Horoskopi ditor: 8 shkurt 2021 0 28

Dashi
Moment i vështirë për shenjën e dashit, për shkak të kalimit të Marsit në shenjën tuaj. Por mos u shqetësoni, pasi shpejt do kalojë.

Demi
Në dashuri kjo është një kohë e mirë, por përpiquni të mos e paraqisni të kaluarën nëse ka pasur probleme, më mirë vendosni një gur mbi të. Mundësi të shkëlqyera për punë.


Binjakët
Ndiheni të trazuar dhe të shqetësuar, pa e ditur arsyen e mërzitjes suaj, por mos u shqetësoni me afërsinë e të dashurve tuaj dhe me një majë pozitiviteti. Mund të ketë disa mundësi të mira në punë, mos i humbni ato.


Gaforrja
Horoskopi i Paolo Fox tregon se sot Afërdita është në shenjën tuaj, risi e madhe si në dashuri ashtu edhe në vendin e punës. Mos kini frikë dhe merrni përsipër projekte të reja.
Luani
Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se jeni në një fazë rikuperimi dhe keni shumë më shumë energji sesa ditët e fundit. Problemet shëndetësore që ju mundojnë për disa kohë do t’ju lënë duke lënë hapësirë për një energji të papritur.


Virgjëresha
Mundohuni që sot të qëndroni larg ndërlikimeve. Nëse ka një krizë në familje, duhet të përpiqeni ta zgjidhni atë. Por me ardhjen e Venusit në shenjën tuaj, ju do të merrni një frymë të freskët dhe do të ndiheni më proaktiv dhe të shkathët.


Peshorja
Mos kini frikë të shprehni mendimet tuaja. Urani në shenjën tuaj do ju japë forcën e duhur për të adresuar më mirë të gjitha problemet.


Akrepi
Sot do të jetë më lehtë të flisni për dashurinë. Por ndonjëherë ju duhet të mbështeteni në ndjenjat tuaja pa u ndikuar nga e kaluara.


Shigjetari
Ditë e nënshtruar ajo e sotmja në të cilën mund të ketë tensione dhe polemika. Shumë kontraste në këtë periudhë për shenjën e Shigjetarit. Grindje në familje dhe në vendin e punës. Jini të kujdesshëm me fjalët dhe mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni.


Bricjapi
Sot do të duhet t’i kushtoni vëmendje polemikave dhe diskutimeve. Shumë mundësi pune në horizont që do t’ju vënë përpara vendimeve që mund të ndryshojnë jetën tuaj.


Ujori
Mundohuni të ruani qetësinë. Do të shihni se do të merrni atë që dëshironi. Ju e doni jetën, dhe gjithmonë doni të përfshiheni në aventura të reja. Por të jesh i kujdesshëm ndonjëherë, duhet menduar mirë para se të hidhesh në përvoja të reja.


Peshqit
Një ditë pozitive sot për ndjenjat dhe dashurinë. Mund të ketë ndonjë keqkuptim në vendin e punës. Jini të zhytur në mendime dhe mos veproni sipas instiktit.
/noa.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 12

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”