Horoskopi ditor, 24 shkurt 2021 0 17

Dashi

Yjet nuk do të jenë në anën tuaj, kështu që përpiquni të shmangni çdo lloj diskutimi. Por mos u shqetësoni, pasi gjatë javës Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë. Në punë është një fazë disi komplekse.

Demi

Do të jetë ditë e mirë për ndjenjat dhe, në veçanti, beqarët do kalojnë momente të gëzuara. Ata që duan t’i japin fund një lidhje mund ta bëjnë atë më lehtë. Në punë, dëgjoni propozimet që ju bëhen, keni yjet në krah.

Binjakët

Gjatë ditës së sotme do të ndjeni njëfarë nervozizmi dhe shumë nostalgji. Në dashuri nuk është koha të mendoni për një person që ka qenë pjesë e së kaluarës suaj. Në punë keni disa probleme për shkak të nervozizmit.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se nëse jetoni dy histori të dashuruara, atëherë përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe të mos ngatërroheni. Gjërat janë më mirë në punë, edhe pse diçka ndoshta do të duhet të shtyhet.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se nuk do të ketë tronditje të mëdha në dashuri edhe për sot. Gjërat do të jenë mirë duke filluar nga fundi i javës, kur Hëna është në favorin tuaj. Mundohuni të bëni kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha

Do të rrezikoni të keni disa debate në dashuri por përpiqeni të mos dilni nga bisedat e vjetra. Në punë mund të ndiheni të mbingarkuar: ka shumë gjëra për të bërë dhe shumë shpesh jeni vetëm ju që duhet t’i bëni.

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon se sot mund të ketë një krizë të vogël të përkohshme për çiftet. Në punë gjërat do të përmirësohen, madje edhe fitimet mund të rriten.

Akrepi

Mund të keni një pengesë që do t’ju bëjë të humbni edhe durimin. Në çift, nga ana tjetër, momente shumë intriguese po vijnë nëse bën pak përpjekje për të. Ju keni njohuri fituese në punë.

Shigjetari

Sot do të jetë një ditë nervoze në dashuri prandaj përpiquni të shmangni diskutimet dhe t’i shtyni ato në ditët në vijim. E njëjta gjë vlen edhe për çështjet e biznesit.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se sot mund të jetë një ditë në të cilën mund të ketë diskutime në dashuri. Në punë mund të keni disa mundësi të reja për të shqyrtuar.

Ujori

Ajo që po përjetoni është një kohë e mirë për ndjenjat, për sa kohë që nuk mendoni për të kaluarën, por shikoni përpara. Sa i përket punës, ju mund të kompensoni kohën e humbur dhe madje të fitoni pak më shumë nëse punoni vetë.

Peshqit

Gjatë ditës së sotme mund të përjetoni emocione të bukura në dashuri: disa probleme vetëm nëse jeni me një person të gabuar: mbase është e nevojshme të merrni një vendim drastik. Një lajm i mirë po vjen në punë.

/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 12

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”