I fundit në renditje, qarku Dibër 21 raste me koronavirus në 2 ditë 0 39

Megjithëse Qarku Dibër mbetet i fundit në renditjen e 12 qarqeve për nga numri i rasteve aktive në të gjithë vendin, dy ditët e fundit ka patur një rritje të të prekurish.

Nga tamponët e dërguar për analizë në ISSH kanë rezultuar në Mat vetëm në 2 ditët e fundit 13 raste pozitive me Covid-19. Burime pranë NJVKSH Mat bëjnë të ditur se rastet janë në institucione arsimore, shëndetësore e polici.

Qarku Dibër në hartën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë është me ngjyrë të verdhë për shkak të numrit të rasteve aktive që ka për momentin. Ndërkohë po 13 taste janë shënuar këtë të hënë në të gjithë Qarkun Dibër. 6 raste në Mat, 5 në Dibër dhe 2 raste në Bulqizë.

Aktualisht numri i të infektuarve aktiv në të gjithë Qarkun Dibër është 127 persona. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 4

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 4

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…