Hulumtimi i “Top Story”, Shqipëria teknologji të njëjtë për trajtimin e mbetjeve me BE, kostot disa herë më lirë 0 61

Mpleksja e interesave të ngushta të politikanëve në biznesin e mbetjeve e ka përqendruar së fundi diskursin publik tek konçesionet e inceneratorëve. Në emisionin e së martës, “Top Story” solli një pasqyrë të plotë rreth këtyre impianteve.

Nga projektet konkrete në Sharrë, Elbasan e Fier, e deri tek kostot e ndërtimit, tarifat e trajtimit, teknologjia e përdorur si dhe krahasimi me vendet e tjera rreth këtyre parametrave.

Faktet e sjella nga Top Story, sollën një pasqyrë më të qartë për publikun për të kuptuar më shumë rreth akuzave të politikës dhe të vërtetave.

“Është bërë si gogol, nuk është kështu”, deklaroi mes të tjerash profesori i mjedisit Seit Shallari.

“Inceneratori është një furrë modern djegjeje e mbetjeve në temperaturë të lartë, proces nga i cili prodhohet energji elektrike. Kjo është djegie e sigurtë e mbetjeve, pra emetimet e gazrave janë të kontrolluar”, tha profesori Shallari i cili ka sjellë në emision edhe eksperiencat e tij personale në vizitat e kryera në inceneratorët në vende të zhvilluara si Zvicra apo Austria.

Në këto vende, nuk kishte asnjë diferencë teknologjike me inceneratorin e Elbasanit që është plotësisht funksional, dhe ato të Fierit e Tiranës që janë në proces.

“Top Story” zbuloi se një incenerator si ai i Tiranës, me të njëjtat kapacitete dhe parametra teknologjikë, në vendet e rajonit e më gjerë ksuhton disa herë më shumë. “Për një impiant të ngjashëm me këtë të cilin po ngrihet në rrethinat e Tiranës, niveli i investimit shkon diku te 200-250 mln euro, pra duke pasur të njëjtat kushte dhe duke qenë të kujdesshëm për të ruajtur karakteristikat e ligjshëmrisë mjedisore”, tha profesori i ekonomisë Fatmir Guri.

Në Serbi, një projekt i ngjashëm me këtë të Tiranës do të kushtojë plot 350 milionë euro. Në Danimarkë, një incinerator i ngjashëm ka kushtuar plot 600 milionë euro, ndërkohë, në Tiranë projekti ka parashikuar 128 milionë euro kosto ndërtimi për veprën, e cila mbulohet me paratë e privatit.

Pra, ndryshe nga sa akuzohet, paratë e paguara konçesionarit nga shteti lidhen vetëm me koston e trajtimit të mbetjeve, që është 29 euro për ton.

Top Story, zhvilloi një rrugëtim edhe në Itali për të kuptuar më shumë lidhur me kostot e trajtimit të mbetjeve.

Në Foxhia dhe Ancona, administratorë impiantesh për trajtimin e mbetjeve bënë një krahasim të qartë rreth kostove të trajtimit.

“Itali teknikisht jemi në vlerat 65-70 Euro vetëm për mbulim kostosh por duhen konsideruar dhe të gjitha kostot e menaxhimit e të tjera. Pra, sinqerisht 29 Euro, e përsëris, qoftë kur e paguan privati qoftë kur e paguan qytetari, më duket me të vërtetë një çmim shumë i ulët”, tha Mateo Bruno, president “Cooperativa Nuova San Michele” srl, kompani që ka në menaxhim disa landfille.

“29 euro, është një çmim që në Itali nuk ekziston, nuk mund të ekzistojë sepse investimet që janë të nevojshme, kostot për menaxhimin, për kontrollin dhe për të lënë mënjanë shumat e nevojshme për fazën e post menaxhimit janë të tilla që këto vlera në Itali nuk ekzistojnë tashmë prej shumë -shumë vitesh”, tha Mario Ragaini, drejtor i Sogenus SPA, një tjetër kompani me eksperiencë mbi 30 vjeçare në menaxhimin e mbetjeve.

Edhe në vende të tjera kostot janë më shumë se dyfishi krahasuar me Sharrën.

“Në Gjermani kosto për një ton të përpunuar shkon diku të 100 euro, në Belgjikë diku 70 euro”, tha profesori Fatmir Guri. Në Greqi kostoja ishte 53 euro, ndërsa në Serbi, në icneneratorin e projektuar kostoja është parashikuar plot 70 euro. /Newsbomb #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!