Horoskopi ditor: 9 dhjetor 2020 0 49

Dashi

Pasioni më në fund zgjohet por kini kujdes nga situatat e paqarta: mos prishni situata të reja nga frika e së kaluarës, nuk ia vlen.

Demi

Nëse ndiheni të lodhur dhe nervoz, kjo është normale. Sidoqoftë, mos kini frikë, përpjekja juaj do të shpërblehet.

Binjakët

Dita pa pengesa të mëdha në rrugën tuaj, tani më e keqja që keni lënë pas. Mundohuni të mos jeni pesimist në dashuri.

Gaforrja

Ditë më e mirë se ato të mëparshmet. Kjo do të jetë një javë e rimëkëmbjes: ju mund të filloni një rrugë të re dhe të rregulloni shumë gjëra të mbetura të papërfunduara.

Luani

Ditë pozitive, sidomos në dashuri: mos i nënvlerësoni takimet e reja. Perspektiva të mira edhe në vendin e punës: kënaqësi e madhe në derë.

Virgjëresha

Mundohuni ta përdorni këtë ditë për të bërë plane ose për të bërë të qarta situatat e caktuara. Në dashuri më në fund mund të fitoni dikë që ju intereson.null

Peshorja

Edhe sot një ditë pak e ashpër në vendin e punës. Ndiheni pak i vlerësuar por përpiquni të jeni të durueshëm dhe të përqendroni gjithçka tek dashuria.

Akrepi

Ditë jo e mirë por mundohuni të mos jeni pesimist, përkundrazi përpiquni të ndryshoni këndvështrimin tuaj. Në ditët e ardhshme ka dritë në fund të tunelit.

Shigjetari

Përgjegjësitë janë të shumta dhe nganjëherë dëshironi të ikni larg. Meqenëse nuk mund ta bëni, përpiquni të rezistoni: kënaqësia vjen për të gjithë!

Bricjapi

Ditë shumë pozitive: shfrytëzoni rastin të përpiqeni të zgjidhni disa probleme ose të rigjeni një projekt. E gjithë kjo padyshim edhe në nivelin emocional.

Ujori

Si dje, edhe sot një ditë paksa e trazuar dhe nervoze, por është një fazë kalimtare që do të kalojë shumë shpejt. Bëni durim, gjithçka funksionon.

Peshqit

Entuziazmi dhe dëshira për të bërë sot janë mbizotëruese: në dashuri, projektet afatgjata favorizohen, ndërsa në vendin e punës do të bëni përparime të mëdha. /k.k/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shifrat e FMN-së: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit 0 10

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. Më herët, fondi parashikonte se niveli i parakrizës do të mund të tejkalohej vetëm në vitin 2022.

Rishikimi i shifrave erdhi, pasi FMN përmirësoi vlerësimin për ecurinë ekonomike për vitin 2020, me një rënie prej -3.5%, nga -7.5% që ishte pritshmëria fillestare një vit më parë, kur sapo kishte filluan pandemia.

Rishikimi erdhi në linjë me publikimet zyrtare të INSTAT, sipas të cilave ekonomia u tkurr me 3.31% në 2020-n, më pak edhe se vetë pritshmëritë e qeverisë prej -4.5%. Më pesimistja ishte Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që priste një tkurrje prej -9% në 2020-n, e nisur nga varësia e lartë që ka ekonomia nga turizmi.

Në rajon, Shqipëria ka rënien më të ulët pas Serbisë (-1%). Shteti ballkanik më i goditur nga pandemia në 2020-n ishte Mali i Zi, me -15.2%, duke pasur ecurinë më negative nga gjithë Europa në Zhvillim. Maqedonia Veriut u tkurr me -4.5%, Kosova me -6%, Bosnjë Hercegovina me -5.5%.

Një tjetër shtet me varësi të lartë nga turizmi, Kroacia, u tkurr me -9%, sipas tabelave të FMN-së. Shteti i vetëm me rritje në Europën në zhvillim është Turqia, me +1.8%.

Sipas INSTAT, ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia

Në vitin 2020, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmbys gati të gjithë sektorët në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri (shiko grafikun: Ndryshimi i PBB-së në vlerë, sipas aktiviteteve ekonomike).

Pavarësisht shifrave të ulëta të rënies ekonomike, gjeneratorët kryesorë të punësimit kanë marrë një goditje të fortë. Dy sektorët me rënien më të lartë “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe industria kanë gjithsej 340 të punësuar sipas INSTAT, ose 64% të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor./Monitor

Kkl

Pas ndarjes së bujshme nga Tea, Bearti tregon publikisht çfarë meriton! 0 8

Bearti nuk ndalet e sidomos pas ndarjes nga Tea. Përceç përgjigjes së gjatë, djali nga Kosova ka nisur dhe thumbat e parë duke lënë të kuptohet se Tea nuk e meritonte. “Meritoj botën dhe do ia jap atë vetes”, shkruan Bearti në një prej videove ku duket se xhirot me makinë i shijon vetëm tani.

Në videon e publikuar dy ditë më parë Bearti tregoi se gjithçka e kishte bërë për Tean, por dhe aty nuk harroi të hedhë një tjetër thumb duke thënë se meqenëse ajo e shiti për 3.99 euro, deklarata e tij ishte qerasje nga shtëpia.

F29DDF67-5420-4946-AD79-4AA92F5B40B4-227x400.jpeg