Horoskopi për ditën e sotme, 12 prill 2021 0 31

Dashi
Kurseni energjitë, nëse duhet të bëni një udhëtim të gjatë. Do të zbuloni se jeni në gjendje të përballoni lodhjen e një orari rraskapitës. Sigurohuni që çdo investim që bëni, të bëhet me shumë kujdes. Tregohuni të duruar për të shmangur dëmtimin e ndjenjave të anëtarëve të familjes tuaj.
Demi
Pa shoqërinë e të dashurit/dashurës suaj mund të ndiheni të humbur. Partnerët e biznesit do t’ju mbështesin dhe do t’ju ndihmojnë të përfundoni detyrat në pritje. Gjeni më shumë kohë për aktivitete fizike.
Binjakët
Sjellja e fëmijëve tuaj mund të mos ketë miratimin tuaj dhe kjo mund t’ju zemërojë. Tregohuni të përmbajtur, përndryshe situate vetëm sa do të vështirësohet. Ata që mund të kenë vënë një bast, ka gjasa të pësojnë humbje.
Gaforrja

Jeta juaj në çift do të jetë e paqtë. Regjistrohuni në programe afatshkurtra që do t’ju ndihmojnë të mësoni teknologjitë dhe aftësitë më të fundit. Nëse jeni të zhgënjyer për financat, shumë shpejt do të gjeni zgjidhje për to.
Luani
Të qenit i vrazhdë me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj, do të provokojë një reagim të fortë prej tij/saj. Ju duhet ta kuptoni se mosrespektimi dhe marrja e dikujt si shembull mund të rrezikojë rëndë një marrëdhënie. Mos investoni në ndërmarrje të përbashkëta gjatë ditës së sotme.
Virgjëresha

Veprimi vendimtar nga ana juaj do të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi të gjatë. Nëse jeni duke udhëtuar, kujdesuni posaçërisht për gjërat tuaja me vlerë. Jeta juaj në çift do të jetë e lumtur dhe harmonike.
Peshorja
Jepini më shumë përparësi shëndetit tuaj sesa jetës shoqërore. Paratë që keni investuar, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, do të nisin të sjellin përfitime. Vlerësoni arritjet e bashkëshortit/bashkëshortes suaj dhe gëzohuni për suksesin dhe fatin e tyre të mire.
Akrepi
Praktikimi i meditimit do t’ju bëjë të ndiheni mjaft energjik. Ju duket se e dini saktësisht se çfarë njerëzit kanë nevojë dhe duan nga ju. Sjellja juaj kokëfortë mund të ofendojë miqtë dhe familjen tuaj.
Shigjetari
Do të shijoni një kohë të lirë relaksuese. Ju mund të grindeni me partnerin/partneren tuaj vetëm për të provuar se keni të drejtë. Sidoqoftë, ai/ajo do t’ju qetësojë përmes arsyes.
Bricjapi
Mos lejoni që paqëndrueshmëria të jetë një arsye për mosmarrëveshje në jetën tuaj martesore. Bëni më të mirën tuaj për të shmangur shqetësimet e panevojshme. Qëndrimi juaj dominues do të sjellë kritika nga kolegët tuaj.
Ujori
Do të jeni shumë aktiv gjatë ditës së sotme. Do të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm. Do të pushtoheni nga kujtime të lumtura nga e kaluara. Ju keni aftësinë për të arritur shumë, ndaj ndiqni mundësitë që ju vijnë përpara.
Peshqit
Xhelozia do t’ju sjellë trishtim. Do keni fuqinë për të ndryshuar situatën. Disa prej jush mund të bëjnë blerje të rëndësishme për shtëpinë. Sa i përket jetës profesionale, nuk parashikohen ndryshime të veçanta.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artan Hoxha “plas bombën”: Në Shqipëri fshihet bosi i mafies turke, ish-mbështetës i Erdogan. 0 7

Gazetari i kronikës ka treguar detaje të pathëna më parë lidhur me Sedat Peker, i cilësuar si bosi i mafies turke.

