Horoskopi ditor, ja cilat shenja janë më fatlumet 0 30

Parashikimi i yjeve. Ky është horoskopi për nesër, e premte 19 mars 2021.

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nesër do të jetë një ditë disi e zbutur për ju të Dashit, veçanërisht në lidhje me dashurinë dhe marrëdhëniet pasi jo gjithçka shkon siç dëshironi. Kushtojini vëmendje punës dhe shëndetit.

Demi

Në këtë periudhë ndiheni të lodhur dhe të stresuar dhe e gjithë kjo reflektohet edhe në marrëdhëniet ndërpersonale dhe në gjendjen tuaj shëndetësore. Mundohuni të shkëputeni pak nga gjithçka. Në punë e keni gjithçka mirë.

Binjakët

Gjatë ditës së nesërme mund të lodheni pak sa i përket punës. Nga ana tjetër,në dashuri po kaloni një periudhë të mirë me Hënën në favor. Mundohuni të qëndroni të relaksuar, duke shmangur problemet e panevojshme.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se nesër keni pak probleme, veçanërisht për shkak të punës që ju bën shumë të stresuar. Lajm i mirë në lidhje me dashurinë pasi ditë të bukura po vijnë.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se keni filluar të ndiheni të lodhur, kështu që përpiquni të shmangni problemet dhe të mos ekzagjeroni gjithçka, marrëdhëniet me të tjerët dhe dashuria mund të ndikohen. Disa probleme në punë.

Virgjëresha

Keni shumë mendime këto ditë dhe duhet të filloni të pastroni pak mendjen tuaj. Në dashuri, ju vendosni dhe takimet e reja nuk duhet të nënvlerësohen. Ditë e shkëlqyer për emocionet.

Peshorja

Nesër do të jetë pozitive pavarësisht se keni filluar të ndjeheni pak të lodhur.Në dashuri mund të ketë disa sqarime. Në punë mos merrni vendime të nxituara.

Akrepi

Gjatë ditës së nesërme do të filloni të ndjeheni pak më mirë. Mundësi të reja mund të paraqiten në punë. Disa probleme në dashuri. Më mirë të mos mendoni shumë për të kaluarën.

Shigjetari

Duke nisur nga nesër do të filloni të rikuperoheni veçanërisht në lidhje me punën ku do të filloni të gjeni zgjidhje. Në dashuri mund të përjetoni emocione të bukura, por duhet të keni kujdes që të mos bëni gabime.

Bricjapi

Ka ardhur koha që ju të riktheheni në lojë sa i përket dashurisë. Në punë, jo gjithçka mund të shkojë siç dëshironi, në fakt mund të keni imponime të padëshiruara.

Ujori

Mundohuni të lironi mendjen tuaj! Një periudhë shumë pozitive për ndjenjat po vjen, ndërsa nuk është e gjitha në punë, mund të ketë probleme, por yjet janë në anën tuaj.

Peshqit

Sa i përket shëndetit tuaj, ju filloni të ndjeheni më mirë ndërsa duhet të filloni t’i kushtoni vëmendje dashurisë pasi që vendimet mund të duhet të merren. Në punë, gjërat janë në rregull.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për shpërndarjen e vaksinave 0 1

Aktivistja suedeze që lufton kundër ndryshimeve klimatike, kohët e fundit po merret edhe me pandeminë.

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë euro për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës kundër COVID-19.

Fondet janë caktuar për COVAX-in, mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër coronavirusit që shpërndan vaksinat në vendet në zhvillim, Thunberg tha në një konferencë shtypi me shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton cnbc.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të zgjidhur tragjedinë me shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave (…) pasi në rastin e krizës klimatike, ne së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit”, tha aktivistja suedeze.
Sipas OBSH-së, në shumë vende të pasura, një në katër persona mori dozën e parë të vaksinës dhe në vendet e varfra, një në 500.

Presidenti i SHBA, Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqëndrohet tek njohja reciproke 0 4

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shkruar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Joe Biden në mënyrë të qartë i ofron mbështetje Osmanit për dialogun me Serbinë, teksa thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse përfundimtare të bazohet tek njohja reciproke.

Po ashtu Biden zotohet se i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Osmanit që SHBA të ndihmojë me vaksina ndaj COVID-19 edhe Kosovën e cila ka probleme në këtë drejtim.

LETRA E PLOTË 

 

Presidentja Osmani pranon letër nga Presidenti Biden: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlera të përbashkëta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.

Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke .