Horoskopi për ditën e sotme, 15 nëntor 2020 0 4

Dashi
Përpiquni të kryeni sa më shumë aktivitete sportive dhe levizje në natyrë. Një mik i vjetër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare sot. Mund të keni probleme me vartësit, kolegët dhe bashkëpunëtorët. Ka gjasa të merrni nja lajm shumë të mirë së bashku me partnerin/partneren tuaj.
Demi
Përfshijeni veten në aktivitete argëtuese dhe relaksuese. Shprehni mirënjohjen për të afërmit që ju kanë ndihmuar në një kohë krize. Ruani qetësinë duke shmangur emocionet e tepërta.
Binjakët
Nervozizmi mund të dobësojë vendosmërinë dhe aftësinë tuaj për të menduar drejt. Një problem i vazhdueshëm financiar ka gjasa të zgjidhet. Planifikoni diçka të veçantë për mbrëmjen dhe përpiquni ta bëni sa më romantike.
Gaforrja
Ju mund të ndiheni pak të lodhur si nga ana fizike ashtu edhe psikologjike. Gjithçka që ju nevojitet është pak pushim dhe rikuperim për të ngritur nivelin e energjisë. Ka gjasa që fitimet monetare t’ju vijnë nga më shumë se një burim.
Luani
Mbani nën kontroll emocionet, pasi shumë lumturi gjithashtu mund të çojë në probleme të papritura. Një lajm i mirë i papritur do t’ju ngrejë humorin. Ju mund të bini në dashuri me shikim të parë sot.
Virgjëresha
Financat tuaja do të përmirësohen gjatë ditës. Jeta juaj do të jetë përgjithësisht e qetë. Mund të ketë agoni në jetën tuaj të dashurisë gjatë ditës. Një grua do të luajë një rol të madh në suksesin tuaj sot, pavarësisht nga fusha juaj e punës.
Peshorja
Mos u shqetëso për çështje të parëndësishme. Mundohuni të qëndroni të qetë, kjo do të rrisë përqëndrimin tuaj. Partneri/partnerja juaj mund të jetë duke kërkuar një angazhim më të fortë në marrëdhënien tuaj, mos bëni premtime që do ta keni të vështirë t’i mbani.
Akrepi
Mund të shqetësoheni për shkak të disa problemeve me shëndetin. Ata që kanë marrë pak ditë pushimi me të dashurit e tyre do të kenë një periudhë shumë të paharrueshme. Kushtojini më shumë vëmendje nevojave tuaja personale sot.
Shigjetari
Ka gjasa të merrni një ofertë interesante pune që duhet ta analizoni me kujdes. Nuk përjashtohet mundësia që të ndryshoni të gjitha planet e ditës së sotme për shkak të disa të papriturave.
Bricjapi
Bëhuni optimist dhe shikoni anën e mirë të gjërave. Besimi do t’ju ndihmojë të hpni dyert që çojnë në realizimin e aspiratave tuaja. Kontrolloni tendencën për të shpenzuar shumë kohë dhe para për gjëra jo thelbësore.
Ujori
Nëse doni të bëheni të fortë financiarisht në të ardhmen, duhet të filloni të kurseni menjëherë para. Do të ketë një ndjenjë dashurie dhe afeksioni ndaj një personi pranë jush. Përpiquni të jeni sa më praktik.
Peshqit
Planifikoni një surprizë për familjen tuaj dhe bëjeni këtë një ditë sa më të bukur dhe të paharrueshme. Ekziston të takoni dikë sot, prania e të cilit do t’ju bezdisë. Ruajini qetësinë./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Një vit nga tërmeti/ Kryemadhi: Zemrat tona u ndanë më dysh, shumë familje janë ende sot në mes të rrugës 0 8

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kujton tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, teksa shprehet se “një vit më parë zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë”.

Mes të tjerash, Kryemadhi thekson se “Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje”.

Mesazhi i Kryemadhit:

Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë. Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit.

 

 

Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti. Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin.

Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme. Ka nevojë për drejtues që të kenë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe vizion bashkimi për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të krizave, të problemeve ekonomike dhe sociale që ato shkaktojnë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të.

