I infektuar me COVID-19, humb jetën 21-vjeçari nga Elbasani 0 44

Një 21-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme humbi jetën nga COVID-19. Mësohet se viktima është Ledian Ceka banues në lagjen “Skënderbe”  në Elbasan.

Sipas informacioneve, 21 vjeçari pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim. Por, pavarësisht përpjekjeve i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.

Po ashtu ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive./ Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çfarë ndodhi? Biznesmenit të njohur i bëjnë ‘copë’ xhamat e makinës, autorët i lënë mesazh 0 33

Mëngjesin e sotëm makina e një biznesmeni në Shkodër ka rënë pre e një sulmi.

Mësohet se bëhet fjalë për mjetin “Tiguan” në pronësi të shtetasit Nikolin Shqau.

Sipas informacioneve ai e kishte parkuar para derës së shtëpisë në momentin që është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar.

Autorët kanë thyer xhamat e makinës me hekur dhe duke shkaktuar dëme të tjera.

Nikolin Shqau ka kuptuar se diçka kishte ndodhur kur dëgjoi sinjalin e makinës, kur doli jashtë ka parë makinën të thyer, teksa brenda saj ishte dhe një letër, që nuk ëshstë ende e qartë se çfarë shkruhej aty.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur, Shqau ka thënë se i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar biznesmenit që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat ku ndodhi ngjarja si dhe letrën që është gjetur në makinë, dhe po punohet përidentifikimin e autorëve./fastnews

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 24

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W