Horoskopi ditor: 7 shkurt 2021 0 32

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje ka rrezik qe te përballeni me disa probleme delikate te cilat do marrin kohen e duhur për t’u zgjidhur. Tregohuni sa me te kujdesshëm. Beqaret do fillojnë një histori dashurie afatgjate e cila do ua mbushe zemrën me gëzim. ne planin financiar do ndiheni me te qete duke qene se do e përmirësoni tej mase situatën.

Demi

Do bëni edhe ndonjë çmenduri gjate kësaj dite vetëm qe atmosfera ne jetën tuaj ne çift te jete me entuziazmuese. Do ndiheni mire dhe te kënaqur. Beqaret do afrohen mjaft me një person i cili kohe me pare i kishte tallur dhe i kishte lënduar. Ai do ketë ndryshuar kështu qe mund te keni edhe një te ardhme te ndritur bashke. Ndaj parave do jeni alergjike dhe do i shpenzoni te gjitha.

Binjaket

Planetët do jene te pozicionuar mire gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje. Do ja kaloni mjaft mire me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e bekuar. Beqaret do e kenë te lehte ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje serioze me te. Ne planin financiar duhet te bëni me tepër kujdes se kurrë me pare sepse situata mund te dale jashtë kontrollit.

Gaforrja

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju ece sipas planeve dhe problemet do jene te njëpasnjëshme. Beqareve do ju duhet te bëjnë shume sakrifica vetëm për te ndryshuar statusin qe kane. Ne planin financiar duhet te kujdeseni me tepër sepse çdo gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë.

Luani

Duhet ta toleroni me tepër partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat mes jush te ecin sa me mire. Po u treguat kokëfortë mund te keni edhe vështirësi. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person i cili do shfaqet rishtazi ne jetën e tyre. Urani do ju ndihmoje t’i zgjidhni sa me shpejt problemet qe keni pasur me financat dhe keni për t’u ndier me te qete.

Virgjeresha

Do keni shume rivale sot ju qe jeni ne një lidhje kështu qe duhet ta mbani ne pëllëmbe te dorës partnerin. Disa janë gati te bëjnë gjithçka vetëm për t’iu bere keq. Beqaret do lodhen pak, por ne fund do e gjejnë personin e duhur dhe do fillojnë një lidhje. me financat mos bëni gjera te pamenduara sepse situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit dhe askush nuk do ju ndihmoje dot.null

Peshorja

Bashkëpunimi ne çift do forcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia juaj do ece ne rrugën e duhur. Beqaret as qe do mundohen te kërkojnë princin e tyre te kaltër sepse ashtu si janë ndihen për mrekulli. Për financat dita do jete e turbullt. Kujdes me çdo lloj shpenzimi edhe sikur te jene te vogla.

Akrepi

Duke pare klimën ne jetën tuaj ne çift, pritet qe çiftet te kenë konflikte gjate gjithë kësaj dite. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë. Beqaret do realizojnë takime te mrekullueshme qe ne orët e para te mëngjesit dhe shume gjera kane për t’iu ndryshuar. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te veproni. Vetëm kështu nuk do keni kurrfarë problemi.

Shigjetari

Dite shume problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Debatet, xhelozi e tepruar, ndarje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishit ëndërruar. As beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do fillojnë dot një lidhje afatgjate. Mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare e pa te ardhme. Te ardhurat do kenë disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa mbarim.

Bricjapi

Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet te nxitoheni për asnjë gjë sot sepse mund te futeni me kembet tuaja neper probleme dhe vështirësi. Beqaret ka rrezik te bien pre e mashtrimeve dhe te pranojnë propozimin e një personi negativ. Financat fatmirësisht do jene shume me te mira. Do keni para edhe për te shpenzuar edhe për te hequr mënjanëpër te ardhmen.

Ujori

Do bëni çdo çmenduri qe do ju propozoje partneri juaj sot vetëm e vetëm qe gjerat t’iu ecin me se miri. Mesdita dhe mbrëmja do jene fantastike. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë, por duhet fillimisht te njihen mire me disa persona e me pas t’ua pranojnë propozimet. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por gjithsesi as keq nuk kane për te qene.

Peshqit

Dite mjaft intensive kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa mbarim, prandaj shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do ndihet te vlerësuar fale disa komplimenteve qe do ju beje disa persona. Pranoni te njiheni me mire me ta. Gjendja e financave nuk do jete aq e mire sa për te kryer shpenzime me sy mbyllur. Kujdes!/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 13

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”