Horoskopi për ditën e sotme, 14 nëntor 2020 0 28

Dashi
Ju keni energjinë e nevojshme për të marrë iniciativën dhe për të filluar një aventurë të re. Hiqjani shtresat asaj që ju intrigon në jetë dhe do të zbuloni të paktën një mundësi të re për eksplorim. Mësoni më shumë rreth njërit prej hobeve ose interesave tuaja.
Demi
Ju nuk mund të mbështeteni krejtësisht në përshtypjet e para. Kur filloni të kontaktoni me ata të cilët mund të duken arrogantë ose pompozë në dukje, mund të zbuloni se janë zemra të dashura në jetën e tyre të përditshme. Mos formoni konkluzione të parakohshme për njerëzit.
Binjakët
Marrja e një roli të nënshtruar në një marrëdhënie mund të mos jetë shumë komode për ju tani, por kjo është një mundësi e rëndësishme për ju. Lëreni egon mënjanë dhe dëgjoni personin i cili është përgjegjës sot. Ai e di se për çfarë flet dhe mund t’ju mësojë atë që duhet të dini për të arritur atje ku dëshironi.
Gaforrja
Ju keni gjithë kohën dhe energjinë që ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja. Pavarësisht nëse doni të ecni përpara në një punë, në një marrëdhënie apo në një angazhim personal, nuk do të arrini askund pa formuluar një plan së pari, dhe dita e sotme është e duhura për ta bërë këtë. Sa më i madh rreziku, aq më i mirë dhe më i madh është shpërblimi.
Luani
Çlirojini të gjitha emocionet dhe bëjeni botën të dijë saktësisht se çfarë ndjeni thellë në zemër. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për atë që të tjerët do të mendojnë. Njerëzit përreth jush janë të gatshëm të dëgjojnë ato që keni për të thënë dhe do t’i trajtojnë rrëfimet tuaja me kujdes. Fshehja e së vërtetës vetëm ju shkakton stres.
Virgjëresha
Ju dhe një njeri me rëndësi në jetën tuaj mund të arrini një marrëveshje. Nuk do të merrni gjithçka që dëshironi, por duhet të jeni të kënaqur me veten edhe për pyetjen. Ata sigurisht që ju respektojnë për këtë. Mos u mburrni para bashkëpunëtorëve për marrëdhëniet që po ndërtoni. Lëreni punën tuaj të flasë për ju.
Peshorja
Bëhuni më kreativë me komunikimin tuaj, qoftë përmes telefonit, përmes tekstit ose postës elektronike, në blogun tuaj, apo edhe ballë për ballë. Komunikimi i zakonshëm është mënyrë shumë e mërzitshme për ju. Tregohuni më specifikë në gjërat që thoni dhe vlerësimi do të jetë maksimal.
Akrepi
Ndershmëria ju dallon nga njerëzit e tjerë. Të gjithë përreth po përpiqen të godasin egon e dikujt. Ju e dini që nëse nuk fitoni diçka në mënyrën e duhur, nuk ia vlen ta keni. Duhet të jetoni një jetë në të cilën e dini se mund të qëndroni pas gjithçkaje që thoni.
Shigjetari
Mundohuni të jeni më zemërgjerë në vlerësimin tuaj për njerëzit që nuk duket se e marrin atë. Jo të gjithë mund të jenë në krye të gjërave siç jeni tani, dhe sa më shpejt ta kuptoni, aq më mirë. Ata thjesht po punojnë me ritmin dhe aftësinë e tyre. Në vend që të irritoheni duke pritur që njerëzit t’ju kuptojnë, shkoni dhe kujdesuni për gjëra të tjera.
Bricjapi
Ju jeni shumë i kërkuar nga një grup i gjerë njerëzish. Ata të gjithë duan të kalojnë kohë me ju dhe mund të jetë e vështirë të zgjidhni se kujt t’i thoni “po” dhe kujt t’ia lini për më vonë. Personat që kanë qenë gjithmonë fleksibël me ju në të kaluarën tani meritojnë më shumë vëmendje.
Ujori
Ka disa njerëz përreth jush që kanë nevojë për udhëzimet tuaja. Patjetër duhet t’i ndihmoni ata nëse jua kërkojnë këtë gjë. Ju e dini se ku po shkoni, prandaj vërini gjërat në drejtimin e duhur dhe vazhdoni më tej. Mos u merrni me problemet e të tjerëve.
Peshqit
Dikush që ju pëlqen vërtet mund t’ju japë një dhuratë të mrekullueshme. Fatkeqësisht, ju mendoni se është një barrë e madhe. Sigurisht, ata do të përpiqen më së miri për ta veshur me ‘sheqer’ këtë dhuratë, aq sa ta bëjnë të ‘shijshme’ për ju, por tregohuni i vërtetë dhe thoni atë që mendoni./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skandali/ Si i fyeu dhe ironizoi Rama dy mjekët e njohur Sulçebe dhe Mezini 0 26

