Horoskopi ditor 2 shkurt 2021 0 63

Dashi

Kjo ditë ju fton të bëni zgjedhjet më të mira pa u ngutur. Ju ndonjëherë jeni shumë agresiv. Ndoshta ju jeni pak nervoz sepse përpiqeni të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Demi

Këtë javë emocionet rriten dhe do të jetë e mundur të fitoni një sfidë. Ndoshta është koha për të dhënë një përparim në jetën tuaj, ndoshta duke ndryshuar qytet ose punë.

Binjakët

Sigurisht, të gjithë kanë horoskopin e tyre, por nuk mund të përjashtohet që disa prej jush janë akoma në aktivitet të plotë për atë që ka ndodhur muajt e fundit. Për ju, kjo është një ngërç në dashuri dhe në punë.

Gaforrja

Horoskopi i Paolo Fox tregon se do të jetë një e shtunë e zbutur për ata që kanë përjetuar prej kohësh pasiguri në dashuri apo personale, kjo fundjavë ju fton t’i bëni gjërat me qetësi.

Luani

Horoskopi i Paolo Fox sinjalizon se situata në dashuri do të përfitojë në ditët në vijim. Historitë e sapo lindura do të marrin konfirmimet e nevojshme.

Virgjëresha

Më në fund e keni gjetur qetësinë tuaj, në ditët në vijim do të shihni se kënaqësia do të vijë edhe në vendin e punës, gjithashtu dhe ndoshta mbi të gjitha për angazhimin e madh që keni bërë deri më tani.

Peshorja

Horoskopi i Paolo Fox specifikon se nuk është koha për të shkundur gjërat dhe kjo vlen si për ndjenjat ashtu edhe për punën. Përdorni ditën e nesërme për të pushuar dhe për të marrë frymë.

Akrepi

Këtë fundjavë, yjet janë ende pak të diskutueshëm, veçanërisht me anëtarët e familjes dhe njerëzit përreth jush. Situata në dashuri do të përfitojë nga ditët në vijim. Historitë e sapo lindura do të marrin konfirmimet e nevojshme.

Shigjetari

Kjo javë ndihmon të gjithë ata që duan të gjejnë një qetësi shpirtërore. Është koha të shikoni të ardhmen dhe duhet ta bëni me optimizëm të shëndetshëm dhe dëshirën për të propozuar gjëra të reja, si në biznes ashtu edhe në fushat sentimentale.

Bricjapi

Horoskopi i Paolo Fox ju tregon se nëse ka pasur mosmarrëveshje të vogla që nga e enjtja, përpiquni t’i lini gjërat në gjendje të lirë sepse është e vërtetë që në këto 24 orë jeni shumë i fortë por nervozizmi mund t’ju kufizojë.

Ujori

Ndonjëherë mendoni se nëse nuk do të kishit arritur një marrëveshje apo edhe një pakt dashurie, tani do të ishit më të lirë. Ju keni përjetuar një moment të vështirë në jetën tuaj dhe jeni duke kërkuar qetësi. Prisni disa ditë dhe do të jeni në gjendje të gjeni ekuilibrin tuaj.

Peshqit

Ndoshta është koha të hapni një kapitull të ri në jetën tuaj. Ndoshta lëvizja në një qytet tjetër, veçanërisht për beqarët, mund të jetë pika e kthesës që keni pritur. /k.k/noa.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komisioni e thirri sot në seancë dëgjimore, Meta: Kam axhendë të planifikuar, gati të vij më 10 maj, Ditën Kombëtare të Drejtësisë 0 13

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të jetë sot në seancën dëgjimore të komisionit të ligjeve ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PS për shkarkimin e tij.

Presidenti Meta i ka kthyer përgjigje me anë të një njoftimi komisionit, ku ndër të tjera deklaron se nuk mund të jetë në seancën e sotme për shkak të axhendës, por se shprehet i gatshëm për të shkuar në 10 maj Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Kreu i Shtetit shkruan në përgjigjen e tij se ‘ky nxitim i Komisionit të Ligjeve, sidomos në këtë situatë pas realizimit të zgjedhjeve të 25 prillit, përveç se reflekton qartë se po realizon me urgjencë përmbushjen e porosisë politike për të krijuar një proces fiktiv për shmangien e vëmendjes nga gjendja reale post zgjedhore dhe zbardhja e krimeve zgjedhore, mbart dhe rrezikun evident për të konsumuar shkelje kushtetuese dhe ligjore që natyrshëm, prodhojnë shpërdorim të veprimtarisë së deputetëve të Kuvendit, që për pasojë ka vetëm pavfleshmërinë e gjithë kësaj nisme fiktive’.

Ai thekson se ka shprehur gatishmërinë e tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve, por se agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021.

 

 

“Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtashëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës!”, thuhetr më tej.

Sipas njoftimit, Presidenti Meta do të takohet sot me Ministren Federale për Çështjet Europiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë znj. Karoline Edtstadler;
dhe Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor.

