iPhone 12 Pro lejon që njerëzit e verbër ‘të shohin’ të tjerët përreth tyre 0 20

Fraza “distancim shoqëror” ose “distancë fizike” ka qenë mjaft e zakonshme këto ditë ndërsa bota vazhdon të frenojë përhapjen e virusit COVID-19.

Kjo mund të jetë e lehtë për tu bërë për disa, por jo edhe për disa të tjerë, sepse ose e harrojnë këtë frazë ose thjesht nuk duan ta bëjnë.

Tashmë për shumë persona ka dalë në ndihmë iPhone 12 Pro.

Një tipar në iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do të përdorë sensorin e tyre të ri LIDAR dhe do të zbulojë njerëzit afër dhe madje t’i tregojë përdoruesit sa afër apo larg janë nga ju, kështu që ju mund t’i shmangni ato ose t’u thoni atyre që të mbajnë distancën e tyre.

LIDAR, megjithatë, nuk bën dallim midis objekteve dhe njerëzve, gjë që e bën praktikisht të pamundur të diferencosh, të themi, një objekt nga një person, por ai ju njofton se jeni shumë pranë diçkaje.null

Kjo është ajo ku njerëzit japin një dorë ndihme.

Kjo karakteristikë është, natyrisht, e dizajnuar për ata që kanë me probleme me sy ose ata që janë plotësisht të verbër, duke u dhënë atyre një sens, përmes leximit të audios, nëse ka njerëz brenda një distance të caktuar në mënyrë që ata të marrin masat e duhura nëse është e nevojshme./balkanweb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qenka nam! Instagram sjell opsionin e ri që do ju pëlqejë pafund! 0 20

Një nga programet më të përdorura, Instagram, ka vendosur të sjellë një risi që do ju gëzojë jo pak e do e bëjë këtë aplikacion edhe më zbavitës.

Përveç “Reels”, që erdhi si versioni i TikTok-ut, opsioni tjetër i shtuar është “Shops” ku ju mund të blini produkte online që reklamohen në aplikacionin e Instagramit.

See the source image

Ndryshimet e reja janë të mundura në të dy llojet e sistemeve të operimit si iOS dhe Android. Kompania e aplikacionit u shpreh se Reels në fillim nisi si një test ndonse tani ka opsionin e vetë.

Ndërsa në opsionin Shops mund të gjeni të gjitha rekomandimet për markat dhe brendet e fundit të veshjeve dhe produktet që nxirren për reklamë në Instagram./iconstyle.al

Nissan Juke vjen tek Auto Mita – joshës, dizajn intrigues e teknologji të avancuar! 0 28

Nissan Juke ka arritur tek Auto Mita – distributori i autorizuar për brendet Nissan, Renault dhe Dacia.

Nisan Juke i Ri prapë vjen për ta redifinuar mënyrën se si ju i mendoni SUV-të kompakte!

Me stil të sofistikuar e tejet joshës, drita dramatike, linja të mprehta, dizajn intrigues dhe tavan unik, gjenerata e re e Juke është si askush tjetër në rrugë!

Juke i Ri gjithashtu vjen me teknologji të avancuar, enterier modern dhe performancë dinamike.

Kjo gjeneratë e veturave po ashtu posedon edhe teknologjinë më të avancuar të sigurisë, ku mund t’i lexojë shenjat e komunikacionit, i detekton veturat në kënd të vdekur, këmbësorët e çiklistët që mund të dalin në rrugë, etj.

Me sistemin e kamerës më të sofistikuar, ju tani mund të parkoni si profesionist pasi që vetura ju ofron pamje prej 360 shkallëve të veturës./telegrafi.com