“I ka gjuajtur me karrige Shqipes”, Atdheu flet për herë të parë: E kisha shoqe, por… 0 34

Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se Atdheu i ka gjuajtur me karrige Shqipes.

Kjo deklaratë u bë nga Antonela dhe u pohua më pas nga vetë Shqipja.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo shtoi se Atdheu e ka sharë me fjalët më të ndyra dhe e cilësoi si “turpin e Kosovës”. Ish-konkurrenti ka folur për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje, në një intervistë për “Prive”.

Ai tha se Shqipen e ka pasur shumë shoqe dhe ka qenë e gjitha një keqkuptim.

“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Jemi takuar disa herë nga miqtë e përbashkët. Kam pasur shumë repsekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte Top Channelit. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi. E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ia kthej me të njëjtën monedhë. Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre. Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen. Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin. Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë dhe besoj se do ndalet me kaq”, rrëfeu ish-konkurrenti.

Përsa i përket deklaratës “turpi i Kosovës”, Atdheu u shpreh:

“Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me “turpi i Kosovës” por unë mendoj se ka bërë gabim. Nëse jam turp, jam turpi i vetes, nuk e përfaqësoj një shtet komplet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 6

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg

Pasi u bë nënë për herë të dytë, a do të bëjë dasmë me Eduartin?! Arbana Osmani përgjigjet TROÇ! 0 7

Arbana Osmani është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë u përgjigjet ndjeksve kuriozë. Së fundmi moderatorja u pyet se kur do ta zbulojë portretin e djalit të saj të dytë, Diellit, dhe ajo iu përgjigj një herë e mirë.

“Po, shumë kuriozitet për një bebe që s’ka arsye pse të jetë në rrjetet sociale një herë për njëherë. Nëse kur të rritet do na kërkojë vetë (si Joni) ndoshta”, shkroi Osmani.

Ndërkohë, një ndjekëse e ka pyetur nëse do të organizojë një dasmë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

“S’besoj se është e zakonshme, por prapë, a do bësh dasmë?”– ishte pyetja që iu drejtua.

“Sigurisht që është e zakonshme, ne jemi shqiptarë”, u përgjigj Arbana, duke nënkuptuar se planet për dasmë tashmë janë bërë.