I premtoi dhurimin e veshkës por fatkeqësisht u nda nga jeta, Aliçikaj tregon me lot në sy momentin e marrjes së lajmit: Mu duk sikur vdiq një anëtar i familjes 0 40

Ndarja nga jeta e 19-vjeçares, Nazlije Sherifi nga Mitrovica është përjetuar shumë rëndë nga Valmir Aliçikaj, i cili pak ditë më parë doli garant për të dhuruar njërën prej veshkave.

Në një prononcim për mediat kosovare, ai është shprehur se vdekja e 19-vjeçares ishte sikur të humbiste një anëtar të familjes së tij.

Ai shtoi se vazhdimisht ka kontaktuar me 19-vjeçaren të cilën e ka cilësuar si motër, ndërsa ka shtuar se lajmin e ka marrë nga vëllai i saj.

“Vëllai i saj me ka telefonuar dhe pasi e mora lajmin për vdekjen e saj, sinqerisht mu ka duk sikur mu ka ç’kap gjysma e trupit tim ose më ka vdekur ndonjë pjesëtar i familjes. Para tri orësh kam folë me vëllain e saj. Gjithmonë kam kontaktuar me vajzën, kemi qenë në Tiranë për analiza bashkë. Tani jemi në Spital po e presim kufomën, e kam ndje sikur pjesë të trupit tim sikur motrën time, po gjithmonë me të kam kontaktu si natën e Vitit të Ri, vetëm me motivu. Ju thash që e përjetoj si me vdek një pjesëtar i familjes”,

“Ka pas vajza me u shëru se ka pas pak ujë në trupin e vetë po Zoti ka dashtë me ndodh kjo çka e ka shkru Zoti. Mjekët kanë thënë që rikuperimi me ndodh për 2 javë sepse ka qenë e pamundshme me u fut në sallën e operacionit”,

“Vendimin për me ja dhuru veshkën e kam marrë përmes mediave, e kam cekë vazhdimisht. Kurrë se kam njoft më parë, por e kam ndje obligim”, tha Aliçikaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni 0 4

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të postimeve në rrjetete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Turqia teston me sukses motorin e parë hibrid për misionin hapësinor, planifikon ta dërgojë në Hënë në vitin 2023 0 4

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë hibrid që do të përdoret në Misionin Hënor, tha ministri i Teknologjisë dhe Industrisë së vendit.

Ministri Mustafa Varank mori informacion në lidhje me sistemin në rrethin Şile të Stambollit.

Vendi planifikon të dërgojë anijen kozmike pa pilot për të bërë një ulje në Hënë në vitin 2023, në kuadër të Programit Kombëtar Hapësinor.

Varank tha për AA se ata bënë dy ndezje të suksesshme, atë të Sistemit të Raketës Sondë (SORS) dhe atë të motorit hibrid të planifikuar për t’u përdorur në misionin hënor.

Duke nënvizuar se koha e synuar në testim ishte 50 sekonda, Varank tha: “Kjo ndezje 50-sekondëshe ka përfunduar me sukses. Që nga sot, mund të themi se provat e para të motorit që mund të përdoret në misionin hënor janë bërë me sukses”.

Ai theksoi se një mostër e motorit raketor do të lançohet nga provinca veriore Sinop në maj.