I mohuan “Topin e Artë”, Lewandowski flet për “France Football”, zbulon idhujt e tij dhe flet për krahasimin me Messin dhe CR7 0 56

“France Football” vendosi të mos akordojë këtë sezon “Topin e Artë” duke i hequr mundësinë Robert Lewandowskit të fitonte për herë të parë këtë trofe. Pavarësisht këtij fakti, sulmuesi i Bayern Munich ka folur për prestigjiozen franceze duke treguar idhujt e tij dhe flet krahasimin që i behet me Messin dhe Ronaldon: “Kur isha i vogël admiroja kampionë si Del Piero, Roberto Baggio dhe Henry.

IKrahasimi me Messi dhe Ronaldo? Nëse i referohemi numrave të golave këtë vit apo edhe të tjerëve mendoj se mund ti ftoja në tavolinën time për të ngrënë së bashku”, u shpreh polaku duke rrëfyer me pas një prapaskenë nga merkato: “Pas vitit tim të parë tek B.Dortmund kisha folur me Ferguson i cili më dëshironte tek Man.United por Dortmund nuk më lejoj të largohesha”, u shpreh Lewandowski. Pak ditë më parë, Lewandowski u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA duke mposhtur në finale pikërisht Messin dhe Ronaldo.
(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës, Shqipëria sot e shkatërruar nga korrupsioni 0 3

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të postimeve në rrjetete sociale, shkruan se Rama premtoi vendosje të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri, por se ai dështoi.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke thënë se DASH nënvizon se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

Turqia teston me sukses motorin e parë hibrid për misionin hapësinor, planifikon ta dërgojë në Hënë në vitin 2023 0 4

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë hibrid që do të përdoret në Misionin Hënor, tha ministri i Teknologjisë dhe Industrisë së vendit.

Ministri Mustafa Varank mori informacion në lidhje me sistemin në rrethin Şile të Stambollit.

Vendi planifikon të dërgojë anijen kozmike pa pilot për të bërë një ulje në Hënë në vitin 2023, në kuadër të Programit Kombëtar Hapësinor.

Varank tha për AA se ata bënë dy ndezje të suksesshme, atë të Sistemit të Raketës Sondë (SORS) dhe atë të motorit hibrid të planifikuar për t’u përdorur në misionin hënor.

Duke nënvizuar se koha e synuar në testim ishte 50 sekonda, Varank tha: “Kjo ndezje 50-sekondëshe ka përfunduar me sukses. Që nga sot, mund të themi se provat e para të motorit që mund të përdoret në misionin hënor janë bërë me sukses”.

Ai theksoi se një mostër e motorit raketor do të lançohet nga provinca veriore Sinop në maj.