Horoskopi për ditën e sotme, 10 janar 2021 0 54

Dashi
Do të kaloni një ditë argëtuese. Nëse mendoni se gjendja juaj e tanishme financiare nuk është e kënaqshme, mos hezitoni të kërkoni këshilla nga persona më me eksperiencë. Tregohuni të duruar në lidhjen tuaj në çift edhe nëse përballeni sot me një situatë jo në favorin tuaj.
Demi
Një çështje delikate në punë mund të çojë në konfrontime. Bashkohuni me familjen ose miqtë e ngushtë për ta bërë këtë një ditë të mbushur me argëtim. Dashuria e vërtetë do t’ju mbush plot shpirtërisht dhe këtë mund ta kuptoni sot.
Binjakët
Debati me një person që përgjithësisht nuk keni marrëdhënie të mira do t’ju prishë humorin. Tregohuni të mençur dhe nëse është e mundur shmangeni atë, pasi një situatë e tillë nuk do t’ju ndihmojnë kurrë. Shmangni marrien e kredisë gjatë kësaj periudhe.
Gaforrja
Bëni kujdes me ushqimin dhe kryeni më shumë aktivitete fizike. Ka gjasa që shpenzimet gjatë ditës së sotme t’ju dalin jashtë parashikimeve. Sa i përket aspektit profesional do të pushtoheni nga kujtime të lumtura nga e kaluara.
Luani
Të qenit i vrazhdë me bashkëshorten/bashkëshortin tuaj, do të provokojë një reagim të fortë prej tij/saj. Ju duhet të kuptoni se mosrespektimi mund të rrezikojë rëndë një marrëdhënie. Nuk është dita e duhur për të bërë përpjkje për të vend të ri pune.
Virgjëresha
nullPaqja juaj e brendshme mund të shqetësohet nga pasiguritë. Mund të keni përfitime financiare sot, por tregohuni vigjilent në çështjet e biznesit, për të shmangur mashtrimet. Një lajm i mirë, me shumë gjasa nga një vend i largët, mund të pritet deri në mbrëmje vonë.
Peshorja
Disa plane të rëndësishme mund të realizohen duke ju sjellë fitime të reja financiare. Problemet që një mik mund të kalojë mund t’ju shqetësojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni të trishtuar. Nuk përjashtohet mundësia e një debate serioz me partnerin/partneren tuaj.
Akrepi
Të moshuarit e kësaj shenje duhet ta përdorin kohën dhe energjinë e tyre në mënyrë produktive. Përqendrimi në nevojat familjare duhet të jetë prioritet për ju sot. Do të kaloni një ditë të këndshme në lidhjen tuaj në çift.
Shigjetari
Kushtojini më shumë vëmendje anës shëndetësore. Sigurohuni që të keni miratimin e të gjithëve përpara se të bëni ndryshime në ashtëpi. Do të ndiheni shumë të lumtur në fushën e dashurisë.
Bricjapi
Një kompliment i veçantë nga një mik do të ishte burim lumturie për ju. Financat do të kenë një përmirësim të lehtë gjatë ditës. Mundësitë për të treguar aftësitë tuaja në aspektin profesional do të jenë të shumta sot.
Ujori
Mos lejoni që t’ju kapë ndjenja e frustrimit. Mos lejoni që miqtë tuaj të përfitojnë nga sjellja juaj bujare. Do të keni kohë mjaftueshëm për të qëndruar pranë partnerit/partneres suaj.
Peshqit
Reduktoni konsumimin e kafeinës, veçanërisht nëse keni probleme me zemrën. Jeta në çift do të jetë e qetë. Ka gjasa të realizoni një një udhëtim të shkurtër, të ëmbël e romantik. Fillimi i ditës mund të jetë pak i lodhshëm, por ndërsa dita përparon, do të ndjeheni më energjikë.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 9

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.