Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ e thotë TROÇ: ‘Më zhgenjeu Tea, ky veprim i saj …’ [FOTO] 0 82

Deklarata e Andit dhe Teas se janë në emision për t’u njohur vetëm me njëri-tjetrin është diskutuar shumë këtë javë. Ndjekësit janë skeptikë për çiftin dhe ka nga ata që vendimin e Teas e konsiderojnë të gabuar.

Kujtojmë se pasi Andi deklaroi se është vetëm për të, Tea shkon ta përqafojë por përqafon dhe Elvisin meqë takimi që kishte bërë ishte me Elvisin, sipas saj.

Ina Kollçaku, konkurente e “Për’Puthen 1” e sheh këtë veprim të pakuptimtë. “Nuk mund të përqafojë njërin dhe më pas tjetrin, vetëm nëse do ti pëlqente të dy njësoj, nuk duhej bërë si veprim nga Tea”.

Për Inën, Tea dhe Andi nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin: “Nuk kanë asnjë lidhje, plus Andi ka qenë pak i çuditshëm, ai gati-gati u vetëflijua për Shqipen dhe më pas pëlqeu Tean. Shqipja dhe Tea janë shumë ndryshe, nuk mundet që Andi ti pëlqente të dyja. Nuk arrij të kuptoj tipin e gocës që Andi mund të pëlqejë”.

Margaret Shllaku shprehet e zhgënjyer për zgjedhjen e Teas: “Jam deri diku e zhgënjuar nga Tea, kam pritur që të zgjidhte dikë tjetër, p.sh Arbrin ose Elvisin. Ky është vendim i saj është i nxituar.

Mendoj që Andin mund ta donin gocat adoleshente, nuk është në gjendje ta bëjë Tean të dashurohet me të. Elvisi i jepte më shumë emocione, merrte më shumë nga ajo me aq sa kam parë unë”.

Dy vajzat janë në një mendje kur thotë se ky çift nuk do vazhdojë për shumë gjatë.

margaret.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo për dashurinë? Ana nxjerr veten zbuluar: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!” 0 9

Nëse do na duhej të thonim një emër nga “Për’puthen” që u lakua në fillim për lojëra jashtë programit, është padyshim Ana Lleshi. Ish-konkurrentja ishte kryefjala e mediave rozë për ditë me radhë pas fotos me Arjonin.

E ndërkohë që tani është konfirmuar lidhja e saj me Arsim Abdulin, një tjetër ish-konkurrent të emisionit të dashurisë, Ana duket se ka gjetur pak qetësi nga “telenovelat”.

Megjithatë, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte “A ka datë skandence fama?”, bukuroshja brune na ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo zbuloi se qëllimi i vërtetë i pjesëmarrjes në “Për’puthen” nuk ka qenë vetëm dashuria por diçka tjetër, të cilën do e tregojë koha.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka,” shprehet Ana përballë Bledi Manes.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 9

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.