Hurmat e arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme 0 27

Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term që përfshin me dhjetëra varietete frutash që janë të shëndetshme. Në Shqipëri, dyqane të ndryshme kanë lloje të ndryshme të hurmave të arabisë. Në këtë artikull, AgroWeb.org ka renditur 9 hurmat më të mira të Arabisë.

Hurmat Ajwa
Këto njihen si ‘Mbretëresha e Hurmave’ sepse besohet të kenë qenë të preferuarat e Profetit Muhamed të fesë Islame.

Ato janë të buta dhe më të thata.

Këto hurma njihen për aftësinë që kanë në forcimin e imunitetit.

Hurmat Medjool
Ky frut rritet në vende me klimë të nxehtë e të thatë siç është Lindja e Mesme, Afrika dhe Kalifornia.

Ato nuk përmbajnë sheqer dhe janë ideale për pacientët diabetikë.

Këto hurma janë të pasura me vitamin, minerale dhe energji.

Hurmat Kalmi
Këto fruta e kanë origjinën nga Omani.

Janë fruta të zeza, të vogla me formë cilindrike.

Ato janë të pasura me kalium dhe parandalojnë diarenë.

Hurmat Mabroom
Këto hurma njihen si fruta të cilësisë së parë.

Janë natyralisht të pasur me minerale dhe antioksidantë.

Janë të ëmbla dhe përtypen me lehtësi.

Hurmat Ambera
Këto hurma mbajnë vulën e cilësisë më absolute të frutave të thata.
Ato vijnë nga Medina, në Arabinë Saudite.
Janë të mëdhaja në përmasa dhe kanë aftësi të përmirësojnë shërimin natyral të organizmit.

Hurmat Khudri
Kanë formë cilindrike dhe gjenden në përmasa mesatare ose të mëdha.

Kanë ngjyrë kafe me nuance të kuqe dhe të japin energji të menjëhershme që në kafshatën e parë.

Hurmat Zahidi
Janë hurmat më të shijshme të Iranit.

Kanë një ngjyrë të çelët të verdhë dhe formë rrumbullake.

Këto hurma përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, B, C dhe minerale që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Hurmat Safawi
Vijnë nga Arabia Saudite dhe janë të ëmbla e të mëdha.

Këto hurma përdoren kryesisht për të trajtuar aneminë dhe intoksikimin.

Hurmat Sukarri
Edhe ky varietet vjen nga Arabia Saudite.

Janë tejet të ëmbla dhe të qullëta.

Ato të japing një dozë të menjëhershme energjie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 arsye që tregojnë se është koha të braktisni vendin e punës 0 14

Nëse keni kërkuar ndonjëherë në Google pyetjen – a është koha që të braktis punën? – atëherë, duhet ta merrni shumë seriozisht këtë ide.

Të gjithë kemi pasur momente të këqija në punë, që kanë zgjatur disa ditë…, një ose dy javë. Mirëpo, kur vjen koha që – ju më nuk e mbani në mend se, kur ishte dita e fundit e lumtur në punë – atëherë, është koha që të mendoni seriozisht për dorëheqjen.

Natyrisht, kërkohet më shumë se një fjali të thjeshtë për një veprim të tillë – andaj, në vijim ju sjellim 16 shenja që tregojnë se kur është koha të jepni dorëheqje – sidomos, nëse këto shenja përsëriten në vazhdimësi, dhe për një përiudhë më të gjatë kohore (disamujore).

Të shohim në vijim se cilat janë ato.

 

 

1. Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës.

2. Aftësitë tuaja nuk po dalin në pah.

3. Synimet e punëdhënësit dhe synimet tuaja personale nuk përputhen fare.

4. Duket sikur shefi juaj është dërguar nga ferri.

5. Keni ndjenjën sikur nuk mund të fitoni kurrë.

6. Nuk promovoheni.

7. Çdoherë duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë flisni.

8. Kompania nuk investon fare në ju.

9. Jeni të brengosur gjatë gjithë kohës për financat tuaja.

10. Duket sikur do të fillojë koha e pushimeve nga puna.

11. Nuk mund ta paramendoni veten si pjesë të kompanisë brenda një viti.

12. Nuk i besoni më shefit tuaj dhe premtimeve të tij.

13. Ballafaqoheni me stres, frikë nga obligimet…dhe keni mungesë vullneti.

14. Frikësoheni nga e hëna – fillimi i javës në punë.

15. Nuk guxoni të qeshni më zë në vendin e punës.

16. Thjesht, keni parandjenjën se tashmë u bë mjaft.

Mjeku paralajmëron: Ky ndryshim në fytyrë tregon që niveli i kolesterolit është mbi kufijtë normalë! 0 23

Dr. Georgi Sapego zbulon se cili ndryshim në fytyrë tregon se kemi yndyrë të tepërt në organizëm

– Kolesteroli i keq shkakton arterosklerozën, e cila dëmton arteriet në tru, zemër, zorrë ose këmbë. Të gjitha këto pjesë të trupit mund të preken rëndë.

Kolesteroli i mirë, nga ana tjetër, parandalon zhvillimin e arterosklerozës, thotë Sapego, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu vuri re se pa një analizë të gjakut, është shumë e vështirë të vërehen devijime në nivelin e kolesterolit “të keq”, sepse problemi bëhet i dukshëm vetëm kur arteriet preken seriozisht nga arteroskleroza.

Simptomat mund të përfshijnë, për shembull, dhimbje të forta në gjoks dhe këmbë, vështirësi në frymëmarrje dhe dobësi të papritur.

Kjo është ksanthelasma: depozitat e verdha yndyrore shfaqen nën lëkurën e qepallave.

“Këto nuk janë njolla mikroskopike, por vende të dukshme qartë, të ngjashme me piklat. Në gjysmën e rasteve, xanthelasma tregon një nivel të lartë të kolesterolit në gjak ”, tha mjeku.