NJOFTIMI I PLOTË
Presidenti i Republikës, u njoh me komunikimin e përcjellë në rrugë elektronike nga adresa “[email protected]”, në adresën elektronike “[email protected]”, në datën 5 maj 2021, ora 14:06, me lëndë: “Njoftim për pjesmarrje në seancë dëgjimore, ditën e enjte, datë 6.05.2021, ora 11:00”.

Sipas këtij njoftimi, bëhet me dije se:
“Në përgjigje të shkresës së përcjellë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë me nr. 1520/2 Prot., datë 5.5.2021, dhe në zbatim të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 5.5.2021 vendosi që të zhvillojë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ditën e enjte, datë 6.5.2021, ora 11:00.
Seanca dëgjimore do të zhvillohet online nëpërmjet platformës elektronike CISCO/WEBEX.
Kërkohet konfirmimi paraprak i personit përgjegjës, shoqëruar me adresën elektronike, për të mundësuar lidhjen online nga stafi përgjegjës i Kuvendit.”

I njëjti njoftim është administruar më pas edhe shkresërisht, kur përmes shkresës Nr.1081/6 prot., datë 5.5.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/6, datë 5.05.2021, e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me lëndë “Njoftim për pjesëmarrje në seancë dëgjimore”, e që njësoj si komunikimi elektronik i sipërcituar, bën me dije se, “[…] në zbatim të nenit 112, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 5.5.2021, vendosi që të zhvillojë një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës ditën e enjte, datë 6.5.2021, ora 11:00”.

Ndryshe nga dy komunikimet tuaja të datës 4.05.2021, në të cilat nuk jepej asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgoheshin ato komunikime, apo çfarë kërkohej prej Presidentit të Republikës, dhe për të cilat iu përcoll shkresa jonë me nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, në këtë komunikim të ditës pasuese, të paktën është sqaruar se ju kërkoni të zhvilloni me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, një seancë dëgjimore. Këtë kërkesë e keni mbështetur në nenin 112, pika 2, të Rregullores së Kuvendit.

Nga konsultimi i përmbajtjes së kësaj pike të Rregullores, që keni përdorur si referencë mbështetëse për të kushtëzuar agjendën e Kreut të Shtetit, në varësi të agjendës së Komisionit të Ligjeve, kur duhet të ishte e kundërta, citohet shprehimisht se:

“2. Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.”

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Procese apo nisma të kësaj natyre, megjithëse janë iniciuar përmes urdhrave politikë që synojnë të shmangin vëmendjen nga parregullsitë që partia në pushtet ka shkaktuar në këtë proces zgjedhor, ju si Komisioni i Ligjeve, keni detyrimin që të qëndroni në lartësinë e detyrës që mbani, e që të kujdeseni që asnjë garanci dhe kërkesë e Kushtetutës dhe e ligjit të mos shkelet, por të respektohet.

Ky nxitim i Komisionit të Ligjeve, sidomos në këtë situatë pas realizimit të zgjedhjeve të 25 prillit, përveç se reflekton qartë se po realizon me urgjencë përmbushjen e porosisë politike për të krijuar një proces fiktiv për shmangien e vëmendjes nga gjendja reale post zgjedhore dhe zbardhja e krimeve zgjedhore, mbart dhe rrezikun evident për të konsumuar shkelje kushtetuese dhe ligjore që natyrshëm, prodhojnë shpërdorim të veprimtarisë së deputetëve të Kuvendit, që për pasojë ka vetëm pavfleshmërinë e gjithë kësaj nisme fiktive.

Pikërisht rëndësia e kësaj çështjeje, duke ditur synimin siç më sipër cituam, kërkon reflektim dhe vlerësim të thelluar së pari nga ju, si dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë. Harku kohor prej më pak se 24 orësh, kurrësesi nuk mund të klasifikohet si “kohë e mjaftueshme”.

Rregullorja e Kuvendit ju njeh të drejtën për të kryer një vlerësim dhe të hartoni një raport brenda një harku kohor prej (15) pesëmbedhjetë ditësh, afat i cili përfundon në datën 15 Maj 2021.

Edhe për këtë arsye nuk keni pse të nxitoheni për ta realizuar këtë proces brenda një dite, duke shkelur jo vetëm çdo normë në fuqi, por edhe duke “vendosur”, siç citoni në njoftimin tuaj, kur në fakt sipas neni 112, pika 2, të Rregullores, jeni “të detyruar”.

Presidenti i Republikës, siç ju është bërë me dije edhe në shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, edhe para se ju të shprehnit kërkesën në mënyrë eksplicite, ka shprehur gatishmërinë e tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve.

Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021.

Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtashëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës!

Duke ju garantuar se kjo datë e lirë në agjendën e Presidentit nuk përmban asnjë qëllim për t`ju penguar në ushtrimin e misionit të paligjshëm që ju është ngarkuar, ju bëjmë me dije se, Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit.

