“Iu luta Enverit të pranonte, por ai u revoltua”, mjeku i diktatorit zbulon shënimin e Nexhmije Hoxhës për sëmundjen 0 38

Pas përplasjes me ish-kryeministrin Mehmet Shehu, profesor Kamberit, i cili qëndronte pjesën më të madhe të kohës pranë Enver Hoxhës, i ka bërë përshtypje një telefonatë e po asaj dite, maj 1981 e Kadri Hazbiut, ministër i Brendshëm, i cili në orën 4 të mëngjesit pyeste me habi nëse gjërat ishin mirë.

Telefona e Hazbiut bëhej nga Saranda, ndërsa profesor Kamberi shpreh habi se nga ishte informuar Kadri Hazbiu për gjendjen jo të mirë shëndetsore të Enver Hoxhës, pas komplikacioneve që ai kishte pasur në mushkëri dhe për të cilat ishte informuar në detaje vetëm Mehmet Shehu.

Po ashtu në vijim të rrëfimit të tij, në librin “Pacienti ynë i veçantë”, profesor Kamberi rrëfen dhe një takim të zhvilluar mes tij dhe ministrit të Shëbndetsisë Llambi Ziçishti me sekretarin e Komitetit Qendror Ramiz Alia për t’i kërkuar lehtësim të ngarkesës së punës për Enver Hoxhën, i cili po kalonte probleme me shëndetin. Sipas Alisë, ka problematika për të cilat vetëm Enver Hoxha mund t’i japi zgjidhje.

“Në qershor, -tha Ramizi, -kemi Plenumin. Shoku Enver i ka parë të gjitha materialet dhe kjo nuk përbën ndonjë ngarkesë për të. Por ka punë, -vazhdoi ai, – të cilat neve nuk na i mban kurrizi. Këto nuk mund të mos ia paraqesim”, shkruan profesor Kamberi në librin e tij.

AHMET KAMBERI

…E bëmë pa folur më gjatë rrugën deri në vendqëndrimin tonë. Atje unë nisa t’ua tregoj se çfarë kishte ndodhur shokëve që po na prisnin: prof. Hoxha, prof. Gaçja, Ylli, Hajroja dhe Sabiti, por ministri e ndryshoi temën e bisedës. Pas një copë here ai na tha që do të shkonte në shtëpi dhe do të kthehej prapë. Nuk kishte kaluar një gjysmë ore qëkur ishte larguar ministri, kur merr në telefonin e brendshëm Kryeministri. -Ma jep ministrin, -tha ai me një zë të qetë.

-Nuk është, – iu përgjigja unë. – Ka shkuar në shtëpi dhe do të kthehet pas pak. Do t’i them që e kërkuat, sapo të vijë, – ia ktheva unë.

-Jo, jo, -tha ai. Por, shko ti vetë te Ramizi dhe thuaja edhe atij ato që më thatë mua.

-Jo, -i thashë unë pa hezituar, duke mbajtur parasysh se më pak se një orë më parë më kishte thënë që ti të mos vish më për gjendjen e shokut Enver, por të vijë ky, ministri. Dhe vazhdova, ministri nuk do të vonojë për të ardhur.

Do t’i them menjëherë, sapo të vijë. Ai nuk më tha gjë tjetër. Unë e mbajta receptorin në vesh, derisa ai e uli të vetin. Kur erdhi ministri, unë ia përcolla menjëherë porosinë e Kryeministrit.

Ai nguli këmbë që të shkonim bashkë. Por unë e kundërshtova, duke i kujtuar edhe atë që na kishte thënë Kryeministri. Mirëpo ai nguli këmbë fort. Në të vërtetë, unë kisha afërsi me të. Së pari, e kisha pasur prof. të kirurgjisë së përgjithshme. Së dyti, e kisha pacient: e mjekoja për hipertensionin dhe ankthin.

Ai ishte njeri shumë i ndjeshëm, i dhembshur dhe shumë i sjellshëm. Por kisha vënë re se nuk e kishte të lehtë t’i përballonte situatat e vështira. M’u dhimbs kur po vazhdonte të më luste me këmbëngulje dhe pranova ta shoqëroja. Po shkonte ora 22.00. Banesën e Ramizit e kishim afër dhe ai na priti, sapo i telefonuam. Unë nisa t’i tregoja ndodhinë me Kryeministrin:

-Shkuam dhe te Kryeministri, shoku Ramiz, por ai na priti një çikë si ters… Por ministri ndërhyri menjëherë dhe thjesht i shpjegoi atij arsyen përse shkuam, pa e zënë në gojë atë që na ndodhi me të. Ramizi na tha se do të bënin çmos për t’ia lehtësuar punën Pacientit lidhur me problemet e zakonshme. Në qershor, -tha ai, -kemi Plenumin. Ai i ka parë të gjitha materialet dhe kjo nuk përbën ndonjë ngarkesë për të. Por ka punë, -vazhdoi ai, – të cilat neve nuk na i mban kurrizi. Këto nuk mund të mos ia paraqesim.

