Infektimi me koronavirus përmes kartolinave apo dhuratave të Krishtlindjes? Kujdes nga lajmet e rreme për Covid-19 0 44

A është i mundur infektimi me virusin korona përmes kartolinave apo dhuratave të Krishtlindjes?

Nevoja për lajme dhe të reja për Covid-19 është tepër e madhe prandaj nuk është habi, që mjaft thashetheme dhe pretendime të rreme përhapen me sa duket më shpejt sesa vetë virusi Sars-Cov-2.

Si burim për lajme të tilla shërbejnë herë ndonjë studim i vogël, madje ndoshta i papërfunduar, e herë të tjera citime të shkëputura nga konteksti ose prej ndonjë individi që do të bëjë shaka, të krijojë pasiguri ose të mashtrojë.

Korona dhe dhuratat e festave të fundvitit

Një nga këto pretendime është se dhuratat e festave të fundvitit transmetojnë virusin korona. “Pretendimi se virusi korona mund të transmetohet përmes kartolinave ose letrës me të cilat mbështillen dhuratat e Krishtlindjeve është kryekëput jo real”, thotë Andreas Podbielski, Drejtor i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore, Virologji dhe Higjienë në Universitetin e Rostokut. Viruset nuk mund të shumohen mbi sipërfaqe të tilla. “Kjo funksionon vetëm kur viruset depërtojnë në qeliza,” shpjegon ai. Përveç kësaj, viruset vdesin shpejt mbi sipërfaqe kartoni ose letre, pra brenda disa minutash deri benda disa orësh, shpjegon Podbielski.

“Që të përhapet virusi në një rast të tillë duhet që dikush të kollitet mbi kartolinë, t’ia japë atë direkt dikujt në dorë dhe tjetri të fusë menjëherë sa ta prekë kartolinën gishtin në gojë,” vazhdon ai.

Ndryshe është puna me viruset e hepatitit A, të cilët mund të mbijetojnë për disa ditë, në mos javë, në sipërfaqe letre apo kartoni.
Edhe Enti Shëndetësor i BE-së, ECDC, konfirmon se “në praktikë nuk ka asnjë provë të transmetimit të Covid-19 përmes paketave të kontaminuara.” Sipas disa eksperimenteve virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe kartoni deri në 24 orë – po kjo vetëm në kushte laboratorike. Sidoqoftë, rekomandimi është se nëse jeni shpesh në kontakt me shumë sipërfaqe kartoni dhe paketimi duhet t’i lani duart shpesh.

Konsumi i alkoolit të mbron nga korona
Po aq i gabuar është edhe pretendimi se kush pi alkool çdo ditë, mbron veten nga infektimi me virusin korona. Ky pretendim që qarkulloi në mediet sociale bazohej në një raport të falsifikuar të Institutit Robert Koch. Sipas tij 100 gramë alkool në ditë – që do të thotë rreth pesë birra – ndikojnë gjoja për një dezinfektim të mjaftueshëm të gojës dhe fytit.

Kjo është marrëzi. Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit nuk mbron nga Covid-19, por shton rrezikun për probleme shëndetësore. Studimet shkencore tregojnë se konsumi kronik i alkoolit dobëson sistemin imunitar. /DW/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nga Kosova për në Rinas dhe më pas drejt Zvicrës, udhëtimi i fundit i familjes që u shua në aksidentin në Rrugën e Kombit, në luftë për jetën fëmija i vogël 0 5

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Kosova në rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në aksin Milot-Rubik. Viktimë e përplasjes fatale mes makinës dhe një kamioni, kanë qenë burrë e grua dhe 2 fëmijët e tyre, (djali nga martesa e parë e gruas), ndërkohë që fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e vogël 3 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se familja me mbiemër Avdiaj ishte nisur nga Kosova për në Rinas, ku do të udhëtonin drejt Zvicrës. Ata kishin hyrë pasditen e djeshme nga pika e kalimit kufitar të Morinës, pa ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit për ta. Policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Ana e zhveshi dhe i bëri masazh, Fatjoni e dënon: ‘Do prekësh me b*thë 10 herë…’ 0 6

Ana ka zhvilluar për të disatën herë takim me Fatjonin dhe sa kalon e më shumë takimet e tyre bëhene dhe më romantik.

Tërheqja fizike mes tyre nuk mungon dhe jo vetëm kaq, por Fationi tha se Ana po i “hy në zemër”. Ndërkohë, në takim ata kanë surprizuar, kur të ulur në një lokal, Ana i ka bërë masazh Fationit.

Fatjoni: Si je me masazhin?

Ana: Nuk jam shumë e kënaqur me atë që më kanë bërë, ty të pëlqen që të masazhojnë.

Fatjoni: Nuk e di ti si je?

Ana: Mua më pëlqen të më masazhojnë.

Ana: Fatjoni është i disponueshëm gjithmonë sidomos për relaks.

Fatjoni: Më pëlqen shumë të ledhatohem

Bora: A ka një tërheqje fizike midis jush?

Ana: Ka, nuk është  vështirë të dallohet

Fatjoni: Ajo po ngre zemrën ti thua tërheqje fizike

Ndërsa teksa po luanin bilardo. Fatjoni i jep dënim Anës 10 squats dhe i thotë disa herë që duhet të ulet aq shumë sa by*ha t’i prekë dyshemenë.