I “çmendi” gocat! Pra, Saimirin e “Love Story” do e shohim në serialet TURKE? 0 239

Tashmë beqari më i njohur shqiptar është një “princ modern” që po rrëmben zemrat e shumë vajzave dhe është prezantuar nga Alketa Vejsiu në emisionin “Love story”. Saimir Kasemi është djaloshi simpatik që vjen nga Gjermania e do të gjeje nuse shqiptare në emisionin televiziv ku i fton 18 vajzat që të dalin në takime romantike me të.

Një ish futbollist dhe një biznesmen që jeton mes Gjermanisë e Shqipërisë si financier dhe sipërmarres me shumë biznese.

Ai tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar dhe ka marrë ofertë për të luajtur në serialet turke.

“Kryefjala” bën të ditur se regjisori i famshem turk Deniz Yorulmazer i njohur nga filmi “Bay Yanl??” ka shprehur interes për të bërë Saimirin pjesë të kastit të tij.

Nuk e dimë nëse Saimiri e ka pranuar ofertën, por kujtojmë që me këtë regjisor ka punuar edhe aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo për dashurinë? Ana nxjerr veten zbuluar: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor!” 0 9

Nëse do na duhej të thonim një emër nga “Për’puthen” që u lakua në fillim për lojëra jashtë programit, është padyshim Ana Lleshi. Ish-konkurrentja ishte kryefjala e mediave rozë për ditë me radhë pas fotos me Arjonin.

E ndërkohë që tani është konfirmuar lidhja e saj me Arsim Abdulin, një tjetër ish-konkurrent të emisionit të dashurisë, Ana duket se ka gjetur pak qetësi nga “telenovelat”.

Megjithatë, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell në Top Channel, ku tema e diskutimit ishte “A ka datë skandence fama?”, bukuroshja brune na ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo zbuloi se qëllimi i vërtetë i pjesëmarrjes në “Për’puthen” nuk ka qenë vetëm dashuria por diçka tjetër, të cilën do e tregojë koha.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka,” shprehet Ana përballë Bledi Manes.

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 10

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.