
Të paktën dy persona u theren për vdekje në qytetin kanadez të Quebec, nga një burrë që ishte i armatosur me shpatë dhe i veshur me veshje mesjetare.
Sipas BBC, pesë persona të tjerë u plagosën, ndërsa një burrë në mes të 20-tave u arrestua pak para orës 01:00 (ora lokale), deklaruan oficerët.

Autoritetet ndërkohë, këshilluan banorët që të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura, derisa po zhvillohet hetimi për rastin.
Sulmi i mbrëmshëm thuhet të ketë ndodhur në lagjen historike Quebeci i Vjetër.

Quebec, është kryeqyteti i provincës kanadeze ku flitet frëngjisht dhe ka mbi 500,000 banorë.