Në funksion të transparencës, dhe nëse dëshironi ta ndiqni, pasi do të bëhet publike, Presidenti i Republikës, pikërisht sot ditë e enjte, datë 6 maj 2021, do të presë në takime, për bisedime e takime zyrtare, protokollare, personalitete të larta të huaja, si:

– Ministren Federale për Çështjet Europiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë znj. Karoline Edtstadler;
dhe
– Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor.

Pikërisht nisur nga axhenda zyrtare dhe e ngjeshur e Presidentit të Republikës, si dhe duke marrë në konsideratë volumin e informacionit që mund dhe duhet diskutuar me Komisionin e Ligjeve, çështje këto që përfshijnë pyetjet, rastet, verifikimet dhe të dhënat, të cilat i kemi evidentuar në shkresën tonë nr. 1520/2 prot., datë 5.5.2021, dhe për të cilat kemi pritur reflektimin tuaj, kemi shprehur gadishmërinë e Presidentit për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me Komisionin e Ligjeve, qoftë dhe virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-WEBEX, në datën 10 maj 2021.

Ndërsa zhvillimi i këtyre takimeve zyrtare protokollare shtetërore paraqitet me shumë rëndësi për Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pasi lidhet me marrëdhëniet dy palëshe të Republikës së Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, akoma me më shumë rëndësi për anëtarët deputetë të Komisionit të Ligjeve, do të ishte që pavarësisht porosive misionare partiake të ngarkuara, të respektohej për çdo lloj nisme të ndërmarrë, procedura kushtetuese dhe ligjore.

Dhe kjo procedurë, që referohet edhe në dispozitën e Rregullores që vetë keni cituar në njoftimin e përcjellë, kërkon kohë të mjaftueshme. Ndërsa Presidenti i Republikës vlerëson se, nuk ka arsye të bëjë mbrojtje, për çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me mungesën e legjitimitetit të Kuvendit në këtë nismë, nga ana tjetër, lidhur me pretendimet partiake të ngritura, në funksion të transaprencës me qytetarët e Shqipërisë, Presidenti i Republikës vlerëson se mund të japë informacione tepër interesante pikërisht mbi fenomenet e shfaqura në mënyrë të shëmtuar përgjatë këtij procesi zgjedhor.

Po në kuadër të trajtimit dhe hedhjes dritë mbi këto fenomene, nga shqyrtimi i shkresës suaj nr. prot. 1081/6, datë 5.05.2021, rezulton se, pyetjet e Kreut të Shtetit të përcjella me shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, mbeten ende pa përgjigje.

Në përfundim,
– duke qënë se mbartni detyrimin të zhvilloni seancën e diskutimit me Presidentin e Republikës që ka shumë për të thënë, mbi krimin zgjedhor në veçanti;
– duke qënë se, kjo çështje, faktet e grumbulluara mbi të, kërkojnë kohë përpunimi me qëllim sintetizimin e tyre sa më qartë për ju dhe publikun;
– duke qënë se pyetjet e bëra përmes shkresës tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, mbeten ende pa përgjigje, por kërkojnë kohë të shqyrtohen dhe vlerësohen nga gjithësecili prej jush, para diskutimit “ballë për ballë”, qoftë në rrugë virtuale;

vazhdojmë t`ju bëjmë me dije se Presidenti i Republikës do të vlerësonte të diskutonte me kënaqësi me ju dhe të dëgjohej jo vetëm nga ju, por nga të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, unitetin e të cilëve ai përfaqëson, ditën e hënë, datë 10.05.2021, në orarin më të përshtashëm për ju, brenda orarit zyrtar.

Deri ditën e hënë, datë 10.05.2021, në orarin që do të caktoni, gjeni edhe një herë bashkëlidhur shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, për të hulumtuar mbi përgjigjet e pyetjeve që ju janë drejtuar posaçërisht, si dhe për të reflektuar mbi situatën, si dhe pozitën krejtësisht antikushtetuese, jo legjitime dhe të paligjshme, në të cilën ndodheni.

Shprehim bindjen se, përsa kemi parashtruar në shkresën tonë nr. 1520/2 prot, datë 5.5.2021, por dhe në këtë komunikim shkresor, po krijojmë një mundësi shumë të mirë për Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për të marrë kohën e nevojshme, e për të mos vijuar me shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe normave të tjera juridike, por të reflektojë, të tërhiqet nga nisma të tilla fiktive dhe të porositura, me mungesë të theksuar të legjitimitetit, dhe që bien ndesh me të gjitha parimet themelore të mbrojtura nga Kushtetuta, që janë në themel të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Pasi të caktoni orarin e mbledhjes për në datën 10 maj 2021, dhe të na e komunikoni në rrugën e përdorur tashmë elektronike dhe shkresore, do ju përcjellim edhe emrin e personit të kontaktit që do të koordinojë me stafin tuaj për të ndjekur anën infrastrukturore të zhvillimit të takimit.

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit” 0 13

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

 

 

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.