I hoqi statusin e magjistrates, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë padi kundër KLGJ, çfarë pritet në procesin për Kushtetuesen 0 21

Evelina Qirjako, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë ka depozituar një padi kundër KLGJ-së i cili i ka hequr statusin e magjistrates duke e penguar zonjën Qirjako të rifutet në sistemi ne drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Zonja Qirjako dhe disa anëtarë të Gjykatës së Lartë tre vite më parë dorëzuan detyrën në momentin që iu përfundoi mandati sipas ligjit. Zonja Qirjako dhe anëtarët e tjerë deklaruan se nuk mund të vijonin të qëndronin në detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë sepse ligji nuk ua lejonte një gjë të tillë. Dhe për këtë arsye ata pasi dorëzuan pranë ILDKPI-së formularët e deklarimit të pasurisë u larguan nga detyra.

Përgjatë kësaj kohe për shkak të largimit të tyre sepse ata e konsiderojnë largim dhe jo dorëheqje, KPK vendosi të marrë në shqyrtim këtë çështje dhe të përfundojë statusin e magjistratit duke i nxjerrë jashtë sistemit zonjën Qirjako dhe 4 anëtarët e Gjykatës Supreme. Ky vendim i KPK-së u ankimua nga zonja Qirjako në KPA dhe në datën 7 dhjetor pritet të merret në shqyrtim ankesa e saj, por nga ana tjetër KLGJ gjatë kësaj kohe vendosi t’i heqë statusin e magjistrates përderisa zonja Qirjako nuk ushtroi të drejtën për t’u emëruar gjykatëse në Apel sikurse parashikon ligji. Në padinë e paraqitur përpara Apelit Administrativ Qirjako pretendon se fakti që nuk ka ushtruar të drejtën për t’u emëruar gjykatëse në Apel nuk mund të përbëjë shkak për përjashtimin e saj nga sistemi gjyqësor.

Ajo deklaron se është e hapur në një moment të dytë të përballet me procesin e vettingut, por nëse ka dëshirë mund të rikthehet në sistemin e drejtësisë. Pikërisht këtë debat, kryesisht juridik, me argumente në një proces që do të vendosë edhe për fatin e anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë do të zhvillohet sot në Apelin Administrativ, nëse ndonjëri nga gjyqtarët nuk është i prekur me COVID-19 sikurse ka ndodhur edhe në procese të tjera. Kjo vendimmarrje në Apelin Administrativ do të përcaktojë edhe fatin e ankimimit të Evelina Qirjakos në KPA, ku ajo kundërshton vendimin e KPK-së që e ka përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë. Ajo pretendon se nuk mund të penalizohet për shkak se ka dorëzuar detyrën ashtu sikurse parashikon Kushtetuta dhe ligji dhe do duhet t’i lihet hapësirë për t’u rikthyer në sistem, sigurisht duke iu nënshtruar procesit të vettingut.

Mbrëmjen e kaluar Gjykata e Apelit Administrativ rrëzoi padinë e Eugen Papandiles i cili u skualifikua nga gara për Gjykatën Kushtetuese.
Ai padit KED dhe kërkonte rikthimin në garë duke arsyetuar se ishte skualifikuar padrejtësisht. Papandile vinte dy herë në Apelin Administrativ. Së pari pasi KED e përjashtoi nga gara me argumentin se nuk kishte vjetërsi në punë dhe Apeli Administrativ e rrëzoi këtë argument. Më pas ai u përjashtua nga gara me arsyetimin se kishte probleme me figurën. Pavarësisht apelimit, Apeli e rrëzoi kërkesën e Papandiles dhe KED mund të vijojë me dy kandidaturat. Pavarësisht vendimmarrjes e mbrëmjes së kaluar duket se gjërat me KED-në për të vijuar procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese komplikohen disi sepse vetëm pak minuta më parë Apeli Administrativ ka marrë një tjetër padi nga kandidatja e skualifikuar Zhaklina Peto e cila gjithashtu kundërshton vendimin e KED-së.

