Humbi babanë në një moshë shumë të re, Jona Spahiu rrëfen momentet e fundit me të 0 31

Vite më parë, Jona Spahiu ka humbur babanë e saj dhe gjithmonë ajo ka treguar se ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës për të.

Megjithatë Jona nuk ka preferuar të flasë shumë për këtë ngjarje të hidhur, duke mos preferuar që të fitonte një ndjenjë mëshirë të panevojshme nga publiku.

Ndërkohë ditën e sotme e ftuar në emisionin “E ardhmja është vjazë”, Jona ka folur si kurrë më parë për këtë histori dhe ka treguar se të atin e ka humbur kur ka qenë vetëm 18 vjeçe.

Jona tregoi se i ati është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie të dytë, ndërsa një episod i ngjashëm i kishte ndodhur 2 vite më parë, gjë që nuk e kishte ndaluar të ringrihej dhe të frymëzonte vajzat e tij.

Kur i kishte ndodhur episodi fatal, moderatorja tregoi se kishte bërë gjithçka që t’i merrte një mjek neurolog për ta ndihmuar.

“Mjekët e urgjencës thanë se ishte një helmim i thjeshtë, por unë e dija që diçka nuk shkonte dhe kam shkuar në neurologë të ndryshëm, për ta marrë njërin në shtëpi. Unë me këmbëngulje e mora doktorin vetë, me taksi, dhe ai me një cinizëm që nuk e kam kuptuar kurrë, na tha që gjithçka do të shkojë mirë, për një njeri që të nesërmen vdiq”, rrëfeu Jona.

Përveçse duhej ta përballonte këtë situatë kaq të vështirë vetëm me nënën dhe motrën e saj, Jona tha se ju desh të përballej edhe me komente shumë të rënda, sepse u kthye në ekran vetëm 1 javë pas ndarjes nga jeta të babait dhe pa rroba të zeza.

Megjithatë ajo shtoi se kjo vështirësi e bëri të gjente një forcë shumë të madhe brenda vetes, që më parë nuk e kishte zbuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Flaka Krelani befason me transformimin e bërë në dukje 0 7

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Flaka Krelani, e cila së fundmi ka bërë një ndryshim drastik edhe në pamje.

Krijuesja e hitit “Zjam” ka prerë thuajse tërësisht flokët dhe ka sjell një stil të veçantë

Me flokë të shkurtra e me veshje të gjerë, Krelani duket se i është përshtatur mjaft mirë jetesës në Amerikë.

Për ‘look’-un e ri, Flaka ka marrë komplimente të ndryshme nga miqtë e fansat që mban në rrjete sociale.

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.