Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2021 0 17

Dashi

Disa persona të kësaj shenje do të premtojnë më shumë sesa mund të japin. Një mesazh i papritur do t’ju gëzojë. Do të jetë një nga ato ditë të shkëlqyera kur krijimtaria juaj do të jetë në kulmin e saj.

Demi

Njerëzit përreth jush do t’ju ngrenë moralin. Ka gjasa të shpërbleheni për dashurinë e drejtë dhe bujare. Tregohuni të vëmendshëm kur bashkëveproni me njerëz të rëndësishëm, pasi mund të merrni një këshillë të vlefshme.

Binjakët

Ju do të zemëroheni nga tensionet në familje. Gjeni mënyra për të devijuar vëmendjen tuaj dhe për t’u çliruar nga ky ankth. Angazhimi në një formë të aktivitetit fizik mund të jetë një ilaç i mirë.

Gaforrja

Të vepruarit në mënyrë vendimtare nga ana juaj do të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi afatgjatë. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju. Partneri juaj mund të jetë i mërzitur dhe i trazuar sot, për shkak të tensioneve në familje.

Luani

Organizoni një takim në mbrëmje me miqtë ose familjen. Punoni në heshtje drejt qëllimeve tuaja dhe mos zbuloni motivet tuaja para se të arrini suksesin. Dikush afër jush do të dëshirojë që të kaloni kohë cilësore me të, por nuk do të jeni në gjendje të përmbushni dëshirën e tij/saj.

Virgjëresha

Merrni pak kohë për veten, për t’u çlodhur dhe shëruar. Do të ketë një forcim të pozicionit tuaj financiar. Natyra juaj e mprehtë do të tërheqë vëmendjen e disa personave rreth jush. Ndërhyrja e një personi do të shkaktojë komplikime në jetën tuaj personale.

Peshorja

Mos u shqetësoni kur përballeni me situata të ndërlikuara. Merrni pjesë në aktivitete shoqërore për të qenë në humorin e duhur. Shëndeti i partnerit tuaj mund të rezultojë në shpenzime financiare për ju sot.

Akrepi

Natyra juaj e gëzueshme do të kënaqë edhe të tjerët. Sot, një nga vëllezërit e motrat mund t’ju kërkojë hua. Megjithëse mund të jeni në përputhje me dëshirat e tyre, ky veprim mund të çojë në vështirësi financiare.

Shigjetari

Një telefonatë nga partneri/partnerja juaj do t’ua bëjnë ditën të veçantë. Sa i përket aspektit profesional, do të jetë një ditë e mbarë. Mos shpenzoni kohë me fjalë të kota. Kushtojuni më shumë rëndësi këshillave të familjes suaj.

Bricjapi

Dita do të jetë plot lumturi, pasi partneri/partnerja juaj do të bëjë përpjekje për t’ju sjellë gëzim. Mos dyshoni në besnikërinë e të dashurit tuaj. Mund të ndërmerrni një udhëtim që do të ndikojë pozitivisht në aspektin tuaj profesional.

Ujori

Do të jeni mjaft aktiv gjatë ditës së sotme. Do të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm. Nxirrni të gjitha problemet tuaja nga mendja dhe përqendrohuni në përmirësimin e pozicionit tuaj si në shtëpi ashtu edhe midis miqve. Mund të zhgënjeheni sepse një takim romantik mund të mos përmbushë pritshmëritë tuaja.

Peshqit

Do të shijoni një atmosferë pozitive në punë, por një incident i vogël mund të dëmtojë disponimin tuaj më vonë. Do të jetë një ditë e bukur dhe do të merrni gjithë vëmendjen që dëshironi. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin një propozim për martesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 10

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.