Horoskopi ditor 5 shkurt 2022 0 30

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft komplekse. Venusi do ju bëjë disi të tensionuar në çdo drejtim të jetës, por kryesisht në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli. Kujdes edhe më të madh duhet të tregojnë ata persona që janë të ndarë mes dy historive.

Demi

Edhe nëse kjo është një javë pozitive, kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Mbani parasysh se ky për të lindurit e kësaj shenje është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, ka ardhur momenti që të bëni projekte të rëndësishme. Ndërsa ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë njohje të reja.

Binjakët

Gjatë kësaj të premte, Hëna do të ketë një ndikim shumë të favorshëm, pavarësisht ndikimit negativ të Plutonit. Kjo është një ditë mjaft e mirë për të bërë propozime dhe për të përfituar më tej prej tyre.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes, sidomos në rast se janë të përfshirë në dy histori paralele. Bëni kujdes të mos hidhni hapa të gabuar, për shkak se po përjetoni një javë mjaft të tensionuar. Sfera sentimentale do të jetë shumë herë më e mirë.

Luani

Kjo ditë do të jetë mjaft e rëndë, ndaj mundohuni që të shmangni përplasjet, dhe mos këmbëngulni vetëm në mendimin tuaj, pasi nuk keni vetëm ju të drejtë. Të paktën gjatë kësaj të premte hiqni dorë nga dëshira e protagonizmit, pasi rrezikoni të përfshiheni në polemika të kota. Në dashuri, rikuperimi do të vijë vetëm në ditët në vijim.

Virgjëresha

Sa i takon sferës sentimentale kjo do të jetë një ditë mjaft e rëndësishme. Ndikimi pozitiv i Venusit, do të sjellë përmirësime në çdo drejtim. Sa i takon punës, prisni momente më të mira për të hedhur hapa të rëndësishëm.

Peshorja

Parashikohet një e premte neutrale, pas ditëve të vështira që keni kaluar në raport me situatat që ju rrethojnë. Si në punë edhe në dashuri parashikohet që të ketë tensione, ndaj mundohuni të shmangni veprimet e pamatura.

Akrepi

Kjo e premte nuk do të jetë aspak siç e dëshironi, për shkak të humorit të keq në sferën sentimentale. Mundohuni që të mos kukoni shumë nga vetja si fizikisht edhe psikologjikisht. Në ditët në vijim, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Shigjetari

Parashikohet një e premte e ngadaltë. Përfitoni për të hedhur ndonjë hap më shumë ose për të pushuar. Vetëm në fundjavë, do të ketë rikuperim.

Bricjapi

Kjo e premte do të jetë shumë më pozitive. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Sa i takon sferës profesionale duhet të bëni pak durim, pasi ndryshimet do të ndodhin pas gjysmës së muajit. Po ashtu duhet të tregoni kujdes në raportin me të lindurit e gaforres dhe peshores.

Ujori

Gjatë kësaj dite keni Hënën në favorin tuaj. Bëni kujdes veç me polemikat e tepërta dhe pa arsye. Kjo e premte është mjaft e rëndësishme edhe sa i takon ndjenjave, por konfirmimet e vërteta duan javë që të vijnë.

Peshqit

Ndjeni ende ndikimin e një periudhe të vërtetë në dashuri, por gjatë kësaj të premte do të rigjeni qetësinë. Hap pas hapi nën ndikimin e favorshëm të yjeve, do të arrini të dilni nga një situatë e vështirë që keni kaluar në muajin janar. Ky është momenti për të kthyer faqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 13

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”