Paraqitja e mbrëmshme në Open e Edi Ramës nuk do të mbahet mend vetëm për përqeshjet fëminore që u bëri gazetarëve, por sidomos dhe mbi të gjitha, për fyerjet dhe sulmet që u beri dy prej mjekëve më me reputacion të vendit.

Dihet që Rama nuk pranon dot asnjë njeri që ka mendim të ndryshëm me të, por mjekët Arjan Mezini (foto djathtas poshte) dhe Genc Sulçebe nuk janë as media kazani, as presidenti i luajtur mendsh, as opozita e rrugës, pra nuk janë as armiq të pushtetit të tij absolut dhe as të reshtuar politikisht. Faji i tyre i vetëm është se janë aq profesionistë sa të guxojnë ti artikulojnë idetë e tyre.

Mjeku pneumolog Arjan Mezini që punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” pati shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ambientin ku qëndrojnë të sëmurët. Rama në emisionin “Open” u vu përballë kësaj deklarate ku pohohej: “Ne kemi në dhoma nga 4-5 pacientë. Mund të kishim hapur edhe covid-3 dhe covid-4 që të kishim ngarkesë virale më pak”. 

Thjesht kaq sugjeronte mjeku, por kjo qe e paparanueshme për kryeministrin.

“Ky mua më kujtoi një gazetar sportiv, ky flet si trajner i pavlerësuar i Realit të Madridit. Menaxhimi nuk është punë e tij. Ai është një mjek që mund të jetë i mirë, por aty foli kot. Mbi të gjitha ajo që tha është një marrëzi më vete. Ne i pamë spitalet në Francë, Itali dhe Gjermani dhe ne nuk e kemi parë gjëkundi këtë që thotë ai. Ai flet jashtë diturisë dhe profesionit të vet. Për të dhënë mend le të japë si mjek jo për menaxhimin”./lapsi.al

Dy mënyra fantastike si të shfrytëzoni lëngun e portokallit kundër gripit 0 24

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. 

Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta, ku përfshihet gripi dhe e ftohura. 

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat e bëjnë imunitetin më të fortë dhe të aftë për tu përballur me virozat.

Do të zbuloni dy receta për shfrytëzimin maksimal të potencialit të lëngut të portokallit për imunitetin dhe kundër gripit.

Portokall, xhenxhefil dhe spec djegës 

Ju nevojiten:

250 ml lëng portokalli të freskët,
125 ml ujë,
Një copë e vogël xhenxhefili të grirë
Një majë luge çaji shafran indie.
Pak spec djegës dhe pak piper.
Të gjithë përbërësit hidhini në një mikser dhe më pas në një tenxhere.

Lërini të valojnë për 5 minuta. Pijeni të ngrohtë.

Lëng portokalli dhe xhenxhefili 

125 ml lëng portokalli të freskët,
60 ml ujë,
Një copë e vogël xhenxhefili të grirë
Një majë luge çaji shafran indie.
Pak spec djegës dhe pak piper.
Një thelb hudhër i shtypur.
Të gjithë përbërësit futini në një mikser dhe përpunojini për 30 sekonda.

Lëngun hidheni në një kavanoz dhe pijeni gjatë gjithë ditës për të luftuar simptomat e të ftohurës dhe gripit.

Të dyja kurat janë fantastike kundër virozave të stinës.

Kjo për arsyen sepse bashkimi i portokallit me shafranin e Indisë, xhenxhefilin dhe specin e kuq djegës ofron një dozë të larmishme e të përqendruar vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh.

Në një periudhë virozash dhe gripi, sistemi imunitar ka nevojë pikërisht për këto tre ushqyes të /Albeu.com #albaniareport_al