iPhone 11 me probleme në ekran, Apple program në shkallë globale, zëvendësimi falas 0 28

Kompania “Apple” ka nisur në një shkallë globale një program falas zëvendësimi për ekranet me defekt të iPhone 11, thuhet në faqen e internetit të Cupertinos, ku sipas kompanisë një përqindje e vogël e ekraneve kanë një mosfunksionim lidhur me prekjen.

Ekranet janë montuar në disa iPhone 11 të prodhuara midis nëntorit 2019 dhe majit 2020.

Apple” ka siguruar akses në faqen e saj nëse iPhone juaj është ndër ata që preken nga problemi, i cili më pas mund të marrë zëvendësimin e ekranit falas.

Për të qenë të sigurt, përdoruesi duhet të vendosë numrin rendor të smartphone-it në këtë faqe interneti. Kushdo që tashmë ka kryer riparimin mund të kontaktojë kompaninë për të marrë rimbursimin e shpenzimeve të bëra./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maska më e sigurt kundër COVID-19, filtron deri në 99.97 për qind të ajrit që thithni 0 50

Ka shumë lloje të ndryshme maskash që njerëzit zgjedhin të mbajnë këto ditë.

Edhe pse shumica e njerëzve mbajnë një maskë çfarë do qoftë ajo, është gjithashtu e vërtetë që ka ndryshime të konsiderueshme në aftësitë mbrojtëse të maskave të ndryshme.

Pra, nëse doni të rrisni shanset tuaj për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe të ngadalësoni përhapjen e coronavirusit?

UltraOne k Fan Mask me 4-faza HEPA & Filter karboni ju siguron një mbrojtje të përmirësuar përmes filtrimit të saj 99.97 për qind.

Kjo maskë është në shitje për 79,95 dollarë./balkanweb.al

India fut robotët në ‘lojë’ për të luftuar COVID-19, ja si i ndihmojnë pacientët dhe mjekët brenda spitaleve 0 39

India, vendi i dytë me më shumë raste nga COVID-19 në gjithë po bën pjesë të luftës ndaj COVID-19 edhe robotët. Invento Robotics janë lloji i robotëve që po futin autoritetet indiane brenda spitaleve.

Lloji më i famshëm është roboti ‘Mitra’ që ndihmon pacientët, mjekët dhe familjarët të lidhen me njëri-tjetrin. Ata kanë një ekran në gjoks dhe arrijnë të bëjnë të mundur një lidhje me audio dhe video.

Po ashtu ata kujtojnë mjekët dhe pacientët për ilaçet apo trajtime të ndryshme. Një prej robotëve kushton 10 mijë dollarë dhe ata mund të jenë një armë shtesë në Indi teksa spitalet janë tejmbushur me pacientë me COVID-19 kurse vendi po vuan një krizë të thellë nga pandemia./balkanweb.al