I lidhur jashtë emisionit? Riniani tha se është ndarë prej 8 vitesh, ish e dashura e tij bën deklaratën që s’pritej! 0 34

Në media e në rrjete sociale është përfolur se Riniani i “Përputhen”është i martuar me një ruse dhe ka fëmijë. Vetë konkurrenti i ka mohuar këto lajme gjatë një puntate të “Përputhen Prime”, duke sqaruar se bëhet fjalë për një ish të fejuar, me të cilën ka kaluar plot 8 vite.

Së fundmi, ish e fejuara e tij, Marcela ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar Rinianit më të mirat në rrugëtimin e tij të ri, duke shtuar se është një person shumë i rrallë.

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo.

dgg.jpeg

 

Kujtojmë se dyshimet që dyshja ishin bashkë erdhën pasi Marsy mbante ende një foto me Rinianin në rrjetet sociale. Ky I fundit u shpreh se kishte pasur një lidhje prej 8 vitesh me të, por tanimë e gjitha kishte marrë fund.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çfarë s’thanë për të dhe u largua nga INSTAGRAMI, Melisa bën lëvizjen e papritur: Çdo ditë… 0 8

Pak ditë më parë, Melisa Lleshi, mori vendimin e papritur dhe mbylli profilin e saj në “Instagram”. Ky vendim erdhi pasi Tea Trifoni tha gjatë një interviste se Andi ka pasur një lidhje jashtë “Për’puthen”, teksa ajo luante lojën me të para publikut.

Tea vendosi që të mos thoshte emër, por të gjithë dyshuan se Andi ka qenë në lidhje me Melisën, duke qenë se janë komentuar shumë për një romancë mes tyre

Por tani ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka vendosur që të rikthehet sërish në “Instagram”. Madje ajo ka bërë një postimin në “Instastory”, ku shkruan: “Ditë pas dite duke u bërë më e fortë”.

Gjithashtu Melisa fton gjithë fansat që të bëhen ndjekës të kanalit të saj në “Youtube”, pasi gjëra të mira po i presin.

640-0-60719053be961.png

Fatma Methasani: Prindërit s’e besojnë akoma dot që jam bërë mami, shtatori më rikthen në… 0 6

Fatma Methasani është një nga emrat më të dashur të ekranit, prej një vit ajo është i kushtuar rritjes së djalit të saj Noah duke munguar në ekran. Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në emisionin “FitStation”, Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion.

“Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’, kështu për t’i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë” – u shpreh Fatma.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi u shpreh se mamaja e saj akoma nuk e beson dot.

“Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti”- tregoi moderatorja