Itali, Covid-19 shkakton 580 viktima dhe 35.098 raste të reja infektimesh në 24 orët e fundit 0 28

Janë 35.098 raste të reja me koronavirus të regjistruar në Itali në 24 orët e fundit, nga 217.758 tampon të bëra. Rajoni që shënon rritjen më të madhe të infektimeve mbetet sërish Lombardia me 10.955.Edhe numri i viktimave vazhdon të rritet duke shkuar në kuotën e 42.330, me 580 të vdekur vetëm në 24 orë.

Shifra të tilla ditore të viktimave nuk janë vënë re që nga 14 prilli, kur ato arritën në 602.

Që nga fillimi i pandemisë, të infektuarit nga virusi, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur në 995 463.Numri i personave në terapi intensive në nivel kombëtar rritet me 122, në një total prej 2971. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 17.734.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reperi i njohur i ”fiksuar” pas gjoksit të Encës: Dikush duhet t’ja… 0 3

Ata kanë shumë vite në skenën muzikore shqiptare dhe është e vështirë të mos njihen nga publiku. Bëhet fjalë për reperët e Shaoling Gang, Blunt dhe Real 1.

Përveç muzikës që prodhojnë ata komentohen shpesh edhe për “sherret virtuale” me artistë të njohur, por edhe deklaratat e drejtpërdrejta.

Ndoshta e mbani mend para pak muash deklaratën e Real 1 lidhur me gjoksin e Encës. Kjo e fundit nuk hezitoi asnjëherë t’i kthejë përgjigje mirënjohjeje reperit, por siç duket ai nuk e ka hequr akoma fiksimin për Encën pasi dhe së fundmi në studion e emisionit “Why Not” në RTV Ora nuk kaloi pa u përmenduar dhe gjoksi i saj.

Real thotë se duke qenë se këngëtarja i publikon shumë, epo duhet të flasë dikush për to dhe ai e ka të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion të merret më atë.

“Është shumë e thjeshtë, i ka publikuar shumë dhe dikush duhet t’ja hajë ose të flasë për to. Nuk di çfarë të them më shumë, është shumë e thjeshtë dhe unë e kam kohën që të merrem me gjoksin e Encës”.

Ishte infektuar me Covid, ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello 0 2

TURQI

Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello.

Bello ishte infektuar me Covid, ndërsa kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe ishte deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Bello po ashtu  ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. //B.W