Ish-prokurori i EULEX’it flet për akuzat e Ramës ndaj Bashës: Të pavërteta, s’kanë lidhje me raportin 0 49

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përfshirë nga një valë akuzash nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton lidhur me akuzat e Gjykatës Speciale mbi ish-krerët e UÇK-së dhe rolit të tij si përkthyes pranë UNMIK asokohe.

Por sipas ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Williamson, gjatë një interviste ekskluzive për RTV Ora tha se se akuzat ndaj liderit të opozitës në Shqipëri Lulzim si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Zoti Williamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni se janë akuza politike për liderin e opozitës?null

John Clint Williamson: Po. Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri ama sugjerimet se z. Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pa vërteta. Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor.

Kur ato akuza mu sollën nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty. Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së Michael Shiner dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen. Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Luli Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror.

Gazetarja: Cili ishte roli i zotit Basha në hartimin e raportit tuaj përfundimtar për këtë çështje?

John Clint Williamson: Në 2014, ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë raport, aspak. Unë po kthehem pas në kohë në periudhën kur ai punonte në UNMIK në 2002. Ai nuk kishte asnjë rol në hetim gjatë asaj kohe. Nga viti 2011 deri në 2014 ai ishte një funksionar i qeverisë shqiptare. Ne nuk kemi komunikuar fare me qeverinë shqiptare në lidhje me ecurinë e hetimit. Pra ai nuk kishte asnjë rol si gjatë kohës që ka punuar në UNMIK dhe as kur ishte kreu i Bashkisë së Tiranës. Pra ai nuk ka pasur asnjë rol në asnjë periudhë kohore kur unë po merresha me këtë çështje.

Gazetarja: Dua t’ju pyes edhe njëherë për zotin Basha, sepse dua ta sqarojmë edhe për publikun. Përpara 2014, a ju ka ndihmuar zoti Basha për hetimin tuaj?

John Clint Williamson: Jo. Ai nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në hetim. Pas vitit 2011 ai ishte kryebashkiak i Tiranës. Kur kam qenë në Tiranë jam takuar me të, kemi ngrënë darkë, por si miq, si ish kolegë. Ai nuk është përfshirë në asnjë mënyrë në asnjë rol në atë kohë dhe nuk kas pasur fare lidhje me atë që ne po bënim, pra në lidhje me hetimin.

Ai nuk ishte i përfshirë as si ministër i Jashtëm, as në ndonjë rol gjyqësor. Edhe kur ishte në UNMIK, ai nuk ka qenë i përfshirë. Jo sepse unë nuk kisha besim tek ai, por sepse unë nuk doja ta vendosja në një pozicion të vështirë me hetimin. Ai punonte me sistemin gjyqësor të Kosovës dhe me zyrtarë të qeverisë e Kosovës, ndaj nuk do ta ngarkoja me ndonjë detyrë pavarësisht nëse ishte kosovar, shqiptar apo serb. Kjo ishte një praktikë normale e asaj kohe dhe që unë e kam zbatuar gjatë gjithë kohës.

Gazetarja: Po, por në Shqipëri zoti Basha akuzohet se ka fshehur disa videofilmime të krimeve në Kosovë. Keni dijeni për këto akuza?

John Clint Williamson: Nuk i kam parë këto akuza. Është hera e parë që e dëgjoj. E kam shumë të vështirë të besoj diçka të tillë.

Gazetarja: Bëhet fjalë për masakrën e Krushës, nëse mund t’ju ndihmoj?

John Clint Williamson: Me masakrën e Krushës. Kjo është hera e parë që e dëgjoj. Këto çështje janë hetuar nga Gjykata Ndërkombëtare kur unë isha aty dhe masakra e Krushës është e përfshirë në aktakuzën që unë ngrita ndaj Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999 dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të Serbisë. Këto krime janë hetuar në hollësi. Kjo është hera e parë që dëgjoj për ndonjë akuzë që për shembull diçka është fshehur në lidhje me këtë çështje./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.