Horoskopi për ditën e sotme, 13 prill 2021 0 26

Dashi
Sot mund të shqetësoheni për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj dhe këtë çështje mund ta shtroni për diskutm mes miqsh. Dikush do t;ju jape disa lenksione pozitive mbi këtë çështje. Në aspektin sentimental do të merrni disa lajme pozitive.
Demi
Sot kjo ditë do të paraqesë jo vetëm një vazhdim, por edhe një intensifikim të energjive të forta që ju kanë shtyrë drejt zbulimit të vetvetes. Mundohuni të merrni pjesë në detyrë. Nëse jeni të sinqertë, shpërblimet do të tejkalojnë çdo problem.
Binjakët
Sot duhet t’i bëni vetes shumë pyetje të rëndësishme. Universi po ju shtyn në udhëtimin tuaj të vetë-zbulimit. Nëse ju rezistoni, nuk do të jeni në humor shumë të mirë. Mundohuni të dëgjoni veten intuitivisht. Me siguri do të zbuloni se tashmë i keni përgjigjet.
Gaforrja
Nëse ndiheni të pavlerësuar nga njerëzit përreth jush, provoni të shkoni diku tjetër. Shkoni atje ku e dini që jeni të vlerësuar, ku historitë tuaja do të bëjnë njerëzit të qeshin, ku ndiheni si në shtëpinë tuaj. Dijeni se nëse qëndroni atje ku jeni, asgjë që provoni nuk do të funksionojë.
Luani
Ju mund të jeni në një situatë të pakëndshme me miqtë sot. Mund të ketë thashetheme rreth një shoku të përbashkët dhe do të tundoheni t’i bashkoheni bisedave. Mos harroni se njerëzit me të cilët po bëni thashetheme mund të flasin për ju më vonë.
Virgjëresha

Një mik apo koleg i ngushtë mund të marrë mirënjohje për punë të mira sot. Ju jeni të kënaqur me suksesin e mikut tuaj dhe mirënjohës për fatin tuaj të mirë. Duket se edhe ju keni arritur një qëllim afatgjatë. Buzëqeshja juaj i thotë të gjitha.

 

Peshorja
Ju mund të keni dëgjuar një histori për një mik kohët e fundit dhe thjesht po vdisni për ta ndarë atë me të tjerët. Bëni kujdes! Ju mund të dëmtoni reputacionin e dikujt pa qënë e nevojshme. Mendoni se si do të ndiheshit nëse shfaqja do të ishte në kurrizin tuaj.
Akrepi
Eshtë e mundshme që ju të merrni një letër ose telefonatë duke ju paralajmëruar për lajme të mira financiare. Tregoni kujdes që të merrni të gjitha faktet përpara se të arrini në ndonjë konkluzion.
Shigjetari
Sot të gjitha përpjekjet tuaja të fundit mund të shpërblehen. Mos u habitni nëse sot do të jeni në qendër të vëmendjes. Kjo ka të ngjarë t’i japë besimit tuaj një nxitje të madhe dhe t’ju bëjë të konsideroni mënyra të tjera për të përparuar karrierën tuaj.
Bricjapi
Ju jeni jashtëzakonisht bindës, duke e bërë praktikisht të pamundur që dikush t’ju thotë jo. Të gjitha shenjat tregojnë se do të jeni të suksesshëm me gjithçka që ndërmerrni. Përfitoni nga kjo kohë positive për të bërë ndonjë investim.
Ujori
Kjo është një ditë e mirë për ta kaluar me familjen tuaj. Mundohuni të largoni punët nga rruga sa më shpejt të jetë e mundur dhe të caktoni diçka argëtuese për pasdite. Çfarëdo që të vendosni, ngrohtësia dhe dashuria do të jenë me ju.
Peshqit
Sot do të merrni disa lajme pozitive në fushën e financave. Nëse keni pak kohë, një dhuratë monetare mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të lidhur me partnerin. Në aspektin profesional, sot mund të përballeni me ndonjë sfidë të pakëndshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nisma për shkarkim, Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet 0 6

Ndërsa komisioni i Ligjeve, pritet të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni.

Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës shprehet se në asnjë prej njoftimve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

“E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.”- shkruan Meta në letër, ndërsa thekson se Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

 

Pjesë nga letra e Presidentit drejtuar Kuvendit:
Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:

E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.
Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.

Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

 

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.

Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
– Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020, përgjatë periudhës së pandemisë;
– Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!

Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.

Takimi në selinë e LSI, Kryemadhi i dorëzon ‘dosjen e zezë’ delegacionit të misionit të OSBE-ODIHR 0 7

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka dorëzuar ‘dosjen e zezë’ të 25 prillit delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR.

Sot delegacioni me në krye shefen, Ursula Gacek vizitoi Kryeamdhin në selinë e LSI për të diskutuar pë zgjedhjet e 25 prillit.
LSI ka pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, dhe duket se ka dorëzuar edhe ajo dosjen e saj për problematikat e evidentuara dhe faktuara gjatë procesit të votimit dhe numërimit.
  • foto galeri