U kthyem përsëri në dhomën e Ekipit. Pasi u treguam shokëve bisedën me Ramizin, ministri u largua. Para se të largoheshin edhe kolegët e tjerë, unë ua tregova fije për pe ndodhinë me Kryeministrin. Ata e morën si me të qeshur këtë dhe filluam të bënim shaka, se si do të dukeshim me lëkurë të rrjepur.

Por Hoxha i vari turinjtë dhe tha me atë stilin e tij, kur nuk ndihej rehat:-Hëëë! Mos e merrni me shaka, ju…

Ylli ia priti menjëherë me të qeshur:

-Profesor, ti mos u shqetëso. Se ty dhe mua nuk do të na rripet lëkura. Ne të dyve na ka lavdëruar, -tha ai.

Qeshëm përsëri dhe shokët u ngritën e shkuan nëpër shtëpi. Pak më vonë erdhi Suloja.

-Vetëm të paskan lënë? – më tha ai.

-Po, vetëm, -ia ktheva. – I kemi përcaktuar masat e duhura.

-Më thanë se takuat edhe Kryeministrin sonte.

-Po. E takuam, -i thashë dhe i tregova se si na ndodhi me të,
duke qenë i sigurt se ai do ta përcillte atje ku duhej.

Në të gdhirë, rreth orës 4.30, bie telefoni i jashtëm.

-Jam unë, Kadriu, -më thotë. Po flas nga Saranda. Ishte Kadri Hazbiu.

-Urdhëroni shoku Kadri, -iu përgjigja menjëherë.

-Ç’kemi, -tha ai, – mirë jeni?

-Po, -iu përgjigja unë, – mirë jemi, i habitur për telefonatën në
atë orë të natës dhe nga Saranda…

Ai vazhdoi përsëri me këmbëngulje:
-Po mirë, mirë?…

-Fare mirë. Shumë mirë, – iu përgjigja unë shkurt.

-E po në rregull, vetëm për të pyetur mora. Dhe e mbylli bisedën.

Më bëri përshtypje se nga e mori vesh ai që kishim probleme. Sipas rregullores sonë, ai nuk përfshihej në personat që mund të viheshin në dijeni. Ne ishim të autorizuar vetëm për Kryeministrin.

Në drekë Ekipi u mblodh përsëri. Ishte edhe Suloja. Unë i vura ata në dijeni për telefonatën e Kadriut, me qëllim që Suloja ta përcillte atë brenda, atje ku duhej. Ai kërceu përpjetë dhe me një ton nervoz më tha:

-Po ti, pse jep shpjegime në telefon?

-Po flisja me një anëtar të Byrosë Politike, Sulo, dhe nuk mund t’i mbyllja telefonin atij, -ia ktheva unë me qetësi.

Pas asaj dite, telefoni ynë i jashtëm u ndryshua. Numrin e tij do ta dinin vetëm anëtarët e Ekipit dhe natyrisht, shefi i sigurisë. Do të kalonte shumë kohë para se ta merrja vesh që Suloja i kishte mbajtur për vete këto informacione. Ditën tjetër, që në mëngjes, më merr ministri në telefon dhe më thotë:

-Ahmet, Kryeministri e kishte lexuar informacionin që më dhe ti. Ai më tha se nuk e kishte ditur se Ekipi punonte kaq mirë. Më tha, gjithashtu, -vazhdoi ai, -se ai i miratonte të gjitha kërkesat që i ishin paraqitur.

E pyeta ministrin nëse Kryeministri kishte vënë ndonjë shënim mbi informacionin tonë.

-Jo, -më tha ai, -nuk kishte vënë asnjë shënim.

Atëherë, iu luta atij, të vinte ai vetë shënimin për ato që më kishte thënë në telefon dhe të ma kthente informacionin.

Dhe kështu u bë. Ministri ma ktheu informacionin me shënimin e tij.

