I shpallur në kërkim, Stresi sfidon policinë me videon nga makina 0 25

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mirëpo pavarësisht se lajmi i shpalljes në kërkim u bë publik, Stresi duket se nuk është shqetësuar. Madje reperi ka sfiduar gjithë policinë me një video nga makina. Ai ka ndarë në Instagram një video duke udhëtuar ndërkohë që këndon këngën e tij më të fundit “Archimed”.

Ditën e djeshme ai u shpreh se e kishte mik Klodian Rashën dhe se e kishte organizuar protestën bashkë me shok të tjerë të të ndjerit, që u vra nga një efektiv policie.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi. Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje”, deklaroi ditën e djeshme reperi.

/iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Stuhia ‘Filomena’ ka goditur vendin tonë”, Meteoalb: Fundjava do të jetë e ftohtë, ja kur pritet të rriten temperaturat 0 8

Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Mateoalb parashikon që fundjava të jetë gjithashtu me një mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta.

“Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave. Fundjava pritet që të jetë gjithashtu me mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta”, thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Në zonat malore temperaturat do të jenë deri -14 gradë celcius. Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta.

“Temperaturat në zonat malore pritet të jenë të ulëta, deri minus 14 gradë.Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta. Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, thuhet më tej në parashikimin e Meteoalb.

(d.xh/ Balkanweb)

Vaksina në Shqipëri, ish-ministri i shëndetësisë: Ja shkeljet që shoqëruan importin, quhet së paku kontrabandë 0 8

Për ish ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu është shqetësuese mënyra se si hyri vaksina anticovid në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook, Shehu ka renditur shkeljet që e shoqëruan importin e vaksinës, e cila sipas tij termi “dorëzuar dorazi” është i paligjshëm dhe i rrezikshëm.

Postimi i plotë:
Shqiperia nje vend pa Siguri Medikamentoze; Agjensia Kombetare e Barnave nje “bombe” e rrezikeshme.

Menyrat e”erreta” te ardhjes se kesaj sasie propagandistike “vaksinash” treguan qe ne vendin tone nuk egziston asnje rregull i Sigurise Medikamentoze, i Vigjilences Farmaceutike, asgje:

1. Kete ceshtje e kemi ngritur prej disa vitesh, qe kur ne Shqiperi per interesa perfitimi e koniuktura ordinere filluan te futen barna te pa certifukuara nga EMA, FDA, qe nuk mund te qarkullojne ne vendet e BE etj dhe prodhimi vendas u “fry”, akoma pa asnje certifikim GMP a GDP te njohur nderkombetarisht.

2. Autorizimi i importit per artikujt e pa rregjistruara, sic eshte kjo Vaksine behet vetem me firmen e titullari te Ministrise ne baze te nje dosje te paraqitur e jo nga nje pergjegjes i komanduar te asaj Agjensie, qe vecse po keq perdoret.
Dhe ajo dosje ne baze te Ligjit e VKM perkatese duhet te permbaje detyrimisht Certifikaten e Origjines se mallit, mjetet e kushtet e ardhjes te perpiluar nga Kompania qe e dergon, si dhe ato te trasnportit e konservimit te brendeshem te barit, ne kete rast shume speciale te kesaj Vaksine.

3. Termi “Dorezim dorazi”, i perdorur ketu eshte i rrezikshem e i pa ligjeshem, jo vetem per kete Vaksine Covid, qe ka egzigjenca shume me strikte.
4. Duhet te kuptohet se eshte tjeter gje kush e financon artikullin e tjeter Kompania farmaceutike qe e dergon ate, e cila eshte e detyruar te paraqese dokumentacionin.
5. Edhe ne rast dhurimi duhet paraqitur nje dokument zyrtar per kete.
6. Siguria e Besueshmeria e Barit (Vaksines ne kete rast) vihet ne dyshim nqs nuk realizohen me transparence te gjitha keto veprime; ndryshe ajo qe ndodh quhet se paku kontrabande dhe si e tille….?!
Pastaj dikush ankohet pse duhet te involvohet Prokuroria ketu!

(BalkanWeb)