I tha ”kota-biskota, s’je modele”, Alesia Bami ”përplaset” LIVE me Niki Delijorgjin: U konsultove me engjëjt… 0 50

Modelja dhe këngëtarja, Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar të shtunën e kaluar në emisionin “Shiko kush luan” dhe në sfidën “Ndaje ose haje” u përballë me një pyetje shumë të vështirë. “Cila nga modelet shqiptare është më e mira dhe cila është e famshme, por është kota biskota”, ishte pyetja që iu drejtua asaj.

Niki tha se sipas saj modelja më e mirë shqiptare është Emina Çunmulaj. Ndërsa për modelen “kota biskota” u mendua pak, por nuk ngurroi të thoshte publikisht një emër. Ajo zgjodhi Alesia Bamin dhe më pas i kërkoi falje.

Por ditën e sotme, dy vajzat janë përballur ditën e sotme në rubrikën “Trotuar”, ku kanë sqaruar deklaratën e Kleonikit.

“Unë nuk kam asgjë me ty, nuk kam asgjë me asnjë femër. Nuk dua të ul asnjë femër tjetër që unë të dukem më mirë. Por, aty mu bë një pyetje dhe duhet të përgjigjesha sepse nuk doja të merrja tortën fytyrës. Ti mund të jesh shumë e mirë, por për mua nuk je modele”.-deklaroi Kleoniki.

Alesia e pranoi se nuk është modele, duke treguar se pjesë e botës së modelingut ka qenë vetëm për dy vite, nga mosha 13 vjeç deri në 15 vjeç. Megjithatë, nuk e kurseu një batutë, që më shumë u duk si ironi.

“Unë modelingun e kam nisur 13 vjeç kur nuk i kam patur këto format që kam sot dhe e kam mbyllur 15 vjeç, kështu që unë tani nuk jam më modele. Megjithatë, doja të të pyesja këtë mendimin e kishe personal, apo u konsultove edhe me engjëjt?”-ia ktheu Alesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 9

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al