Unë ia dhashë atë Drita Ndonit, infermieres personale të Pacientit, që ta vendoste në kasafortën ku mbaheshin dokumentet e tjera mjekësore të tij, në infermieri. Ai dokument përmbante listën e problemeve më kryesore shëndetësore të Enverit.

Ato janë përfshirë në listën përfundimtare të sëmundjeve të tij, në seksionin e diabetit dhe të sëmundjes aterosklerotike kardiovaskulare, dërguar në shërbimin e anatomisë patologjike. Për sytë e një jo profesionisti ato mund të ishin të frikshme.

Pas pesë ditësh qëndrimi në shtëpi gjendja e Pacientit u përmirësua dukshëm dhe ai doli rregullisht në zyrë.

Nexhmija e ka përshkruar kështu atë gjendje:

“Kur në maj të vitit 1981, pas një krize që kaloi Enveri, mjekët kërkonin që të bënin kontroll çdo natë, për të ndjekur efektin e një medikamenti të ri, për të përcaktuar dozën e përshtatshme, unë iu luta Enverit të pranonte; ai u revoltua, por më në fund pranoi të vinte për të biseduar vetëm njëri nga mjekët.

Ata vendosën për Ylli Popën. Enveri iu drejtua këtij pa e fshehur zemërimin dhe i tha: ‘Unë tani jam në shtëpi dhe jo në spital, nuk dua të merrem me doktorë, mos më krijoni psikozën e një të sëmuri. Unë jam mirë. Ajo që ngjau qe një incident. E kuptoj që erdhi si rrjedhim i lodhjes, lodhje dhe emocione që unë nuk mund t’i evitoja, kur kemi përpara plot probleme partie dhe shtetërore, siç qenë ngjarjet në Kosovë, ku vranë e torturojnë vëllezërit tanë.

Pas shumë shpjegimeve elokuente dhe pasi djersiti mirë, dr. Popa, më në fund, fitoi të drejtën që të bëjë kontrollin një natë po, një natë jo gjatë një jave.”

Gati një vit më pas, kur Llambi ishte ende ministër i Shëndetësisë, shkova ta takoja për një çështje pune. Sekretarja, duke e ditur marrëdhënien tonë, nuk e njoftoi. Unë hyra pa trokitur dhe e mbylla derën menjëherë.

Ai qëndronte në karrigen e tij, me kokën të mbështetur në dorën e tij të djathtë, me një vështrim të përhumbur nga dritarja, ndërsa një rreze dielli binte si një njollë e artë në ballin e tij të madh.

Ktheu, kokën me ngadalë dhe m’u hakërrye:

-Do të të marr për zverku e do të të nxjerr me shkelma nga zyra!…

Unë buzëqesha se e kuptova menjëherë se ku e kishte fjalën. Dhe pa pritur ndonjë përgjigje nga unë, vazhdoi me një keqardhje të dukshme:

-Po, pse bre? Mirë ty, po edhe mua?!

Nuk më hiqet nga pamja ajo shprehje e gjendjes së tij të rëndë shpirtërore, sa herë që e kujtoj atë çast. Kishte të drejtë. Unë për Kryeministrin mund të isha një mjek i çfarëdoshëm, por ai ishte anëtar i Qeverisë së tij dhe ishte një gjë krejt e pahijshme të kërcënohej në atë farë mënyre.

Ndoshta Kryeministri u përpoq ta korrigjonte disi kërcënimin që përfshinte edhe atë, kur tha: “Ti të mos vish më te unë për gjendjen e shokut Enver. Ky të vijë. Ky, ministri”.

Por, kjo nuk e kishte ndryshuar efektin e kërcënimit në shpirtin e Llambit. E, për fatin e tij të keq, edhe pse nuk e pësoi nga kërcënimet e asaj nate, e pësoi që e pësoi.

Pas ngjarjes së edemës mushkëriore akute në maj të vitit 1981, duke gjykuar se në shtëpinë e Pacientit mund të arrihej më shpejt nga shtëpia ime sesa nga vendqëndrimi ynë, u bë e nevojshme të sistemoheshim në një vendqëndrim më të afërt.

Kështu, në vjeshtën e atij viti u zhvendosëm prej aty ku ishim dhe u sistemuam brenda në shtëpinë e vjetër, në katin e dytë, në tri dhoma, me pamje nga rruga “Ismail Qemali”.

Ato kishin qenë dhomat e fëmijëve dikur. Dhomat ishin në krye të shkallëve. Prej aty, përmes urës së vogël që e lidhte me shtëpinë e re, kalohej në korridorin e saj të gjerë, prej ku shkohej në dhomën e gjumit dhe në studion e Pacientit.

