Horoskopi për ditën e sotme, 20 nëntor 2020 0 19

Dashi

Do të jetë një ditë e dobishme për të lindurit e kësaj shenje. Nëse nuk jeni ndjerë mirë gjatë kësaj periudhe, ka gjasa që sot të ndiheni më të lehtësuar. Jepuni përparësi nevojave të familjes.

Demi

Do të jeni aktivë gjatë ditës së sotme. Do të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm. Miqtë do t’jua zbukurojnë ditën, pasi mund të planifikojnë diçka emocionuese për mbrëmjen. Nëse dëshironi që jeta juaj e dashurisë të mbetet e fortë dhe harmonike, mos arrini në ndonjë përfundim të pabazuar rreth partnerit/es tuaj.

Binjakët

Do të jetë një ditë financiarisht më e mirë se ditët e fundit. Lërini pas ankesat e së kaluarës dhe ecni përpara me pozitivitet. Përpjekjet tuaja do të jenë të frytshme. Partneri/ja juaj do të bënë gjithçka për t’ju bërë të lumtur.

Gaforrja

Do përpiqeni maksimalisht për të kapërcyer një problem të vështirë në jetën tuaj. Gjendja juaj financiare ka gjasa të përmirësohet së shpejti. Përgjegjësitë e familjes do të rriten, duke shtuar shqetësimet. Ekziston mundësia e një marrëdhënieje të re romantike.

Luani

Shmangni shqetësimet e tepërta për shëndetin. Shmangni ngritjen e çështjeve të debatueshme, nëse sot jeni në një takim të rëndësishëm. Përqendrimi do t’ju ndihmojë të shkëlqeni në punë. Udhëtimet e ndërmarra për qëllime biznesi do të provojnë të jenë të dobishme në plan afatgjatë.

Virgjëresha

Sigurohuni që çdo investim që bëni të bëhet me mençuri. Do të jetë një ditë shumë e mirë për të harmonizuar marrëdhëniet me bashkëshortin/en tuaj. Jini të gatshëm të merrni përgjegjësi dhe të komunikoni në mënyrë konstruktive me partnerin/en tuaj sot.

Peshorja

Përpiquni të jeni më shumë efikasë në jetën profesionale. Ka gjasa t’ju vihen në dukje mangësitë. Shpenzimet financiare mund të jenë sot arsyeja e përplasjes me partnerin/en tuaj.

Akrepi

Kini kujdes të mos e lini pas dore veten kur bëhet fjalë për çështje shëndetësore. Fillimi i ditës mund të jetë i mirë, por do të ketë shpenzime në mbrëmje, të cilat do t’ju shqetësojnë. Situata në jetën tuaj të dashurisë mund të jetë paksa e vështirë.

Shigjetari

Ndihma e dikujt do të jetë jashtëzakonisht e dobishme në zgjidhjen e ndonjë problemi në jetën tuaj. Sot harrojini shqetësimet dhe thjesht shijoni shoqërinë e partnerit/es. Ata që kanë lidhje me artin do të gjejnë disa mundësi të reja për të dhënë më të mirën e tyre krijuese.

Bricjapi

Të qenët i vrazhdë me bashkëshortin/en do të provokojë një reagim të fortë nga ata. Ju duhet ta kuptoni se mosrespektimi dhe marrja e dikujt si shembull mund të rrezikojë rëndë një marrëdhënie. Financat tuaja do të përmirësohen gjatë ditës.

Ujori

Një çështje e vogël shëndetësore mund t’ju ndalojë të merrni një detyrë të rëndësishme. Projektet dhe planet në pritje do të lëvizin për të marrë një formë përfundimtare. Ndjesia e të qenit i/e dashuruar, do t’ju bëjë të ndiheni sikur po ecni në ajër.

Peshqit

Kambanat e dasmës mund të bien për disa, ndërsa të tjerët mund të gjejnë romancën që kanë kërkuar prej kohësh. Përqendrohuni në punë dhe qëndroni larg konfrontimeve. Mund të merrni një lajm të mirë në mbrëmje vonë./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 21

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”

 

Del në ankand një pikturë e rrallë e Van Gogh, është vlerësuar nga 5-8 milionë euro 0 14

FRANCE

Një pikturë e rrallë e van Gogh, nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund tëmarsit në Paris, nga Sotheby’s.

Lajmin e ka dhënë shtëpia e ankandit, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.

Piktura në vaj ka përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.

Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë.

Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.//B.W