I rrethuar nga vajza seksi, Butrint Imeri tregon datën e publikimit të “Phantom”! 0 54

Butrint Imeri ka gati projektin e shumëpritur “Phantom” dhe ka paralajmëruar se do të vijë më shpejt nga ç’e mendonim. Disa ditë më parë këngëtari ka ndarë në Instagram një pjesë nga kënga dhe ka zbuluar se çfarë duhet të presin fansat e tij.

Butrinti ka zbuluar se për këtë projekt ka bashkuar forcat me modelen dhe aktoren superseksi nga Peja, Arta Nitaj. Në videoklipin e shkurtër, Arta shihet brenda një vaske teksa bën disa lëvizje sensuale.

Megjithatë, përveç Artës, pjesë e klipit duket se do jenë edhe modele të tjera. Këngëtari ka ndarë mbrëmjen e sotme një foto në rrjetet sociale ku shihet i rrethuar nga shumë vajza seksi, teksa ka zbuluar edhe datë e publikimit të këngës.

“Phantom” mund ta dëgjoni të gjithë të martën në orën 20:00, kur edhe pritet të lançohet.

Mesa duket Butrinti ka vendosur ta mbyllë këtë vit me një hit tjetër, që do të jetë goxha ritmik. Në fakt kjo pjesë e këngës “Phantom” u zbulua që në verë nga modelja shqiptare, Dorina Gegiçi, e cila publikoi një video duke kërcyer nën ritmet e saj./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

A ke qef të martohesh me shqiptare apo kosovare?” Bearti iu përgjigjet ndjekësve me një mesazh të fuqishëm 0 5

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.