Dhomat komunikonin me dyer të brendshme. Dhomën e qendrës, me derë që hapej drejt nga shkallët, e bëmë dhomë pune. Aty u vendosën interfonia, telefonat dhe pajisjet e urgjencës. Dhomën nga lindja e bëmë dhomë gjumi dhe dhomën e vogël nga perëndimi, dhomë ngrënieje. Ngjitur me të ishte dhe tualeti. Hapja e shkallëve ishte e rrethuar me parmakë druri. Dera nga perëndimi lidhej me një hapësirë të ndërmjetme të madhe, e cila komunikonte me dhomën e vjetër të gjumit dhe me dhomat e fëmijëve, nga ajo që ne e përdornim si dhomë ngrënieje.

Kjo hapësirë e madhe, diku rreth 5 x 5 ose 6, ishte e mbushur me libra të vendosur në rafte të hapura druri, të rreshtuara si në bibliotekë. Hapësira ku hapeshin shkallët tona, në tri faqet e lira të saj ishte gjithashtu, e mbushur me libra, kryesisht në frëngjisht, italisht dhe ndonjë në anglisht a rusisht. Në vendqëndrimin tonë të ri ne ndiheshim më të qetë. Prej aty për çdo të papritur, ne mund të shkonim në dhomën e gjumit ose në studion e Pacientit brenda rreth 15 sekondash. Gjithashtu, nga ballkoni mund ta ndiqnim atë me sy edhe gjatë shëtitjeve në park ose në rrugë. Ato tri dhoma tani janë përshtatur për kafene. Kjo kafene përfshin edhe të gjitha mjediset e katit të parë: sallën e mbledhjeve të Byrosë Politike dhe sallonin e pritjes.

Para disa vitesh në një nga dhomat e ish-shtëpisë së Enverit u mbajt një simpozium mjekësor. Në pushim hyra në disa nga mjediset e saj. Salla e madhe e pritjeve në katin e parë qe ndryshuar. Muret ishin të zhveshura nga raftet e librave. Salloni i madh në katin e dytë, ku ishte dhoma e gjumit, gjithashtu, ishte e zhveshur plotësisht. Aty ku më parë ndodheshin raftet me mijëra libra në gjuhën frënge, angleze, italiane dhe në shqip, ashtu si edhe në studion e tij, muret kishin mbetur lakuriq…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi DitorE Premte 2 Prill 2021 0 18

Horoskopi Ditor

E Premte 2 Prill 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Për beqarët mund të ketë disa sinjale të mira në dashuri. Edhe në punën tuaj do të jeni të përqendruar dhe do të keni lajme pozitive.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Nëse një histori po mbyllet, lëre të shkojë: ajo nuk kishte më një arsye për të ekzistuar. Në punë, periudha e fundit karakterizohej nga nervozizmi, fillimi i këtij viti nuk ishte më i miri, por gjithmonë mund ta kompensoni atë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Hëna nuk është në favorin tuaj, mbase kjo është arsyeja pse nuk e vëreni dashurinë përreth jush. Në punë ka planetë të ndryshëm në favorin tuaj: krijimtaria në këtë periudhë nuk ka kufij.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Përpiquni t’u qaseni problemeve në dashuri me kujdes dhe ekuilibër. Disa çifte do të testohen. Në punë duhet të mendoni mirë para se të merrni vendime.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Dita është sfiduese, por problemet në dashuri mund të zgjidhen. Në punë, nëse po kërkoni propozime, do të jeni në gjendje të përfundoni gjithçka deri të premten.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Është një periudhë pozitive për dashurinë, megjithatë sot keni disa mendime të dyta. Në punë është një periudhë stimuluese dhe rinovuese e vendosur. Nëse jeni duke kërkuar ndryshime, bëni propozime.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Duket se dyshimi në dashuri kthehet çdo herë, veçanërisht në funksion të fundjavës. Në punë situata është e favorshme, megjithatë mund të keni disa probleme me paratë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Edhe ata që kanë mbyllur një histori në këtë periudhë, me këta yje, do të mund të rikuperohen. Në punë ndonjëherë ndiheni të lodhur ose nervoz por nuk keni pse lëshoheni tani. Para kësaj ditë do të jetë e vështirë të kesh mundësi të reja.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Nëse duhet të thuash diçka në dashuri, bëje Hëna është në shenjën tënde. Në punën e tij ai përpiqet të kapë të gjitha mundësitë që paraqiten.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Çiftet që kanë diskutuar duhet të kuptojnë se si ta zgjidhin problemin. Në punë, nëse duhet të përballeni me diçka të rëndësishme, prisni datë 2 prill.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ju dëshironi të bëni një përjashtim nga rregulli, për disa kohë keni qenë në mëshirën e emocioneve të momentit. Në punë, ka çështje ekonomike për tu trajtuar me kujdes.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Mbrëmja është e qetë, megjithatë kjo ditë do t’ju bëjë të distancoheni nga dikush që ju irriton. Në punë, edhe nëse ka pasur ndonjë shpërqendrim, mund të dilni mirë.

