Horoskopi ditor: 20 janar 2021 0 24

Dashi

Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do i merrni gjërat shtruar. Ju të dashuruarit do keni dëshirë të qëndroni sa më pranë atij që keni në krah dhe për këtë arsye do lini pas dore gjithçka tjetër. Mbrëmja mund të jetë e mbushur me deklarata të forta. Nëse ende nuk e keni gjetur personin e duhur sot, falë sensualitetit që do keni, mund të tërhiqni dikë. Në sektorin profesional do mbizotërojë gjatë gjithë kohës tensioni dhe problemet.

Demi

Ka rrezik të jeni të paduruar gjatë kësaj dite dhe mund të keni reagime të pamenduara. Nëse jeni në një lidhje do fillojë një etapë e re sot, por nuk do jetë aq e mirë sa e kishit menduar. Partneri do e ketë të vështirë t’ua shprehë ndjenjat dhe kjo mund t’ia acarojë e do ju bëjë të mendoni gjëra të paqena. Ju beqarët do prisni që gjithçka t’iu ndryshojë si me magji, por në fakt nuk do ketë surpriza. Në punë do ju dalin goxha vështirësi dhe nuk do arrini dot atje ku e kishit planifikuar. As shefat nuk do i bindni dot për t’ua pranuar kërkesën e bërë.

Binjakët

Nuk do jeni shumë të butë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund të tregoheni më të ashpër sesa duhet me personat që ju rrethojnë. Marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet mjaft. Nuk do keni për çfarë te ankoheni sot sepse ai qe dashuroni do ua plotësojë të gjitha qejfet. Ju beqarët do keni mundësi të përjetoni një dashuri të sinqertë dhe shumë të bukur. Ëndrra juaj më ne fund do të bëhet realitet. Në punë nuk do duroni dot që të tjerët t’iu thonë cfarë duhet të bëni dhe mund të debatoni me disa.

Gaforrja

Në disa raste do ndiheni nën presion sot për të bërë më të mirën e mundshme. Mundet edhe të lodheni pak, por do arrini atë që dëshironi. Dita e sotme do jetë më e favorshme për ju që ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak. Do jeni tërheqës dhe magnetë të vërtetë. Askush nuk do kalojë pa i hedhur njëherë sytë nga ju. Jeta sentimentale për ju çiftet do jetë e stabilizuar dhe pa probleme. Ruajeni këtë klimë! Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Në punë keni për t’u përballur me sfida të forta, por asgjë nuk do ju duket e papërballueshme.

Luani

Më në fund do arrin të gjeni përgjigje për shumë pyetje që ju kishin lindur. Ju të dashuruarit nuk keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer sot edhe pse do e kuptoni se të dy palët keni gabimet tuaja. Kur te jeni në qetësi do mendoni të flisni hapur e të veproni, por nuk do arrini asgjë konkrete. Ju beqarët do tërhiqeni tej mase nga një person me buzëqeshje vezulluese dhe do i hidheni në krahë pa menduar gjatë. Në punë do ju konkretizohen disa plane, por sërish nuk do jeni në stadin që keni menduar.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të keq dhe shpesh të tjerët nuk do arrijnë t’iu kuptojnë dot. Nëse keni një lidhje do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini dot ta kënaqni as tjetrin e as veten. Gjërat nuk do shkojnë aspak si i kishit menduar. As ju beqarët nuk do jeni të aftë të realizoni takimet interesante dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë do jeni plot energji dhe dinamizëm, por disa kolegë do ua presin hovin dhe do bëjnë të pamundurën t’iu pengojnë. Zënkat me ta do jene shumë të forta.

Peshorja

Do jeni shumë autokritikë gjatë kësaj dite përveçse do kritikoni edhe të tjerët. Nëse keni një lidhje, kjo sjellje do ju ndihmojë për të zgjidhur disa probleme të mbetura pezull. Rreth pasdites gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë në momentin, por duhet thjesht të gjeni vendin dhe ambientin ku të qëndroni. Në punë imagjinata do ua deformojë realitetin dhe mund të përballeni me zhgënjime.

Akrepi

Hënën do e keni kundërshtare sot. Gjërat nuk do ju ecin si duhet dhe shpesh do jeni të mërzitur. Nëse keni një lidhje duhet t’i jepni besim të plotë partnerit dhe jo të dyshoni tek ai. Vetëm kështu marrëdhënia juaj do stabilizohet dhe do mund të dashuroheni të qetë. Ju beqarët mund të ndesheni në rrugë me persona që do ju tërheqin, por nuk do jeni asnjë mundësi për të realizuar takime vetëm për vetëm me ta. Në punë do ju duket sikur nuk do kontrolloni dot asgjë dhe do shpërqendroheni plotësisht. Edhe financat mund të dobësohen për shkak të shpenzimeve impulsive që do kryeni.

Shigjetari

Sot do keni ide të shkëlqyera se si të realizoni disa nga objektivat tuaja. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as durimi. Nëse jeni në një lidhje mëngjesi do jete paska i trazuar dhe me ndonjë debat, por pas mesditës gjithçka do qartësohet dhe zemra juaj do ndihet mirë. Për beqarët ka për të qenë një ditë shumë e bukur e mbushur me entuziazëm. Ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin atëherë kur nuk i parashikon. Sektori profesional do jetë i shkëlqyer. Jo vetëm që do ecni para me ritme të shpejta, por do ju dëgjohet edhe fjala.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të bëni të pamundurën për t’iu qëndruar sa më larg konflikteve sepse ato do ua përkeqësojnë jetën dhe do ju vënë para provave të vështira. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të kapeni edhe pas gjërave më të vogla me partnerin tuaj dhe do ju duket sikur gjithmonë ua kanë fajin të tjerët. reflektoni dhe keni për ta kuptuar se gaboheni. Ju beqaret më mirë të bëni durim dhe të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse nëse i bëni sot do lëndoheni shpejt.

Ujori

Sot planetët do sjellin ndryshime të mëdha për ju. Do ndiheni më mirë dhe zemra do ju mbushet me optimizëm. Ndikimi shumë i madh i Plutonit do bëjë që ju të dashuruarit mos keni asnjë problem me partnerin. Dita do jetë euforike dhe rutina do të largohet. Herë- herë do ndiheni të lumtur. Ju beqarët do ndikoheni pozitivisht nga Urani dhe mund të keni edhe takime qe do lenë mbresa tek ju. Në punë dëgjojini shefat dhe mos bëni të kundërtat e atyre që do ju kërkohen. Vetëm kështu do ecni para. Do tregoheni paksa indiferente me menaxhimin e financave dhe problemet do jenë edhe më të mëdha.

Peshqit

Ka mundësi që sot në shumë momente të ndiheni të mërzitur dhe të mos keni dëshirë për të bërë asgjë. Fatmirësisht planetët nuk do ju lënë në baltë dhe mund të ndryshojnë gjithçka. Ju të dashuruarit, për njëherë të vetme do e lini veten të lirë dhe do i shprehni ndjenjat tuaja pa menduar si do i marrë partneri. Do keni edhe kurajë të flisni shumë hapur. Ju beqarët do keni ndryshime dhe takime, por nuk duhet të premtoni asgjë pa qenë të sigurt. Në punë hapat që do hidhni mund të mos ju çojnë atje ku kishit menduar dhe në disa momente do ndiheni vërtet keq. Nëse sapo keni filluar një punë të re tashmë gjërat do ju ecin qetësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 12

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”