 

Ora 16:00 e ditës së sotme ishte afati i fundit për kandidatët e skualifikuar. Për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, njëri i shpallur nga Presidenti i Republikës dhe tjetri nga Kuvendi KED ka kualifikuar për vendin vakant nga Presidenti kandidatët Altin Binaj dhe Sonila Bejta, ndërkohë për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi ka kualifikuar kandidatin Altin Binaj. Sipas ligjit, duhet që për secilin vend vakant të jenë tre kandidatura, megjithatë në mungesë të faktit që nuk ka kandidatë, gjithashtu edhe për faktin se ndërkombëtarët kanë vënë 31 dhjetorin si vijën e kuqe për të përmbyllur dhe për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese, gjasat janë që organet e emërtesës të pranojnë këto kandidatura. Kjo padi e Zhklina Petos e vonon edhe më shumë procesin.

Sipas ligjit, Apeli Administrativ ka 7 ditë në dispozicion. Nëse padia e zonjës Peto pranohet, KED është e detyruar sipas ligjit të rimblidhet dhe ta shqyrtojë vendimin e Apelit Administrativ. Nëse kjo padi rrëzohet atëherë KED duhet të përmbyllë procesin formal të pikëzimit të kandidatëve, për sa kohë që ka dy kandidatë në garë nuk ka çfarë të pikëzohet por është një procedurë formale dhe iu dërgon emrat Presidentit dhe Kuvendit të cilët më pas bëjnë dhe përzgjedhjen e emrave dhe dërgimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese.
Sa iu përket vakancave të tjera, një tjetër vakancë e shpallur nga ana e Presidentit të Republikës, deri më tani është kualifikuar Aleksandër Toma, ndërkohë që kandidatët e tjerë Shaqir Hasanaj i skualifikuar por edhe Sinan Tafaj kanë paditur KED-në në Apelin Administrativ, por kjo vakancë ka mjaft punë përpara sepse ka dhe kandidatura të tjera të cilat në fakt nuk janë vlerësuar nga KED.

Për dy vendet vakante gjithçka do të varet nga ky vendim i Apelit Administrativ dhe më pas KED është e detyruar të nesërmen të thërrasë mbledhjen dhe të përfundojë procedurat.

 

(BallkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kujdes, këto akse rrugore janë të rrezikshëm nga ngrica, ARRSH: Mos kaloni pa zinxhirë! 0 8

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirët në disa akse rrugore të vendit, për shkak të motit të acartë që ka përfshirë vendin.

Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët bore në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese, teksa qarkullimi në këto rrugë kryhet pa probleme.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët 🌧në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, 🚜 ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme🚖
null📌Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave ❄️në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë✔️

//B.W

Humbin jetën 23 persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCovid në Norvegji 0 6

Zyrtarët norvegjezë po rishikojnë këshillat e tyre për të gjithë ata persona që marrin vaksinën anti-COVID. Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pas efekteve anësore.

Në total 23 qytetarë kanë humbur jetën pasi morën vaksinën e Pfizer. Të gjitha rastet u shënuan tek pacientë në shtëpitë e të moshuarve, mbi moshën 80 vjeç. Ethe, të përziera dhe diarre ishin ndër efektet anësore tek 13 prej tyre bën me dije zyrtarët, çka dhe mund të kenë çuar në vdekjen e këtyre personave.

Rregullatorët tani ia lënë në dorë mjekëve që të konsiderojë se kush duhet të vaksinohet.

“Nuk ka ndonjë lidhje të caktuar midis këtyre vdekjeve dhe vaksinës. Ajo që themi është se nëse keni pacientë shumë të dobët, shumë të sëmurë dhe që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, duhet të bëni një vlerësim shtesë të përshtatshmërisë së vaksinimit të këtyre pacientëve”, u shpreh Steinar Madsen, mjeku kryesore i Agjencisë.

“Ekziston një mundësi që këto reaksione anësore të zakonshme, të cilat nuk janë të rrezikshme për pacientët më të rinj, mund të përkeqësojnë sëmundjet tek të moshuarit”,- tha Madsen.null

“Ne nuk jemi të alarmuar për këtë, sepse këto janë dukuri shumë të rralla dhe ato ndodhën në pacientë shumë të dobët me sëmundje shumë të rënda”,- theksoi ai.

“Tani po kërkojmë që mjekët të vazhdojnë me vaksinimin, por të kryejnë vlerësime shtesë të njerëzve shumë të sëmurë, gjendja themelore e të cilëve mund të përkeqësohet.”

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra. Në shtetin nordik më shumë se 30.000 persona janë vaksinuar në javët e fundit.

Në të gjithë botën, pas çdo fushatë vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë, zyrtarët presin që të raportohen vdekje dhe efekte anësore të rënda.

Por, përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.//B.W