“SHBA, mbështetje të palëkundur për zbatimin e Reformës në Drejtësi”, ambasadorja Kim: Jemi të përkushtuara të sigurojmë… 0 20

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ishte sot e pranishme në Konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – Në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”, ku foli për raportet mes dy vendeve, që kanë ardhur duke u forcuar gjithnjë e më shumë në këto 30 vite.

Mes të tjerash, ambasadorja Kim është ndalur te Reforma në Drejtësi dhe mbështetja që ka dhënë SHBA për realizimin e saj.

“Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë dhe ofron mundësi për të gjithë njerëzit e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO… Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e palëkundur në përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformën në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen dhe për të krijuar kushtet për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për Shqipërinë, si një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit”, ka theksuar ambasadorja.

Fjala e plotë e ambasadores Kim:

E dashur Ministre Xhaçka, Z. Rakipi, Dr. Biberaj dhe të ftuar të shquar:

Jam krenare që jam sot këtu si Ambasadore e Sh.B.A. në Shqipëri, duke festuar së bashku me kolegët tanë shqiptarë, këtë çast historik: 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Përvjetorët si ky janë një mundësi për të menduar sa larg kemi arritur, për të shprehur vlerësim për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona, për të menduar se ku duhet të shkojmë më tej dhe për t’iu ripërkushtuar punës së bashku si miqtë dhe aleatët më të afërt.

Tridhjetë vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet e plota diplomatike pas 52 vitesh mosnjohjeje. Dhe kjo marrëveshje ishte vetëm e para nga shumë ngjarje të rëndësishme që ndodhën këtu në vitin 1991.

Do të doja të merrja disa minuta sot për të kujtuar se çfarë viti i jashtëzakonshëm ishte 1991 për Shqipërinë. George H.W. Bush ishte President i Shteteve të Bashkuara. James Baker ishte Sekretari i Shtetit. Të dy ftuan Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Më 15 mars, marrëdhëniet diplomatike u rivendosën zyrtarisht. Ai çast ndezi një çlirim aktivitetesh që hodhën bazat për një Shqipëri të re dhe një partneritet të ri midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.null

Më 31 mars, saktësisht si sot 30 vjet më parë, Shqipëria mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake të vendit që nga kapja nga komunizmi në vitin1944. Ishte një kohë ndryshimesh dhe trazirash në vend, një kohë kur populli shqiptar do të vendoste se kush duhet të ishin udhëheqësit e tij.

Pak muaj më vonë, më 22 qershor, Sekretari i Shtetit James Baker vizitoi Tiranën. Rreth 300,000 shqiptarë u ngjeshën në Sheshin “Skënderbej” për të dëgjuar Sekretarin Baker t’u thoshte se “liria funksionon” dhe për t’i nxitur të ecnin përpara drejt demokracisë. Jam e lumtur që Dr. Elez Biberaj, i cili përktheu fjalimin e Sekretarit Baker, është me ne sot.

Më 1 tetor, Ambasada e SHBA në Tiranë rihapi dyert e saj me Christopher Hill-in si të Ngarkuarin me Punë dhe që u pasua nga ambasadori amerikan William Edwin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Viti 1991 ishte me të vërtetë një fillim i ri, jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe partner ndërkombëtar.

Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë dhe ofron mundësi për të gjithë njerëzit e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO.

Si një Aleate e çmuar e NATO-s, Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj partneritetit tonë të sigurisë – kudo në botë. Jemi krenarë të qëndrojmë si aleatë të NATO-s bashkë me Shqipërinë.

Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e palëkundur në përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformën në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen dhe për të krijuar kushtet për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për Shqipërinë, si një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit.

Kemi bërë shumë rrugë në 30 vjet dhe presim me kënaqësi të qëndrojmë krah për krah me ju për shumë dhjetëvjeçarë të tjerë!/BW