se arsyeja ishte një mashkull, por kur vajzat të tregojnë të vërtetën atëhere do mësojmë gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WOW! Ylli botëror shkëlqen e veshur nga stilisti shqiptar! 0 5

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti ka veshur modelen e njohur amerikane, Chrissy Teigen.

Bukuroshja ka marrë pjesë në “Global Citizen Vax: Koncerti për të ribashkuar botën”, e veshur me një fustan të stiluar nga ai.

Chrissy ka marrë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, me fustanin në ngjyrë portokalli dhe material saten. Ajo shoqërohej nga vajza e saj Luna.

Ufff! Moderatorja shqiptare ‘çmend’ rrjetin, heq fare rrobabanjot në Maldive 0 5

Moderatorja e njohur, Lei Kraja së fundmi po shijon pushimet në Maldive, duke postuar vazhdimisht foto në rrjete sociale ku shfaqet në super formë me bikini.

Por kësaj radhe ajo i ka hequr edhe ato duke u shfaqur tërësisht e zhveshur e mbuluar vetëm me gjethet e palmës.

E pyetur se me kë po kalon këto pushime, prezantuesja ka thënë se atje është me shoqe duke mos zbuluar nëse është edhe dikush tjetër që po i shoqëron.