Imazhi i përqafimit pandemik fiton çmimin World Press Photo 2021 0 19

Një imazh prekës i dy personave të përqafuar për herë të parë në muaj për shkak të pandemisë globale është shpallur fitues i konkursit World Press Photo 2021.

Fotografi danez, Mads Nissen, u vlerësua me çmimin e parë në konkursin prestigjioz gjatë një ceremonie në internet të organizuar sot në Amsterdam.

Imazhi fitues ka kapur ndikimin e pandemisë te njerëzit në të gjithë botën si askush tjetër”, tha juria.

Fotografia fituese, e quajtur “Përqafimi i parë”, u mor për të përditshmen daneze “Politiken” dhe tregon brazilianen Rosa Luzia Lunardi, 85 vjeç, ndërsa infermierja Adriana Silva da Costa Souza e përqafon atë për herë të parë në pesë muaj, në një shtëpi pleqsh më 5 gusht 2020.

Infermierja mban një veshje plastike që i lejon ato të përqafohen pa kontakte fizike.

Ndërsa përqafohen, pelerina hapet nga jashtë, duke e bërë infermieren të duket si një engjëll.

“Mesazhi kryesor i imazhit është dashuria dhe dhembshuria”, tha fotografi Nissen

Juria e quajti imazhin “një ikonë”, duke thënë se “përmblodhi pandeminë COVID 19”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në Lushnje, makina futet në parakalim dhe përplas të moshuarën që po kalonte rrugën (EMRAT-FOTO) 0 14

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje ka shkuar dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e saj. Ajo është identifikuar si Ganimete Musaku dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ka qenë një mjet tip “Ford”, i drejtuar nga shtetasi Igli Rama ai që ka shkaktuar aksidentin, pasi është futur në parakalim dhe për pasojë ka përplasur gruan që ka qenë duke kaluar rrugën.

Pamje nga vendi i aksidentit ne Lushnje

Rama nxjerr videon nga rrugët e Tiranës: Kënaqësi kur kujtoj se kur mbollëm pemët ishin pak më të larta se unë 0 12

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në “Facebook” nga Tirana, ku shihet se rrugët kryesore janë të mbjella anash tyre me pemë.

Rama shprehet se kur pemët janë mbjellë, ishin pak më të larta se ai dhe se tashmë, pemët janë bërë të larta e të gjelbëruara.

 

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES 😊

kënaqësi kur kujtoj se kur i mbollëm ishin pak më të lartë se unë edhe pse i shkurtër nuk isha😂