Horoskopi sot datë 02 Dhjetor 2020 0 27

Dashi
Ju kurrë nuk keni qenë të mirë në marrjen e urdhrave, veçanërisht nëse ato vijnë nga një epror. Por sot, ato vijnë për të mirën e përbashkët, ndaj do t’ju duhet t’i zbatoni. Në aspektin profesional, parashikohet një rritje në detyrë.
Demi
Një partner ose një mik i dashur me të cilin ndani mendimet tuaja më të thella mund t’ju bëjë një ofertë mjaft të çuditshme, por jashtëzakonisht të mrekullueshme. Për fat të mirë, është koha e përkryer për një aktivitet të tillë, ndaj mund ta pranoni atë.
Binjakët
Sot mendja juaj është e gatshme për romancë. Ju i doni të gjitha! Biseda të thella, kuptimplota, por dhe flirtim intensiv. Për fat të mirë, me planetët të rreshtuar në mënyrën si janë për momentin, ju jeni të favorizuar në këtë drejtim.
Gaforrja
Nëse mund të arrini të kaloni gjithçka që universi ka vendosur të hedhë drejt rrugës suaj për momentin, gjë që do të jetë shumë interesante, ju mund të kaloni gjithçka. Pavarësisht nëse është një figurë autoriteti, partner apo mik i mirë, do të bëni gjithçka që ata kërkojnë pa asnjë ankesë.
Luani
Sot do të ishte një ditë e mirë për të qëndruar i vetëm. Njerëzit mund të jenë paksa bezdisës dhe gjaknxehtësia mund të ndizet. Nuk ka kuptim të hysh në një argument të panevojshëm. Bëni lojë të sigurt duke shmangur personat që shkaktojnë nervozizëm.
Virgjëresha

Rutina juaj do të prishet seriozisht, por për të parën herë nuk do të mërziteni shumë për këtë. Kjo do të ndodhë për një arsye të mirë. Ndoshta është partneri juaj, një mik i mirë ose shefi juaj që e kërkon favorin. Kushdo qoftë ai, me të vërtetë ka nevojë për ndihmën tuaj.
Peshorja
Mos u përpiqni të fshihni ndjenjat nga ata njerëz që doni dhe që ju duan. Lajmi i mirë është se tani situata është shumë e mirë. Kjo do t’ju ndihmojë për nisjen e një marrëdhënieje të re sentimentale.
Akrepi
Ju mund të jeni akoma pak i irrituar për ngjarjet e së kaluarës, por në të vërtetë është koha që thjesht t’i harroni ato. Bëjani vetes këtë favor dhe vazhdoni përpara. Mbajtja e inateve vetëm ju dëmton. Jeta është shumë e shkurtër! Jetoni në të tashmen dhe shihni drejt së ardhmes.
Shigjetari
Sipas mendimit tuaj, jeta ka për qëllim të jetë një seri pushimesh të zgjatura. Nuk është se jeni i papërgjegjshëm. Në fakt, është një mënyrë e mirë për të tejkaluar problemet me të cilat përballeni herë pas here. Edhe sot do t’ju duhet të mendoni pozitivisht përballë sfidave.
Bricjapi
Sot do të jetë një ditë e mrekullueshme. Vazhdoni derisa ta besoni absolutisht. ‘Fal, harro dhe vazhdo përpara’ duhet të jetë sot motoja juaj. Nëse përballeni me probleme në dashuri, largojeni energjinë negative nga vetja.
Ujori
Do t’ju duhet që sot të tregoni më shumë angazhim në vendin e punës. Nëse përballeni me ndonjë problem, kërkoni këshilla nga dikush. Në aspektin sentimental, gjithçka do të shkojë sipas planeve.
Peshqit
Vetëkontrolli nuk ka qenë kurrë lart në listën tuaj të cilësive që admironi te vetja. Përpiquni të tregoni pak përmbajtje me blerjet në internet që të mos dëmtoni plotësisht llogarinë tuaj bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na bënë gjë veshët? Mohoi lidhjen me Bardhin, por deklarata e fundit e Anës sapo i hodhi benzinë zjarrit! 0 11

Dy foto paparaci të Anës së “Për’puthen” (e pezulluar tashmë nga emisioni) dhe reperit shqiptar, Bardhyl Idrizi, u bënë shkak që në media të përflitej për një romancë mes tyre. Ata të dy u fotografuan një herë në Tiranë e më pas në Kosovë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Bardhi i hodhi poshtë dyshimet për një romancë me Anën, pasi në “Afterparty-n e Luana Vjollcës”, tha se është single.

Gjithashtu, Ana mohoi më herët në emisionin “Për’puthen” lidhjen me reperin shqiptar, pasi u pyet nga moderatorja Bora Zemani lidhur me fjalët që ishin përhapur për ta prej disa kohësh.

Ajo u shpreh se me Bardhin njihet prej kohësh, për shkak të menaxherit të tij. Më pas Ana zbuloi se po bashkëpunon me reperin për disa projekte, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.

Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e  vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.

Mirëpo, deklarata e fundit gjatë intervistës “60 sekonda për Prive” i ka hedhur benzinë zjarrit.

Pyetjes “Nga 1 deri në 5, sa e varur je nga seksi”, Ana iu përgjigj “Pyet Bardhin“, duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie intime./iconstyle

Rudina Dembacaj tregon operacionin e vetëm plastik që ka bërë në trupin e saj! 0 7

Moderatorja Rudina Dembacaj përpiqet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe një veçori që e karakterizon është sinqertiteti.

Nëse e pyet Rudinën për diçka, ajo do të të thotë gjithmonë të vërtetën dhe kësaj here nuk i ka bërë “bisht” as pyetjes “Ke operacione plastike në trup apo fytyrë?

Moderatorja nuk ka vonuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke treguar se e vetmja ndërhyrje që ka bërë është në gjoks.

“Gjoksin, para 6 vitesh. Nga dobësimi, më ishte bërë për t’u futur në xhepa”- ka treguar ajo.

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”-ka shkruar Rudina krah fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij./iconstyle