Ia doli! Pacienti mposht koronavirusin pas nga 7 muajsh qëndrimi në spital 0 37

Një rast mjaft shpresëdhënës na vjen nga Anglia. Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka dalë më në fund nga spitali, pas rreth 7 muajsh qëndrimi aty.

Taksisti Ali Sakallioglu kaloi plot 222 ditë në spital dhe gjatë kësaj kohe ka pësuar një atak në zemër, mosfunksionim mushkërish dhe dëmtim organesh të tjera. Familjes së tij iu tha nga mjekët në 3 raste të ndryshme se ai do të vdiste.

Por, Aliu doli mbi të gjitha parashikimet dhe e mundi virusin, duke u kthyer në shtëpi. “Ne mund ta mundim Covidin së bashku. Mund ta fitojmë këtë luftë siç fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore”, tha 56-vjeçari për “The Sun”. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 3

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…