Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2021 0 17

Dashi

Sjellja në një mënyrë diktatoriale me anëtarët e familjes do të çojë vetëm në argumente dhe inate. Zgjidhni të vishni diçka me të cilën partneri juaj ju pëlqen t’ju shohë. Mendoni mirë para se të përfshiheni në ndonjë projekt të ri. Mungesa e ndihmës në jetën tuaj personale mund të çojë në përçarje në marrëdhënien me partnerin.

Demi

Anëtarët e familjes mund të mos jua përmbushin pritshmëritë. Mos prisni që ata të punojnë sipas fantazive tuaja. Do të përjetoni një moment të papritur romantik që mund të dominojë mendimet tuaja drejt mbrëmjes. Kujdesuni për atë që ndodh rreth jush; dikush mund të marrë merita për punën e bërë prej jush.

Binjakët

Miqtë dhe anëtarët e familjes do të marrin shumicën e kohës. Sot do të keni mundësi të merrni më shumë kohë edhe për veten. Mund të grindeni me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj për një çështje të parëndësishme, por gjithçka do të kthehet në normalitet shumë shpejt.

Gaforrja

Miqtë do t’ju prezantojnë me dikë të veçantë, i cili do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimet tuaja. Do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në jetën tuaj personale, që do të sjellë gëzim për ju. Tregoni takt me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, pasi mund të mos jetë në humor të mirë.

Luani

Ata që do të dalin për t’u argëtuar, do të kënaqen pa fund. Sot, të gjitha paratë që do të fitoni, do të vijnë si rezultat i punës suaj dhe përpjekjes. Një anëtar i familjes ose bashkëshorti/bashkëshortja juaj mund t’ju shkaktojë tension.

Virgjëresha

Sytë tuaj janë aq të shndritshëm saqë mund të ndriçojnë ditën e partnerit/partneres suaj. Përdorni kontaktet tuaja për të kaluar një çështje mjaft të vështirë. Përgjithësisht do të jetë një ditë e bukur.

Peshorja

Mundohuni të shmangni stresin e udhëtimeve me distanca të gjata. Do të gjeni miq mbështetës, por bëni kujdes nga ato që thoni. Sot qielli do të duket më i ndritshëm, lulet do të duken më të gjalla dhe gjithçka do të shkëlqejë rreth jush, sepse jeni të dashuruar.

Akrepi

Analizoni problemet personale përmes të kuptuarit dhe arsyes. Mos i transmetoni këto çështje në publik, përndryshe reputacioni juaj mund të dëmtohet. Duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin/partneren tuaj për ta njohur dhe kuptuar më mirë njëri-tjetrin.

Shigjetari

Kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë në mënyrë që të relaksoheni. Një atmosferë festive në shtëpinë tuaj do t’ju çlirojë nga tensioni. Ndërhyrja e një personi të tretë do të shkaktojë komplikime në jetën tuaj personale. Eprori juaj në punë, do të impresionohet nga cilësia e punës suaj.

Bricjapi

Një udhëtim i ndërmarrë me miqtë ose familjen tuaj do të qetësojë ata që kanë kaluar një krizë financiare. Ky udhëtim mund t’ju çojë drejt një lidhjeje të re romantike. Do të përfitoni nga ndryshimet që do të ndodhin në punë.

Ujori

Do të shihni ëndrrat tuaja duke u realizuar. Mbajeni jetën tuaj të dashurisë sa më të gjallë. Mund ta kaloni kohën tuaj të lirë në shtëpinë e dikujt afër jush në mbrëmje. Por gjatë kësaj kohe, diçka që ata thonë mund të mos ju pëlqejë.

Peshqit

Jini të sinqertë në pikën tuaj të qasjes. Vendosmëria juaj do të vihet re dhe gjithashtu edhe aftësitë tuaja. Partneri/partnerja juaj mund t’ju befasojë me diçka që mund t’ju tregojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nisma për shkarkim, Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet 0 6

Ndërsa komisioni i Ligjeve, pritet të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës shprehet se në asnjë prej njoftimve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

“E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.”- shkruan Meta në letër, ndërsa thekson se Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

 

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:

E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.
Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.

Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.

Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
– Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020, përgjatë periudhës së pandemisë;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!

Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.

Takimi në selinë e LSI, Kryemadhi i dorëzon ‘dosjen e zezë’ delegacionit të misionit të OSBE-ODIHR 0 7

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dorëzuar ‘dosjen e zezë’ të 25 prillit delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR.

Sot delegacioni me në krye shefen, Ursula Gacek vizitoi Kryeamdhin në selinë e LSI për të diskutuar pë zgjedhjet e 25 prillit.
LSI ka pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, dhe duket se ka dorëzuar edhe ajo dosjen e saj për problematikat e evidentuara dhe faktuara gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
  • foto galeri