Hoxha tha se ai ka qenë mbështetës i Erdogan, por në 2018 marrëdhëniet e tyre u prishën dhe filloi kërkimi policor ndaj tij.

Gazetari tregoi në “Opinion” se ky personazh është shumë i pasur dhe lëviz me eskortë.

bulent yildirim1
Peker është personi pa mjekër

“Është fshehur në disa vende të rajonit, ndërsa në Maqedoni ka përdorur pasaportë false, ndaj në TIMS nuk rezulton të ketë hyrë në vendin tonë”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Sedat Peker është cilësuar si një nga bosët më të mëdhenj të mafies turke që kërkohet në Shqipëri. Ka qenë në burg nga 2004-2014. Ka kryer 10 nga 15 vjet. Në 2015 ka drejtuar një organizatë që ka një aktivitet të shtrirë në Turqi, vrasje, rrëmbime, gjoba. Në 2015 është parë në takim me Erdogan. I kam siguruar ato foto. 2015-2018 ka qenë mbështetës i Erdoganit, me qendrime publike, me statuse në facebook. Ka 1.6 milionë ndjekës aty, ka shumë në Instagram dhe tëitter, është shumë i mediatizuar. Pas 2018 ka pasur përplasje publike me Erdogan dhe ka filluar operacioni i policisë turke. U kapën 49 anëtarë të grupit ët tij, por jo ky. Kan qendruar në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Në Prizren ka hapur biznes. Ka takuar kryetarët e pakicave turke në Maqedoni dhe Kosovë. Është një bos që fshihet mbas nacionalizmit. Në Maqedoni është arrestuar në fillim të këtij viti se kishte kaluar lejen e qendrimit 90 ditë e kanë çuar në Kosovë dhe jo në Turqi. Ministria ka thënë se ai nuk ka pasaportë kosovare, por ka leje qendrimi sepse ka biznes atje. Në 20 janar ka hyrë këtu. Lëviz me eskortë, e kam parë në Vlorë me 5 makina. Ky ka lëvizur në Vlorë, në shkurt. Sot kërkova që nëse ka në TIMS dhe rezulton që nuk ka hyrë. Më rezulton që në Maqedoni ka marrë pasaportë me identitet fals në Maqedoni. Me atë pasaportë të ketë hyrë këtu dhe të ketë ikur në Mal të Zi.

Screenshot 21 2

Screenshot 20 3

Euro zbret në nivelin më të ulët të këtij viti në tregun vendas, ja shkaqet 0 6

Monedha e përbashkët prej ditësh është në tendencë rënëse në tregun e brendshëm, ndërsa gjatë ditës së sotme ka zbritur në nivelin më të ulët të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 122.92 lekë, nga 123.01 të premten e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët euros i këtij viti dhe në kuota të ngjashme me fundin e vitit të kaluar përpara festave të fundvitit.

Euro ka qenë e nënçuar në tregun vendas, ndonëse në bursat ndërkombëtare ajo është në rritje që prej muajit prill, duke u këmbyer me 1.22 dollarë, niveli më i lartë që nga shkurti.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e monedhës së përbashkët në tregun vendas lidhet me faktorë të brendshëm, si oferta e lartë për euro dhe kërkesa e ulët për to. Ata pohojnë se euro pothuajse nuk tërhiqet fare. Ndërsa oferta vjen nga një gjallërim i turizmit në vend, por burimi më i lartë vijojnë të mbeten kanalet informale.

Në rënie në tregun e brendshëm ishte dhe dollari, që ka rënë me ritme më të larta sesa në bursa. Një dollar u këmbye gjatë ditës së sotme me 101.1 lekë, nga 101.89 lekë të premten e javës së kaluar, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Në bursat ndërkombëtare, euro ka qenë e qëndrueshme, pasi të dhënat treguan për një përmirësim të besimit të biznesit gjerman, ekonomia më e madhe e Europës. Ndërsa javën e kaluar, dollari ra në nivelin më të ulët që nga mesi i 2018-s, për shkak të dhënave më të dobëta sesa priteshin për ecurinë e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Monitor