(BalkanWeb)

“Prisja të bëhesha gjysh, por s’ngela as baba”, rrëfimi mes lotësh i burrit nga Mamurrasi që humbi gjithë familjen: M’u shuan para syve 0 10

Prej vitesh tërmeti ka shqetësuar çdo natë  Thumanën. Ai tronditi banorë pa fund duke i strehuar në makina apo me batanije të shtrira në oborr.

Kulmin tërmeti e shënoi mëngjesin e ftohtë të 26 nëntorit, kur akrepat e orës shënonin 3:54 me goditjen e fortë rrëzoi ndërtesa e mbajti brenda gërmadhave jetë njerëzish.

Tërmeti u tregua shumë i egër me familjen e Albert Carës, duke i marrë njëherësh 5 anëtarët e familjes, bashkëshorten Fatmira, djalin e madh Almirin dhe nusen Stela, vajzen Erisa dhe djalin Hasanin.

 

Alberti 59 vjeç është i vetmi i mbijetuar i familjes. Pas rikuperimit në spital në Itali, ai vazhdon jetën i vetëm duke punuar si shitës ambulant në Mamurras, ku punonte prej 30 vitesh.

Është e vështirë për Albertin të flasë për atë natë, kur e gjithë familja iu shua para syve, por peng i ka mbetur djali i madh dhe nusja, të cilët hynë në shtëpi para se të binte tërmeti i orës 3:54 minuta. Ata kishin dalë pas tërmetit të orës 2 dhe u kthyen me shpresën se  gjithcka kishte mbaruar…

Pse nuk qëndruan edhe pak jashtë? Pyet veten shpesh Alberti. Duke tundur kokën, tregon pafuqinë për t’i ardhur në ndihmë djalit, të voglit të shtëpisë Hasanit, i cili nuk gëzoi dot ditëlindjen e 18.

Alberti ishte shumë i lidhur me familjen. Për fëmijët do jepte jetën, ndërsa gruaja e ka lënë keq, pasi ishte mbështetja e tij më e madhe. Edhe pse jam malësor dhe nuk e kemi traditë, unë do bëja be në kokë të saj thotë Alberti dhe vë buzën në gaz.

Alberti tregon vështirësitë, sakrificat që ka kaluar në jetë për të shkolluar fëmijët, madje sjell në mëndje rastin e një nate të vitit të ri, kur familja e tij nuk kishte çfarë të hante, jo më të festonte. Atëherë kur mendova se arrita diçka thotë Alberti, gjithçka u shkatërrua.

Pasi u nxor nga forcat e kërkim shpëtimit, Alberti u dërgua për mjekim në spitalin Ushtarak dhe më pas në Itali. Ai kërkonte gjatë gjithë kohës telefonin të lajmëronte familjarët që ishte mirë, pa e ditur që ajo natë do ishte takimi i fundit me ta.

Përtej forcës dhe besimit për të vazhduar jetën për ta, Alberti nuk mban dot lotët, kur kujton gëzimin që kishte kur mori vesh që do bëhej gjysh.

Nga Mamurrasi ku shet duhan, Alberti drejtohet çdo ditë për në varrezat e Thumanës, ku flet dhe qan me familjarët që s’janë më, ndërsa zënkat i ka me gruan, e cila u tregua e padrejtë me të duke e lënë të vetëm.

Pas Thumanës, Alberti merr rrugën për në Kamëz, ku është shpërngulur gjatë kësaj kohe, por aty shtëpia nuk është më plot siç ai është mësuar.

Thumana është vendi ku punuan dhe rritën fëmijët, ndërsa sot kanë dhe varrezat e familjarëve të tyre, Albert Cara dhe Servet Vata. 1 vit më parë, Serveti ndodhej në Greqi me punë sezonale kur mori lajmin e kobshëm që kishte humbur nënën Hajrie Vata dhe djalin 7 vjecar Rojeld Vata. Ky vit nuk ishte i lehte per kete familje, ku asgjë për ta nuk është si më parë, por ato ruajnë kujtime të dy pjesëtarëve që sot ndjejnë mall dhe do t’i kujtojnë gjithmonë.

 

 

(BallkanWeb)